Trajneri italian, Walter Mazzarri nuk është më një i papunë.
Ish-trajneri i Interit nga stinori i ri do të drejtoj një skuadër në elitën e futbollit anglez, Ligën Premier.

Është skuadra londineze Watford ajo që ka emëruar Mazzarrin në krye të ekipit dhe puna e tij do të fillojë nga 1 korriku.


Mazzarri në Watford do ta zëvendësojë spanjollin Quique Sanchez Flores i cili u shkarkua nga detyra e tij ditë më parë.

Kështu italiani do të bashkohet me Valon Behramin në Watford, pasi dyshja kishin punuar së bashku në Napoli. /Telegrafi/

telegrafi sport app