LAJMI I FUNDIT:

May kërkon mbështetjen e deputetëve për marrëveshjen e Brexitit

May kërkon mbështetjen e deputetëve për marrëveshjen e Brexitit

Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May u ka bërë thirrje ligjvënësve konservatorë që të lënë mënjanë “preferencat personale” dhe të mbështesin marrëveshjen e Brexitit në Parlamentin britanik.

May u është drejtuar me një letër deputetëve britanikë, ku ka thënë se “historia do të na gjykojë të gjithë ne” lidhur me atë se si është trajtuar Brexiti, apo largimi i Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian.

“Dështimi për të arritur kompromiset e nevojshme që marrëveshja për largim të kalojë përmes Parlamentit në mënyrë që të respektohet rezultati i referendumit, rrezikon të ardhmen e ndritur që të gjithë e meritojmë”, ka shkruar në letër May.


Kryeministrja May përballet me kundërshtimin e vazhdueshëm lidhur me mënyrën se si e ka udhëhequr procesin e daljes nga BE-ja nga edhe nga deputetët e partisë së saj.

Kryeministrja britanike javën e ardhshme do të takohet me zyrtarë të lartë të BE-së, me qëllim që t’i bindë ata të ndryshojnë disa pjesë të marrëveshjes së Brexitit.

Britania duhet të dalë nga BE-ja më 29 mars. Por, May nuk ka qenë në gjendje që të sigurojë mbështetën e shumicës së deputetëve për të votuar marrëveshjen për largim, të cilën ajo e arriti me BE-në vitin e kaluar.

Në trend Botë

Më shumë
Trump deklaron se një marrëveshje për mineralet e Ukrainës është afër, Zelensky e kundërshton

Trump deklaron se një marrëveshje për mineralet e Ukrainës është afër, Zelensky e kundërshton

Botë
Donald Trump shkarkon oficerin më të lartë ushtarak amerikan - cili është shkaku?

Donald Trump shkarkon oficerin më të lartë ushtarak amerikan - cili është shkaku?

Amerika
Zgjedhjet kombëtare në Gjermani - kush është favorit për të fituar?

Zgjedhjet kombëtare në Gjermani - kush është favorit për të fituar?

Evropa
SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Botë
Trump

Trump "sfidon" Kushtetutën e SHBA-së: Më tregoni ju, a duhet të kandidoj edhe për një mandat?

Amerika
“Ëndrra e Shkretëtirës”: Detaje dhe pamje - kështu do të duket ‘treni me pesë yje i Arabisë Saudite’

“Ëndrra e Shkretëtirës”: Detaje dhe pamje - kështu do të duket ‘treni me pesë yje i Arabisë Saudite’

Botë
Kalo në kategori