LAJMI I FUNDIT:

Maturantëve të Malishevës iu lejohet ekskursioni jashtë vendit

Maturantëve të Malishevës iu lejohet ekskursioni jashtë vendit

Kuvendi i Komunës së Malishevës, sot ka mbajtur një mbledhje urgjente, ku ka shfuqizuar vendimin e vitit të kaluar, përmes së cilit iu ishin ndaluar maturantëve të Komunës së Malishevës, ekskursionet jashtë Republikës së Kosovës.

Sipas një njoftimi të komunës, vitin e kaluar, Kuvendi i Komunës së Malishevës, me vendimin e datës 24.07.2017, i miratuar në mbledhjen e Kuvendit të Komunës, iu kishte ndaluar maturantëve të Komunës së Malishevës, ekskursionet jashtë Republikës së Kosovës.

“Në nenin e parë të këtij vendimi, thuhej: miratohet kërkesa e anëtarëve të Kuvendit për ndalimin e ekskursioneve rekreative jashtë Republikës së Kosovës, për maturantët e shkollave të mesme të larta në Komunën e Malishevës. Me 27 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, anëtarët e Kuvendit të Komunës së Malishevës, kanë shfuqizuar vendimin e mëparshëm, duke e konsideruar të padrejtë dhe në të njëjtën kohë, anëtarët e Kuvendit të Komunës së Malishevës, gjatë diskutimeve dhe deklarimeve të tyre, kërkuan  që të udhëzimet e MASHTK, për organizimin e ekskursioneve të zbatohen në përpikëri”, thuhet në këtë njoftim. /Kosovapress/


Në trend Lajme

Më shumë
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe

Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren - kërkohet paraburgim për të arrestuarin

Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren - kërkohet paraburgim për të arrestuarin

Drejtësi
Kalo në kategori