Site icon Telegrafi

MASHT: Studentët e Fakultetit të Edukimit dhe Arteve nuk do të marrin bursa, shuma e bursave edhe këtë vit do të jetë 880 euro

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka bërë të ditur se ka planifikuar që edhe këtë vit bursat që do t’iu ndahen studentëve të kenë shumën e bursave që janë ndarë edhe vitin e kaluar (880 euro).

Kështu është bërë e ditur në njoftimin për media të MASHT-it ku mes tjerash thuhet se: “Mbështetja e studentëve me bursa ka për qëllim përkrahjen e kuadrove deficitare, prandaj janë zgjedhur për mbështetje financiare vetëm fakultetet të cilat përgatisin kuadro deficitare.

Fakulteti i Edukimit dhe ai i Arteve nuk konsiderohen më si deficitare, prandaj studentët e këtyre fakulteteve nuk do të mbështeten financiarisht nga MAShT”.

Këtë vit, MAShT ka ulur kriterin e notës mesatare për studentët e Fakultetit Teknik, sepse përveç që ky fakultet përgatite kuadro që në tregun e punës ka mungese të theksuar, disa drejtime rrezikojnë të mbyllen për mungesë interesimi për të studiuar në këto drejtime.

Me këtë rast, Ministria e Arsimit kërkon nga organizatat të cilat përfaqësojnë studentët, që të mos manipulojnë studentët në lidhje me këtë çështje. /Telegrafi/

Exit mobile version