LAJMI I FUNDIT:

Mbahen homazhe për dëshmorët Ahmet Krasniqi dhe Qazim Jakupi

Mbahen homazhe për dëshmorët Ahmet Krasniqi dhe Qazim Jakupi

Krerët e shtetit, bashkëluftëtarë e qytetarë të shumtë kanë bërë homazhe në Kuvendin e Kosovës, në nderim të kolonel Ahmet Krasniqi dhe dëshmorit Qazim Jakupi.

Pas homazheve, në orën 12:30 do të ketë akademi përkujtimore për kolonel Ahmet Krasniqi.

Ndërkaq, në varrezat e “Dëshmorëve të Kombit” në Prishtinë, nga ora 14:00, do të bëhet rivarrimi i dëshmorëve Ahmet Krasniqi dhe Qazim Jakupi.


Ndryshe, Qeveria e Republikës së Kosovës kohë më parë kishte marrë vendimin për kthimin e eshtrave të Ahmet Krasniqit dhe Qazim Jakupit në vendlindje.  /Telegrafi/