LAJMI I FUNDIT:

MAShTI publikon rezultatet e Testit të Maturës – mesatarja 78.4 për qind

MAShTI publikon rezultatet e Testit të Maturës – mesatarja 78.4 për qind

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), ka publikuar sot rezultatet e Testit të Maturës, sipas të cilave arritshmëria mesatare është 78.43 për qind.

Sipas njoftimit, këtë vit testit i janë nënshtruar rreth 22 mijë nxënës në gjithë vendin.

Prej këtij rezultati, kalueshmëria në mësimin në gjuhën shqipe është 78.23 për qind, në gjuhën boshnjake 82.26 për qind dhe në gjuhën turke 93.94 për qind.


MAShTI publikon rezultatet e Testit të Arritshmërisë - mesatarja 50.75 për qind
Lexo po ashtu MAShTI publikon rezultatet e Testit të Arritshmërisë - mesatarja 50.75 për qind

Ndërkaq, sipas lëndëve, arritshmëria në përqindje është:

-Gjuhë Shqipe – 63.8

-Gjuhë Angleze – 59.3

-Matematikë – 42.6

-Fizikë – 52.1

-Kimi – 52.3

-Biologji – 55.1

-Informatikë – 56.3

-Gjeografi – 47.4

-Histori – 42.2

-Sociologji – 39.8

-Psikologji – 39.6

-Ekonomi me ndërmarrësi – 36.8

-Edukatë qytetarë – 42.4

-Histori e artit – 37.4

-Teori e muzikës dhe harmoni – 58.2

-Gjuhë Boshnjake – 59.8

-Gjuhë turke – 48.2

Në ditën e testit ministria njofton se janë larguar 132 nxënës, prej të cilëve 115 nxënësve iu është anuluar testi për shkak të përdorimit të telefonave, kurse për 17 nxënës, të cilët nuk kanë pasur dokument identifikimi në ditën e testit, iu është përsëritur testi.

“Për rreth 4700 nxënësit, të cilët nuk e kanë arritur pragun e kalueshmërisë në këtë afat, si dhe për ata që nuk kanë hyrë fare në provim për arsye të ndryshme, do të kenë mundësi t’i nënshtrohen Provimit të Maturës në afatin e gushtit, i cili është planifikuar të organizohet më 27 gusht 2022”, përfundon njoftimi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Lajme

"Sikurse ajo e Muzeut Kombëtar në Gdansk të Polonisë", dizajneri Komoni konteston origjinalitetin e logos fituese të Muzeut të Artit Bashkëkohor

Lajme
Mbajti të ngujuar me forcë dhe nën kërcënimin e armës gruan dhe vëllain e saj – arrestohet gjakovari, pritet t'i caktohet masa e paraburgimit

Mbajti të ngujuar me forcë dhe nën kërcënimin e armës gruan dhe vëllain e saj – arrestohet gjakovari, pritet t'i caktohet masa e paraburgimit

Kronika e Zezë
A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

Politikë
Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Politikë
Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Lajme
Kalo në kategori