LAJMI I FUNDIT:

Martinelli pensionohet në moshën 27 vjeçare për shkak të problemeve në zemër

Martinelli pensionohet në moshën 27 vjeçare për shkak të problemeve në zemër
Alessandro Martinelli (Foto: palermocalcio.com/Screenshot/zazoom)

Kapiteni i Palermos, Alessandro Martinelli, është detyruar të pensionohet në moshën 27 vjeçare si pasojë e problemeve me zemrën.

“Ekzaminimet e thella mjekësore, të cilave iu është nënshtruar Alessandro Martinelli në javët e fundit, fatkeqësisht kanë treguar se është e pamundur për të që ta vazhdojë karrierën si futbollist”.

“Të gjithë te Palermo shprehin keqardhje të thellë dhe i qëndrojnë afër Martinellit, i cili ka qenë ndër protagonistët më të rëndësishëm për ringjalljen e Rosanero dhe një lider, si në fushë ashtu edhe jashtë saj.


“Faleminderit për karakterin e jashtëzakonshëm, si edhe për talentin e madh si sportist”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga klubi italian.

Palermo falimentoi dhe u kthye në Serie D në vitin e kaluar, ndërsa tashmë është ngritur në Serie C.

Martinelli ka luajtur për ekipe, si Sampdoria, Venezia, Modena e Brescia, para se të nënshkruante për klubin sicilian në vitin 2019. Ai ka luajtur edhe për grupmoshat e Zvicrës deri në U-21. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Manchester United pushon edhe 200 punëtorë të tjerë, ndal edhe ushqimin për trajnerin dhe kategoritë e reja

Manchester United pushon edhe 200 punëtorë të tjerë, ndal edhe ushqimin për trajnerin dhe kategoritë e reja

Premier League
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Manchester City po përgatit revolucion - largohen shtatë yje, dihet katër zëvendësimet e tyre

Manchester City po përgatit revolucion - largohen shtatë yje, dihet katër zëvendësimet e tyre

Premier League
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Ndërkombëtare
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Kalo në kategori