Matri u konfirmua si lojtar i ri i Fiorentinas, pasi dështoi të tregonte formë te Milani pas transferimit 12 milionë eurosh prej Juventusit.

Përkundër problemeve te Rossonerët, Matri thotë se askush nuk është fajtor përpos tij.


“Unë duhet që të bëj pushim dhe të filloj përsëri. Te Milani unë nuk kam filluar mirë dhe nuk e kam pasur lehtë. Gabimi për pjesën e parë të sezonit ka qenë i imi”.

“Unë mund të falënderoj Milanin për mundësitë që mi ka dhënë. Por, ishin gjashtë muaj të çuditshëm. Unë kam ardhur me shumë dëshirë për të ri-gjetur veten pas Juventusit, por kam pasur probleme me akomodimin në fushë. Këtu te Fiorentina, unë do të provoj të kem më shumë qëndrueshmëri”, ka thënë Matri.

telegrafi sport app