Blerand Hasanaj nga Auto Klubi DTM e ka arritur kohën më të shpejtë në garën, që u zhvillua në Shalë të Bajgorës, shteg i cili ishte “i pensionuar” tash e 11 vjet. Në përgjithësi gara i ka arsyetuar pritjet, pasi garuesit e dhanë maksimumin, ndërsa në shumicën e kategorive rivaliteti ishte mjaft i madh.
Kryetaqri i FASK-së, Ismet Rexhepi, është shprehur i kënaqur me ecurinë e garës, por më tepër i është gëzuar rikthimit të garës në Shalë. “Jemi të kënaqur me atë që të gjithë të pranishmit e panë në garën e sotme. Pati rivalitet, emocione dhe adrenalinë, por për mua fitorja më e madhe është rikthimi i garës në Shalë, e cila garuesve dhe dashamirëve të këtij sport u ka munguar tash e 11 vjet”, është shprehur Rexhepi.
Në kategorinë e parë edhe kësaj radhe dominuan anëtarët e Auto Klubit Prizreni, të cilët u renditën në tri pozitat e para. Ndërkaq, kategoria e dytë kaloi në shenjë të sukseseve të klubeve nga kryeqyteti, Prishtina RCP dhe Prishtina RT.
Përparim Dushi nga Prishtina RT e ka vazhduar dominimin absolut në kategorinë e tretë, madje kësaj radhe ishte afro 17 sekonda më i shpejtë se përcjellësi më i afërt, Bujar Gola nga Gjakova 137.
Në kategorinë e katërt, Arbnor Musliu nga Prishtina RCP edhe njëherë dëshmoi se është shumë i mirë në garat malore, sikur edhe Blerand Hasanaj, i cili triumfoi në kategorinë e pestë.
Ndërkaq, me rezultate të mira ka vazhduar edhe Bardhyl Canolli, i cili doli i pari në kategorinë e gjashtë.
Në plasmanin e përgjithshëm kohën më të mirë e pati Blerand Hasanaj (04:00.521 minuta), ndërsa pas tij u renditën Përparim Dushi (04:02.630) dhe Gentian Kulla (04:07.553).
Në konkurrencën ekipore më e suksesshmja doli Prishtina RCP, e dyta Prishtina RT, ndërsa pozita e tretë i takoi Prizrenit D&G.
Rezultatet sipas kategorive
Kategoria e parë:
Bekim Kovaçi (Yugo – Prizreni D&G) 04:26.334
Afrim Spahi (Yugo – Prizreni D&G) + 08.931
Kreshnik Mariqi (Opel – Prizreni D&G) + 12.868
Kategoria e dytë:
Besnik Çitaku (Opel – Prishtina RCP 04:22.323
Florim Rama (Peugeot – Prishtina RT) + 18.812
Artan Jahja (Suzuki – Prishtina RT) + 37.727
Kategoria e tretë:
Përparim Dushi (Honda – Prishtinaq RT) 04:02.630
Bujar Gola (Yugo – Gjakova 137) + 16.784
Besar Pruthi (Honda – Gjakova 137) + 21.620
Kategoria e katërt:
Arbnor Musliu (Opel – Prishtina RCP) 04:08.245
Besfort Bunjaku (Renault – Ferizaj) + 13.520
Arbër Rexhepi (Golf – Ferizaj) + 14.564
Kategoria e pestë:
Blerand Hasanaj (Opel – DTM) 04:00.521
Gentian Kulla (Honda – DDA) + 07/032
Naim Dashaj (Subaru – Prishtina RT) + 22.606
Kategoria e gjashtë:
Bardhyl Canolli (BMW – Prishtina RT) 04:09.350
Xhemshit Hasani (Opel – Prishtina RCP) + 03.941
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

A është hapur plotësisht gara për titullin e Serie A edhe për Juventusin – renditja kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje

Thiago Motta “frikëson” Interin, pasi Juventusi po afrohet – por trajneri refuzon të flasë për Scudetto

“Nuk u ndjeva i tradhtuar, nuk kam ëndërruar kurrë” – Vinicius thyen heshtjen për Topin e Artë

Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Edon Zhegrova gjithnjë e më afër Serie A - bisedime të avancuara mes palëve

A është hapur plotësisht gara për titullin e Serie A edhe për Juventusin – renditja kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje

"Nuk u ndjeva i tradhtuar, nuk kam ëndërruar kurrë" - Vinicius thyen heshtjen për Topin e Artë

Për të mos e ndryshuar formacionin, Bastoni me një pozitë krejtësisht të re ndaj Feyenoord

Simeone tregon se si do ta rreshtojë Ancelotti ekipin e tij në përballjen mes tyre në Ligën e Kampionëve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës