LAJMI I FUNDIT:

”Maturantët të përqendrohen në mësime dhe jo të preokupohen me natën e maturës”

”Maturantët të përqendrohen në mësime dhe jo të preokupohen me natën e maturës”
A female graduate is silhouetted by sunset in her cap and gown on a college campus

Festimi i mbrëmjes së maturës në shkollën e mesme, është një ndër ngjarjet më të veçanta që i ndodh nxënësi. Maji, zakonisht është sinonim i përgatitjes të nxënësve, që nga veshja, organizimi e deri te dëfrimi. Shpesh herë dëfrimi merr konotacion negativ në momentin kur dikush nga nxënësit bëhet viktimë e incidenteve të ndryshme, si pasojë e përdorimit të alkoolit, qarkullimit me veturë edhe atë nga adrenalina dhe emocioni, se është nata e fundit.

Telegrafi Maqedoni ka kontaktuar profesorë dhe kujdestarë klasash për të senzibilizuar maturantët që të jenë më të kujdesshëm dhe se çfarë masa kanë marrë, me të vetmin qëllim që të mos ndodhin incidente të natyrave të ndryshme.

Siguria dhe kontrollimi me rastin e manifestimit të natës së maturës është mënyra më e sigurtë dhe më e rehatshme si për drejtoritë e shkollave të mesme, si për profesorët e prindërit, që gjatë kësaj nate të marrin pjesë së bashku me nxënësit dhe dy apo njëri prej prindërve. Për ndryshe çdo gjë është e kotë dhe e pa sigurtë, kështu deklaron për Telegrafi Maqedoni profesori Sulejman Mehazi, ligjërues në vitet e katërta në shkollën e mesme të bujqësores ‘Mosha Pijade’.


‘Nëse nuk janë prezent edhe prindërit, ndodh çdo gjë, përdorimi i alkoolit, i shthurrjeve dhe çmendurive te pa pritura nga nxënësit e pa kujdesshëm. Prezenca e prindërve gjatë kësaj nate i detyron që të gjithë nxënësit të jenë të matur së bashku me profesorët e tyre. Drejtoria së bashku me kujdestarët e klasave duhet bërë ftesë prindërve për të marrë pjesë në këtë ceremoni gëzimi te maturantet, nëse prindërit nuk janë të gatshëm të vijnë, atëherë edhe fëmija i tyre (nxënësi), nuk duhet të merr pjesë në këtë natë solemne’, thekson Mehazi, duke vënë theksin tek prania e njërit prind në natën e maturës si shpëtim i vetëm.

Sheval Latifi, ligjërues i lëndës së Sociologjisë tek vitet e katërta në Gjimnazin e Tetovës ‘Kiril Pejçinoviq’ thotë se me dekada të tëra festohet kjo mbrëmje, sa që lirshëm mund të themi se është shndërruar në traditë. Dy-tre muajt e fundit, nxënësit më tepër janë të preukupuar me këtë festë, se si do të duken, si të vishen, e kështu me radhë, se sa me mësimet. Dhe kjo sipas tij është negative sepse kjo ndikon në lëshimin e procesit arsimor.

‘Deri këtu, mund të themi se nuk ka asgjë të keqe, por shpesh herë ka ndodhë që kjo ngjarje e shënuar, për disa sosh të ketë pasoja fatale. Në këto rrethana shtrohet pyetja se a duhet të festohet. Mendoj se po. Nuk mund t’ua mohojmë nxënësve këtë dëshirë. Vetëm se kërkohet një kontrollë dhe siguri në mënyrë që të shmangen të gjitha incidentet eventuale. Së pari, duhet që organizatori – shkolla të sigurojë objektin e përshtatshëm, i cili garanton siguri. Më me rëndësi është që prindërit të jenë më të kujdesshëm, veçanërisht në dhënien e veturave nga që të rinjtë nën ndikimin e emocioneve mund të pësojnë aksidente. Për të shmangur aksidentet eventuale, më së miri do të ishte që vetë prindërit t’i përcjellin nxënësit deri te objekti si dhe në mëngjes vetë prindërit edhe të vijnë t’i marrin’, deklarohet Latifi për Telegrafi Maqedoni.

