Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka bërë të ditur se gjysmë vjetori i dytë do të nis të hënën më 18 janar 2021.
Në një përgjigje për Telegrafin, nga MASH kanë thënë se periudha e pushimit është duke u shfrytëzuar për dezinfektim dhe përgatitje të shkollave përmes shpërndarjes së materialeve mbrojtëse dhe higjienike.
“MASh ka filluar procedurat për përkrahje të shkollave në ofrim të kushteve të sigurta për mbajtje të mësimit me prezencë. Inspektorati i Arsimit gjatë gjithë kohës do jenë në terren dhe jemi në kontakt të vazhdueshëm me DKA –të për përgatitjet në shkolla. MASh nga burimet e veta financiare dhe donator të ndryshëm është duke pajisur në vazhdimësi nxënësit dhe mësimdhënësit me pajisje teknologjike të cilat ndihmojnë në organizimin e mësimit në rrethanat me pandeminë”, thuhet në përgjigjen e tyre.
MASh ka shtuar se në funksion të shfrytëzimit racional të pushimit të zgjatur dimëror, ka përgatitur dhe shpërndarë në shkolla udhëzuesin për mësimdhënës për angazhimin në mësimin plotësues për nxënësit që cilët kanë mbetur mbrapa me mësime, e të cilat parashihet të mbahet gjatë periudhës së pushimit, por jo më gjatë se shtatë ditë, që nënkupton pa ua mohuar të drejtën e pushimit nxënësve.
“Përmes këtij udhëzuesi MASh ka paraparë këto veprime gjatë pushimit dimëror;
i).Vlerësimi gjatë periudhës së parë: si realizimi i planprogramit për lëndë; pjesëmarrja e nxënësve në mësim (sidomos në rastet kur është dashur të kalohet në skenarin C për shkak të infektimeve); vështirësitë dhe problemet gjatë realizimit të mësimit; efikasiteti dhe efektiviteti i skenarëve të aplikuar, varësisht nga skenari i aplikuar; vijimi i mësimit nga pjesëtarët e komuniteteve.
ii). Rezultatet e vlerësimit: Me ç ‘rast shkolla do të hartojë një raport të shkurtër (dy deri tri faqe) për DKA-në lidhur me mirëvajtjen e mësimit gjatë periudhës së parë, duke u fokusuar në sukseset dhe problemet kryesore. Identifikimi i problemeve do të shërbejë për hartimin e aktiviteteve për kohën e pushimeve.
iii). Programi i aktiviteteve: Varësisht nga rezultatet e vlerësimit të procesit të mësimit në periudhën e parë, shkolla do të vendosë për një sërë aktivitetesh gjatë pushimit dimëror. Këto aktivitete mund të përfshijnë:
– Kompensimin e mësimit ose orë plotësuese për fëmijët të cilët për çfarëdo arsye nuk kanë mundur të vijojnë më shumë se pesë ditë mësimi gjatë periudhës së parë;
– Mësim plotësues për rastet kur mësimi online nuk është organizuar fare ose nuk është organizuar si duhet;
– Aftësim profesional i mësimdhënësve në fushën e përdorimit të platformave të mësimit online dhe për përdorimin e teknologjive të reja;
– Riorganizimi i laboratorëve të informatikës për të qenë në shërbim të mësimit online dhe në distancë gjatë periudhës së dytë dhe të tretë;
– Organizimi i personelit të shkollës në mbledhjen ose shpërndarjen e pajisjeve teknologjike qoftë atyre që vijnë nga DKA, nga MASH ose nga donatorët;
– Organizimi i mësimit plotësues për fëmijët në kushte të vështira sociale ose për fëmijët e komuniteteve romë, ashkali, dhe egjiptianë;
– Përgatitje për periudhën e dytë (orari, skenari, teknologjia, mirëmbajtja, materialet mësimore e të tjera);
– Bashkëpunim dhe konsultime me prindërit, komunitetin, bizneset për përgatitje sa më të mira për fillimin e periudhës dytë;
Kufizimet e aktiviteteve:
– Këto aktivitete nuk mund të zgjasin më shumë se shtatë ditë pune gjatë pushimit dimëror dhe
– Aktivitetet duhet t’u përmbahen në vazhdimësi dhe pa përjashtim rekomandimeve të IKSHPK për mbrojtje nga pandemia COVID – 19”, kanë thënë për Telegrafin nga MASh-ti.
Sa i përket paralajmërimit të SBASHK-ut për grevë, MASh ka thënë se janë në kontakt me sindikatën dhe janë duke bërë përpjekje për adresimin e kërkesës së tyre.
“Me sindikatën jemi në kontakt dhe kemi bashkëpunim të mirë rreth çdo aktiviteti që realizohet në fushën e arsimit. Ne jemi duke bërë përpjekje të adresojmë kërkesën e SBAShK-ut, megjithatë mundësit financiare karshi kërkesave ndryshojnë sidomos pas gjendjes ekonomike të krijuar nga pandemia COVID-19 dhe shkurtimeve buxhetore”, kanë deklaruar nga MASh-ti, duke shtuar se kanë drejtuar një kërkesë te Qeveria për fonde shtesë, përveç mjeteve që janë ndarë për mësimdhënësit me master planin e hartuar nga MASh, dhe janë në pritje të përgjigjes. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-380x233.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Sali Berisha përgëzon subjektet politike për zgjedhje: Kosova votoi! Kosova frymëzon!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476834634_1337178704429895_4011526396496234746_n-e1739225031483-380x233.jpg)
Sali Berisha përgëzon subjektet politike për zgjedhje: Kosova votoi! Kosova frymëzon!
![Fetai: Studimet tregojnë se praktikat korruptive mund të rrisin kostot e projekteve deri në 30 për qind](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/arben-fetai-380x233.png)
Fetai: Studimet tregojnë se praktikat korruptive mund të rrisin kostot e projekteve deri në 30 për qind
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Mushkolaj: Problem që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Problem që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/474563040_598786249711587_3495130759191672433_n-e1739209156993-780x439.jpg)
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ
![KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqzddddd-780x439.png)
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2544561561-780x439.jpg)
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
![Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lumir-abdixhiku-1-780x439.jpg)
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
![Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-2025-02-09T232720.404-780x439.jpg)
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
![DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/dnv-1-1-780x439.jpg)
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
![Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476351715_1162478021903402_7885584996443489501_n-780x439.jpg)
Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë
![DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nenadii-780x439.jpg)
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe