LAJMI I FUNDIT:

Mazda3 i ri gjatë testimeve të fundit në rrugë (Foto)

Mazda3 i ri gjatë testimeve të fundit në rrugë (Foto)

Kjo është hera e fundit që e shohim këtë makinë, para prezantimit të madh

Brenda dy javësh, Mazda3 do të bëjë prezantimin e madh në LA Auto Show, transmeton Telegrafi.

Meqenëse është një model i rëndësishëm, Mazda e ka shfrytëzuar rastin ta shfaqë disa herë, në mënyrë që të bie në sy sistemi SkyActiv-X i ri. Andaj, deri më tani e kemi parë në koncepte si dhe testime në rrugë.


Kur menduam se kjo është e tëra dhe do ta shohim në panair, Mazda3 është parë edhe njëherësh, në testimet që besohet të jenë të fundit në rrugë.

Shtresat e mëdha të kamuflazhit nuk lejojnë të shihet shumë, megjithatë dihet se çfarë trupi do ta ketë. Përfshirë edhe format e dritave dhe linjave.

Në këtë forma, Mazda3 pritet të jetë konkurrente me gjeneratën e tetë të Volkswagen Golf dhe Toyota Carolla të ri. /Telegrafi/