LAJMI I FUNDIT:

Matoshi: Lutfi Haziri, gardiani i fundit i Gheto-s, po ua tregon muskujt rivalëve të tij brenda LDK-së

Matoshi: Lutfi Haziri, gardiani i fundit i Gheto-s, po ua tregon muskujt rivalëve të tij brenda LDK-së

Halil Matoshi, i cili është këshilltar i Kryeministrit Ramush Haradinaj, i është kundërpërgjigjur nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Haziri, pasi ky i fundit ka kritikuar qëndrimin e kryeministrit Haradinaj ndaj përfaqësueses së lartë të BE-së, Federica Mogherini, gjatë takimit të sotëm në Bruksel.

Si pasojë e një takimi të tensionuar sot në Bruksel, kryeministri Haradinaj dhe përfaqësuesja e BE-së Mogherini kanë anuluar konferencën e përbashkët për shtyp.

Haziri në një thënë që nuk ka qenë nevoja të anulohet kjo konferencë pasi është hera e dytë që po ndodh kjo, gjë e cila mund të sjell pasoja për Kosovën.


Haziri në një prononcim për media ka thënë se kjo mund të sjell pasoja për Kosovën dhe se “paraqitja e sotme [e Haradinajt] është populizëm për konsum të brendshëm politik, që dikujt mund t’i pëlqejë në Kosovë, por tregon për marrëdhënie jo të mira midis BE-së dhe Qeverisë Haradinaj që po i anulohen konferencat e përbashkëta”.

Haziri: Paraqitja e Haradinajt në Bruksel, populizëm për konsum të brendshëm politik
Lexo po ashtu Haziri: Paraqitja e Haradinajt në Bruksel, populizëm për konsum të brendshëm politik

Kjo deklaratë ka nxitur reagimin e Matoshit,  i cili  e ka quajtur Hazirin ‘gardian i fundit lokal i Gheto-s”.

Postimi i plotë i Matoshit:

“Lutfi Haziri, ky gardian i fundit lokal i Gheto-s

Kryetari i Gjilanit dhe nënkryetar i LDK-së, Lutfi Haziri është pretendent për me e marrë lidershipin e LDK-së dhe në këtë mësymje, ai duke kritikuar Kryeministrin Ramush Haradinaj, po ua tregon muskujt rivalëve të tij brenda partisë dhe kjo është legjitime.

Luftë për fron.

Në observimet e tij me kolorit lokal, para Kushtrim Sadikut, Zotni Haziri u dëshmua shumë kontrovers.

Ai u kurthue në paradokset e mënyrës së të menduarit gheto-iste.

Gheto âsht 1/4 e një qyteti ku vendosen të jetojnë njerëz që nuk përkasin në “ne” dhe ata duhet izoluar, nga jeta publike sepse munden me u bâ si ne!

Të lirë.

Por edhe në Gheto ka liri, mirëpo ajo është liri në të cilen të drejtën burgore e zâvendëson biopolitika.

Lutfi Haziri ashiqare ra në një situatë që i ngjan mendësisë brenda një Gheto-je, veçanërisht në aprovimin e statusit inferior të vendit të tij kundrejt kombeve të lira, ose tuj i kufizue vetës mundësitë dhe, tuj i dhânë të drejtë atij që e ka përcaktu statusin e tij në Gheto!

Fundja, rojat e Gheto-ve ishin rëndom banorët lokalë, sepse vetë siguronin pushtet të pjesshëm mbi banorët, si dhe fitonin rast për me i eliminu rivalët.

Cilat janë gjashtë kontraverset e Hazirit?

1. Tue folë për Qeverinë Haradinaj, e cila nuk paska legjitimitet, smas tij, e në anën tjetër nuk ka votë për rrëximin e saj!

2. I pyetur pse LDK mbeti jashtë procesit të dialogut, Haziri tha se as vet s’e di!??? Le ta thotë Luta, LDK- ja iu shmang institucionalizmit të proklamuar dhe mori anë nga anarkia. Thuaj se ishte vendim i Albin Kurtit, që po i përshtaten bukur mirë.

3.mendjet e mbyllura.

4. Zotni Haziri e lavdoi fjalimin e Kryeministrit Haradinaj, por si me kast i përligji kontraverset e tij, kur më pas tha se fjala e Haradinajt ishte populliste!? Si është e mundur kjo? Edhe fjalim në mbrojtje të Kosovës edhe popullizëm!? Të dyjat i tha brenda një minute. Nuk shkojnë bashkë.

5.Për liberalizim tha se e kishte penguar opozita para tre vjetësh!? Pse pra BE nuk vendosi PRO Schengenit të bardhë masi që Demarkacioni u votue!?

6. Dhe i âsht tekë Lutës me thanë se Haradinaj po do me na prishë me BE-në, si donatorin mâ t’madh të Kosovës (po e parafrazoj) në vend që të festohej 30-vjetori i miqësisë me BE-në!? (Kosova përfiton rreth 70 milionë në vit nga IPA-instrunent para anëtarësimit, por humb 30 milionë euro në vit për shkak të moszbatimit të Matrëveshjes për energjinë nga ana e Serbisë dhe për këto ndëshkime po e shpërblen Serbinë, me avacim në kapituj dhe miliona euro, siç ishte rasti i sotëm kur BE i akordoi Serbisë 97 milionë euro. Kosova nuk ka ndonjë miqësi me BE si organizatë, sepse edhe me dashtë nuk mundet, sepse BE nuk e njeh pavarësinë e Kosovës! E kryeministri Haradinaj tha në fjalimin e tij në Bruksel se Kosova âsht vendi ma proeuropian në rajon dhe ma i diskriminuemi.

7.Haziri e paska marrë tepër tragjike mosdaljen në PRESS konferencën e përbashkët të zyrtarëve të BE-së me Kosovën. Por e vërteta âsht se Federica Mogherini e ka anulu konferencën për shtyp e jo Kryeministri, i cili, nuk u fsheh nga gazetarët, sepse ai u deklaru për mediat kosovare. Luta âsht dashtë me e pyet Federicën pse u fsheh, e jo me çortue Ramushin pse e mbrojti sovranitetin shtetnir dhe karakterin unitar të vendit. Por Hazirit nuk i interesojnë faktet. Atij i intereson se a po del i fortë boll para Kryeministrit në sy të votuesve të tij në Llashticë apo në Gmicën e të parëve të mi. Lutfi Haziri duke e mbrojtur BE-në nga popullizmi i Haradinajt (nuk harroi me thanë se gjithku në vendet e BE-së po rritet popullizmi!?) ai po e dâmton vet idenë europiane para publikut kosovar. Për këtë le t’i lexojë komentet e qytetarëve, natyrisht jo ata që shajnë, sepse sharjet rëndom nuk thojnë gjâ pos që shprehin nivelin e folësve. Kësaj logjike të Hazirit, do t’i përgjigjem me atë që e thotë Nietzsche për mbrojtje të një kauze me argumente të gabuara. “Mënyra më e pabesë për ta dëmtuar një kauzë është mbrojtja e qëllimshme e saj, me argumente të gabuara”(sic.), ka shkruar Matoshi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Dëshmitari refuzoi të përgjigjet, krejt çka ndodhi në Hagë

​Dëshmitari refuzoi të përgjigjet, krejt çka ndodhi në Hagë

Drejtësi
KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Politikë
Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

Lajme
“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Kalo në kategori