LAJMI I FUNDIT:

Martina Hingis: Dua të luaj me Federer në “Rio 2016”

Martina Hingis: Dua të luaj me Federer në “Rio 2016”

Në Lojërat Olimpike “Rio 2016” mund të shohim në fushat e tenisit një dyshe legjendë të këtij sporti që luajnë së bashku.

Ata janë Roger Federer e Martina Hingis, që gjithnjë e më shumë po mendojnë të luajnë së bashku në “lojën dyshe mikse”.

Ka qenë Federer ai që ka hedhur i pari idenë disa muaj më parë edhe pse ka qenë disi skeptik. Kjo, për faktin se Federer i duhet të luajë në tri turne paralelisht: Lojën teke, atë dyshe me Stanislas Wawrinka dhe atë dyshe mikse me Martina Hingis.

“Në total janë 15 ndeshje brenda 8 ditësh, nëse arrij në tri finale, nuk e di nëse do t’ia dol mbanë”, pat thënë Federer. Por ja që edhe Martina Hingis po mendon seriozisht për këtë dyshe me Roger Federer.


Në një intervistë të dhënë për “Tennis Magazine”, ajo ka pranuar se është tërhequr nga ideja për të luajtur bashkë me tenistin me më shumë grand sleme të fituara. Të dy janë zviceranë, ndaj gjithçka është e mundur. “Siç kam thënë gjithnjë, kam shumë dëshirë të luaj me Roger, – thotë Hingis, 35-vjeçare. – Por jo gjithçka varet nga unë. Federer ka një kalendar të ngjeshur. Nëse nuk ndodh me Roger, shpresoj të luaj më Stan ose me një tjetër. Në çdo rast, të jem në Rio është një mundësi e mirë për mua”, ka thënë sot Martina Hingis, ish-numri 1 në botë, që tashmë luan vetëm në lojën dyshe.

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët e Man Cityt tallen me Viniciusin me transparentin gjigant

Tifozët e Man Cityt tallen me Viniciusin me transparentin gjigant

Liga e Kampionëve
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Aguero bëri një premtim të çuditshëm nëse Real Madrid mund Man Cityn

Aguero bëri një premtim të çuditshëm nëse Real Madrid mund Man Cityn

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Polemikat në ndeshjen Inter-Fiorentina, analistët reaguan me frazat

Polemikat në ndeshjen Inter-Fiorentina, analistët reaguan me frazat "ata duhet të dilnin nga fusha" dhe 'vdekja e futbollit'

Serie A
Dhoma e Real Madridit i ka kthyer shpinën Viniciusit për shkak të sjelljes së tij

Dhoma e Real Madridit i ka kthyer shpinën Viniciusit për shkak të sjelljes së tij

La Liga
Kalo në kategori