Site icon Telegrafi

Matthaus: Ky është viti i skuadrave angleze

Ish-mesfushori i Gjermanisë dhe Interit të Milanos, Lothar Matthaus vlerësoi shumë progresin e skuadrave angleze në futboll.

Ai tha se kishte mbetur i mahnitur me shpejtësinë e përmirësimit të këtyre ekipeve, të cilat po dominojnë edhe në pesë grupet e Ligës së Kampionëve, ku bëjnë pjesë.

“Deri diku e kisha parashikuar, por tani mund të them me bindje, se ky është viti i skuadrave angleze”, ka thënë fillimisht Matthaus.

Lexo po ashtu Real Madrid dhe Tottenham dhurojnë spektakël, në fund ndahen në paqe (Video)

“Veçanërisht pesë skuadrat pjesëmarrëse në Champions, duken në formë të shkëlqyer dhe çdo skuadër që pretendon trofeun, duhet të përballet si fillim me to”, përcjell SS.

Sipas tij, çelësi i suksesit të skuadrave të Ligës Premier janë pikërisht investimet e shumta, në futbollistë dhe trajnerë, që kanë rritur rivalitetin dhe përmirësuar ndjeshëm cilësinë.

Lexo po ashtu Matthaus këshillon Ancelottin: Merr masa ose do kesh kaos total në skuadër

“Në Ligën Premier drejtojnë trajnerët më të mirë në botë, si Mourinho, Guardiola, Klopp, Pochettino, Conte, etj”.

“Atje kanë investuar shumë edhe në merkaton e futbollistëve, sepse kanë arritur të afrojnë lojtarë kampionë, nga më të mirët në qarkullim”.

“Nuk është rastësi, që nga tetë grupe të Championsit, pesë kryesohen prej skuadrave angleze”, tha Matthaus, që pranoi se shanset më të mëdha janë që trofeu i këtij sezoni të shkojë në ishull.

Exit mobile version