Të njëjtin mendim e ndanë edhe profesori Arben Memeti, kujdestar i një klase të paraleles së katërt në shkollën e mjekësisë ‘Nikolla Shtejn’. Ai për Telegrafi Maqedoni shpreh shqetësimin se incidentet ndodhin pas natës së maturës. Mirëpo sipas tij, ka zgjidhje edhe për këtë.

‘Incidentet zakonisht kanë ndodhur pas ceremonisë. Ne si kujdestarë klase kemi mbajtur mbledhje prindërore dhe u kemi bërë thirrje që në natën e maturës, gjegjësisht ora 05:00 të mëngjesit, të vijë çdo prind me veturë dhe ta merr fëmijën e vet. Ne mbajmë përgjegjësi morale për çdo gjë, mirëpo në këtë rast na duhet edhe ndihma e prindërve. Sa i përket alkoolit, personeli i restorantit e ka urdhër që të mos shërbejë pije alkoolike dhe poashtu jemi të angazhuar 3-4 profesorë që do të merremi me këtë problematikë sepse e gjithë fillon nga alkooli’.

Ai më tej shton se prindërit nuk duhet t’ua japin veturat maturantëve sepse krijojnë tollovi dhe ngarkesë në komunikacion. Mos dhashtë Zoti dikush të ketë nevojë shëndetësore dhe shkaku i komunikacionit të ngarkuar, vetura apo Ndihma e shpejtë të mos jetë në gjendje të kalojë. Nëse ne kemi festë, dikush mund të vdesë si shkak i gëzimit tonë të panevojshëm. Me këtë rast ai i bën thirrje policisë që të jetë më e vëmendshme në javën e festimit të maturave.

Profesori Xhevit Sulemani shton për Telegrafin se maturantët duhet të kenë kujdes si me vozitjen e veturave, me konsumimimin e pijes alkoolike, poashtu kujdes duhet të kenë edhe kur dalin nga ceremonia, sepse shpesh herë incidentet ndodhin pasi kur dalin nga restoranti.

‘Ne si profesor edhe si kujdestar klase, çdoherë kemi bërë thirrje për të patur kujdes, për të qenë sa më të matur me veprimet që i bëjnë gjatë javës së maturës, gjegjësisht natën e maturës. Secilën herë i përcjellim mesazhet edhe te prindrit edhe te maturantët. Jemi të vetëdijshëm për probelemt që mund t’u ndodhin nxënësve gjatë mbrëmjes së maturës dhe për këtë arrsye çdoherë japim këshilla. Edhe pse festohet, por ajo duhet të jetë në mënyrë të organizuar’, vlerëson profesori i shkollës së mesme ekonomike ‘8 Shtatori’ në Tetovë.

Profesorët bëjnë thirrje që shënimin solemn të përfundimit të shkollës së mesme, edhe pse është e veçantë për nxënësit, ta festojnë në mënyrë të mençur. Mos të ndikojë aspekti emocional si dhe të mos bëjnë harxhime të tepërta, duke marrë parasysh krizën ekonomike. Maturantët të fokusohen në procesin arsimor sepse preokupimi se çfarë do të veshin e si do të duken është e parëndësishme, nëse suksesi i tyre në shkollë është i dobët. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në vendkalimin kufitar Muriqan, policia sekuestron gati 700 mijë euro të fshehura në dyert e veturës

Në vendkalimin kufitar Muriqan, policia sekuestron gati 700 mijë euro të fshehura në dyert e veturës

Lajme
Detaje nga dosja: Viktimat e të pandehurit kishin lënë një takim para vrasjes në Klinë, një familjar tha se 'do të marrë hak'

Detaje nga dosja: Viktimat e të pandehurit kishin lënë një takim para vrasjes në Klinë, një familjar tha se 'do të marrë hak'

Drejtësi
Raportet Kosovë-Serbi, Steinbaum: Shkëmbimi i territoreve mund të rikthehet si ide nga administrata Trump

Raportet Kosovë-Serbi, Steinbaum: Shkëmbimi i territoreve mund të rikthehet si ide nga administrata Trump

Lajme
​Kuvendi i Kosovës zgjidh problemin me punëtorët e mirëmbajtjes së objektit

​Kuvendi i Kosovës zgjidh problemin me punëtorët e mirëmbajtjes së objektit

Lajme
Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Lajme
Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm

Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm

Lajme
Kalo në kategori