LAJMI I FUNDIT:

Materiali arkivor në Arkivin Shtetëror nuk është dëmtuar

Materiali arkivor në Arkivin Shtetëror nuk është dëmtuar

Materiali arkivor në ndërtesën e Arkivit Shtetëror nuk është dëmtuar, ka konfirmuar komisioni i përbërë nga përfaqësues të Qeverisë, Arkivit dhe Prokurorisë Publike, kumtoi sonte shërbimi qeveritar për media.

Inspektimi është bërë në kërkesë të ministres pa portofol e angazhuar për Investime të Huaja, Zorica Apostolska, ndërsa në të kanë marrë pjesë edhe sekretari i Prokurorisë Publike, Mitko Mitrevski dhe zëvendësdrejtori i Arkivit Shtetëror, Muzafer Bislimi me ekipin e tij profesional, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në kumtesë thuhet se Komisioni konstatoi se një pjesë e materialit të arkivit nga kategoria e parë, nga rëndësia e madhe kombëtare dhe historike, përveç në hapësirat e depos së re, gjenden edhe në depon e vjetër.


Nga inspektimi është konkluduar edhe se ka nevojë të bëhet vlerësim shtesë i gjendjes së materialit të arkivit të mikrofilmuar, me qëllim që të konfirmohet nëse ka nevojë për zhvendosjen e tij në depon e vjetër.

Është konstatuar se është i nevojshëm sanim urgjent i çatisë së ndërtesës, me çka do të pengohen përmbytjet e mëtutjeshme të objektit.

Nga Qeveria e përsërisin qëndrimin se së shpejti do të sillet vendim përfundimtar në drejtim të zgjidhjes së përhershme rreth situatës së trashëguar me ndërtesën e Arkivit dhe jofunksionalitetin e saj të plotë.

Në vitin 2016 Arkivi nuk ka punuar në disa raste për shkak të vërshimeve në hapësirat e bodrumeve dhe në dritaret e ashensorit.

Në trend Lajme

Më shumë
Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Lajme
LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

Politikë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik

Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik

Politikë
Ekspertët alarmojnë për sigurinë e faqes së KQZ-së – e infektuar me

Ekspertët alarmojnë për sigurinë e faqes së KQZ-së – e infektuar me "malware" që vjedh të dhëna

Lajme
Kalo në kategori