Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, sot ka raportuar para anëtarëve të Komisionit Parlamentar për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor, në të cilin është shqyrtuar Raporti Vjetor për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2017.
Matoshi tha se Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, po angazhohet në përmirësimin e mjedisit duke ndërmarrë veprime në fushën e ujërave të zeza, burimeve ujore, zonave të mbrojtura, mbeturinave dhe kornizës ligjore.
“Gjatë punës së deritanishme të kësaj Qeverie, jemi angazhuar në përmirësimin e gjendjes së mjedisit në shumë sektorë, duke përfshirë: furnizimin me ujë të pijshëm, trajtimin e ujërave të zeza, rregullimin e shtretërve të lumenjve, mbrojtjen e burimeve ujore, menaxhimin më efikas të mbeturinave, mbrojtjen e zonave të mbrojtura si dhe plotësimin e kornizës ligjore në fushën e ndërtimit dhe planifikimit hapësinor”, deklaroi Matoshi.
I pari i MMPH-së, Matoshi tha se mjedisi në të kaluarën nuk ka qenë prioritet i Qeverisë, dhe kjo situatë sipas tij ka ndikuar në degradimin e mjedisit në Kosovë.
“ Raporti i fundit për vitin 2017 i Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit dhe raportet e tjera që po bëhen qofshin nga institucionet e Kosovës, apo mekanizmat ndërkombëtar , tregojnë për një gjendje jo të mirë të mjedisit, me gjithë përpjekjet e bëra nga Ministria dhe komunat. Mos dhënia prioritet e mjedisit nga institucionet tona me vite, ka bërë që krahas rindërtimit dhe ndërtimit të vendit, mjedisi të shkatërrohet dhe degradohet”, tha Matoshi.
Matoshi tregoi që në kuadër ta angazhimeve për përmirësimin e mjedisit, me propozimin e MMPH-së dhe të Task Forcës për mbrojtjen e ajrit nga ndotja, Qeveria ka marrë vendim për ndërprerje të thëngjillit në institucionet publike.
“Në kuadër të masave që po mundohemi me i aktivizuar si MMPH, ne i kemi propozuar qeverisë të ndërpres përdorimin e thëngjillit në institucione publike. Qeveria ka pasur kërkesa shtesë, dhe ne i kemi ofruar ato. Andaj javën e kaluar, ne kemi marr vendim në bazë të propozimit tonë që të ndërpresim përdorimin e thëngjillit në institucione publike”, theksoi Matoshi.
Krahas këtyre vendimeve, ministri Matoshi, ka treguar se inspektorët e MMPH-së, së bashku me Policinë e Kosovës, do të fillojnë aksione për konfiskimi të thëngjillit që shitet në rrugë ilegale.
Ministri Matoshi falënderoi anëtarët e Komisionit dhe deputetët e Kuvendit të Kosovës për miratim të ligjeve në fushën e mjedisit.
Ndërsa kryeshefi i Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit, Ilir Morina, ka prezantuar të dhënat e Raportit Vjetor për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2017, duke u fokusuar kështu edhe në fushën e ajrit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

Ndalohet për 48 orë i dyshuari për grisjen e Kuranit, Policia thotë se ka të kaluar kriminale

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

U raportua se e kanë larguar nga LDK-ja, reagon kryeshefi i Termokosit

Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

Ka nisur numërimi i votave me kusht - KQZ pret që nesër të përfundojë procesi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës