Sami Mazreku, drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimeve, ka bërë të ditur se rreth 500 mijë vetura me targa vendore në total qarkullojnë në Kosovë, por kur i shtohen edhe 250 mijë të tjera afërsisht që vijnë për pushime, me të vërtet krijohet një fluks i madh kolonash
I ftuar në RTV Dukagjini, Sami Mazreku, drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimeve (BKS) ka theksuar se muajt korrik dhe gusht janë muajt më të ngarkuar të vitit, duke përmendur edhe fundin e vitit kur bashkëatdhetarët vijnë në pushime.
“Nëse flasim me numra, muaji korrik ka qenë shumë më i madh se vitin e kaluar, për dallim për arsye se e dini se ka pasur edhe ndryshime nga ana e bashkatdhetarëve, një kohë kanë pasur edhe frikë të kalojnë kah Serbia, që i bie që e kanë ndërruar rutinën e ardhjes në Kosovë”, ka thënë Mazreku.
Tutje ai ka theksuar se “vetëm në korrik janë diku rreth 138.000 vetura dhe kategori tjera që janë regjistruar në sistemin tonë të cilat kanë marrë polisë sigurimi”.
Mazreku ka bërë të ditur se në trafik është një ngarkesë shumë e madhe, pasi që në Kosovë llogariten të jenë “rreth 500.000 vetura me targa vendore në total, kur i shtohen edhe 250.000 të tjera afërsisht që vijnë për pushime, atëherë me të vërtet krijohet një fluks i madh”.
“BKS-ja nuk është arsyeja pse krijohen kolona në kufi, por është arsyeja e kohës, është vera dhe gjithkund ka kolona. Gjithkund në botë nuk mundesh me lëviz pa sigurim, tjetër është që ne në Kosovë i kemi plotësuar të gjitha kushtet teknike që i kemi si detyrë, si BKS, ende kemi probleme tjera që po lidhen me aspektin politik, që ka të bëjë me OKB-në, mos-anëtarsimi i Kosovës në Këshillin e Byrove”, vijon ai.
“Çështja e kartonit të gjelbër është përmendur shumë, mirëpo asnjëherë nuk është folur për cilat veprime ne i kemi marrë apo duhet t’i marrim që të vijmë deri tek një nivel që Këshilli i Byrove me të vërtet më thënë që ju jeni gati. Njëherë e kemi bërë një skanim të BKS-së, kemi pa që njëri prej problemeve është edhe numri i lartë i automjeteve të paregjistruara. E dini që ndër vite është përmendur edhe projekti i stikerave nga Ministria e Infrastrukturës që nga viti 2014-2015, mirëpo asnjëherë nuk ka ndodhur në praktikë, duke parë që edhe herën e fundit dështoj si projekt për arsye të cilat nuk dua ti komentojë, ne si BKS, duke ditur që kemi barrën më të madhe nga kjo dukuri, që paguajmë miliona euro dëme me mjete të kapitalit privat, atëherë ne kemi marrë një marrëveshje bashkëpunimi me Bankën Qendrore, Ministrinë e Infrastrukturës… që ky projekt të financohet nga sektori i sigurimeve. Më 15 mars të këtij viti është bërë një vit nga implementimi i këtij projekti i cili ka rezultuar me sukses”, ka potencuar Mazreku.
Sa i përket raportimeve për sigurinë kibernetike të të dhënave të Byrosë Kosovare të Sigurimeve, ai ka hedhur poshtë të gjitha ato spekulime, pasi që sipas tij “aty ku ruhen të dhënat e Pentagonit, ruhen edhe të dhënat e sektorit të sigurimeve”.
“Ka qenë tentativë me pas qasje, mirëpo jo, kjo ka ndodhur në kohën kur ka pasur sulme edhe në institucione tjera. Mirëpo, e kemi kaluar me sukses, ajo që ka mundur me ndodhë ka qenë vetëm një ngarkesë”, ka përfunduar Mazreku.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025