LAJMI I FUNDIT:

Mattis: SHBA do të vazhdojë të mbështesë Korenë e Jugut

Mattis: SHBA do të vazhdojë të mbështesë Korenë e Jugut

Sekretari amerikan i Mbrojtjes dhe ministri i Mbrojtjes i Koresë së Jugut, me rastin e takimit të presidentit të SHBA-ve Donald Trump me udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong-un, i cili do të mbahet më 12 qershor në Singapor, kanë thënë se SHBA dhe Koreja e Veriut do të vazhdojnë të kenë marrëdhënie të ngushta.

Agjencia koreano-jugore e lajmeve Yonhap, përcjell Telegrafi, njoftoi se ministri i Mbrojtjes i vendit, Song Yong-mu u takua në Singapor me homologun e tij amerikan James Mattis në margjinat e Samitit të Sigurisë Aziatike.

Gjatë takimit, dy zyrtarët theksuan se takimi midis Trump dhe Kim është një “mundësi historike” për të hequr armët bërthamore nga Gadishulli Korean dhe për të vendosur paqen afatgjate.


Mattis potencoi se pa marrë parasysh se cilat do të jenë rrethanat e sigurisë në Gadishullin Korean, vendi i tij do të vazhdojë të ofrojë mbështetje mbrojtëse për Korenë e Jugut, apo që SHBA nuk planifikon të zvogëlojë numrin e ushtarëve në Korenë e Jugut, që aktualisht është 25,500.

Ministri Song tha se vendi i tij do të vazhdojë bashkëpunimin me SHBA-të në mënyrë që të zvogëlojë tensionet ushtarake në ishull dhe vendosjes së besimit reciprok. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Izraeli po ndërton nëntë baza ushtarake në territorin sirian

Izraeli po ndërton nëntë baza ushtarake në territorin sirian

Azia
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Serbia
Presidenti i ri i Sirisë e quan planin e Trumpit për Gazën

Presidenti i ri i Sirisë e quan planin e Trumpit për Gazën "krim i rëndë" që pritet të dështojë

Botë
Policia italiane arreston 181 persona në përpjekje për të parandaluar ringjalljen e mafias në Sicili

Policia italiane arreston 181 persona në përpjekje për të parandaluar ringjalljen e mafias në Sicili

Evropa
Trump emëron Richard Grenellin si drejtor të përkohshëm të Qendrës Kennedy për Artet Performuese në Uashington

Trump emëron Richard Grenellin si drejtor të përkohshëm të Qendrës Kennedy për Artet Performuese në Uashington

Amerika
Ukraina ‘mund të jetë ruse një ditë’, thotë Trump përpara takimit të Zelensky me Vance

Ukraina ‘mund të jetë ruse një ditë’, thotë Trump përpara takimit të Zelensky me Vance

Amerika
Kalo në kategori