LAJMI I FUNDIT:

Vrasjet në Tiranë, Dan Hutra i qetë gjatë seancës gjyqësore, nuk shfaq asnjë shenjë pendese

Vrasjet në Tiranë, Dan Hutra i qetë gjatë seancës gjyqësore, nuk shfaq asnjë shenjë pendese

Dan Hutra, autori i vrasjes së tre grave në të njëjtën ditën në Tiranë, ka dalë sot para trupit gjykues për masën e arrestit.

Brenda kafazit të qelqtë, Hutra ka qëndruar i heshtur, duke mos nxjerrë asnjë fjalë, ndërsa në dorë mbante një shishe ujë.

Personi i parë që ishte në shënjestrën e Hutrës ishte Marjana Gurakuqi me të cilën pretendon se ka pasur lidhje intime 15 vite më parë dhe në të njëjtën kohë e akuzon për një borxh prej 80 mijë euro.


Dyshimet se ish-bashkëjetuesja e tij Elena Hysa e kishte tradhtuar dhe fëmija që kishte lindur nuk ishte i tij e shtynë Hutrën që të shkonte në banesën e e ish-bashkëjetueses për të vrarë atë dhe babën e saj. Atje qëlloi për vdekje Mevlute Hysën dhe Hasime Dafkun 30 vjeçe, ndërsa plagosi Elenën dhe nënën e saj.

Më tej, ka treguar se është larguar për të kryer një tjetër vrasje këtë radhë ndaj familjes së Vladimir Kurtit me të cilin është konfliktuar në qeli. Në fund, ai ka rrëfyer për hetuesit se lëvizi me makinën që kishte marrë me qira drejt Kombinatit për të kryer edhe vrasjen e fundit.

Hutra do të mbrohet nga një avokat kryesisht i caktuar nga shteti. Seanca për të do të zhvillohet me dyer të mbyllura, ndërsa Prokuroria ka kërkuar arrest me burg për disa vepra penale, nga ajo e vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare, vrasjes me paramendim, plagosjes së rëndë me dashje, armë mbajtje pa leje. /AbcNews/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Amerikanët i kërkojnë Shqipërisë kolumbianin e kokainës

Amerikanët i kërkojnë Shqipërisë kolumbianin e kokainës

Lajme
Dy fshatra shqiptare të veriut qe tri ditë pa rrymë, shkak borxhi

Dy fshatra shqiptare të veriut qe tri ditë pa rrymë, shkak borxhi

Lajme
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
Lutfiu ftohet nga Prokuroria në Serbi për protestën e gushtit në Bujanoc

Lutfiu ftohet nga Prokuroria në Serbi për protestën e gushtit në Bujanoc

Lugina
Kalo në kategori