Partia Demokratike e Kosovës sot ishte në fazën përfundimtare të përgatitjeve për “Marshin për Drejtësi”. Drejtues të kësaj partie, aktivistë e të rinjtë bënin gati pankartat për marshin që do të mbahet nesër duke filluar nga ora 14:00.
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi tha se marshi i nesërm është i qytetarëve të Kosovës para pa dallime, në solidarizim me krerët e UÇK-së.
Sipas tij, marshi është më mesazh i mirë për liderët në gjithë botën se populli i Kosovës beson fuqishëm në pafajësinë e tyre dhe në pastërtinë dhe drejtësinë e luftës çlirimtare.
“Përgjigja dhe masiviteti që po duket tashmë do të jetë nesër për marshin për drejtësi, është i domosdoshëm, është një solidarizim që na takon ta bëjmë me krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët një ditë pas marshit do të ballafaqohen me fillimin e gjykimit të tyre. Pritja ime është që të jetë një marsh që se ka parë Kosova asnjëherë pas luftës, të jetë një marsh qytetar, një marsh i qytetarëve të Kosovës para së gjithash pa dallime. Platforma ‘Liria ka emër’, me këtë iniciativë ka arritur që ta unifikojë popullin shqiptar të Kosovës dhe jo vetëm. Unë e kam vlerësuar shumë edhe mbështetjen që kanë dhënë organizata dhe partitë politike të komuniteteve joshumicë në Kosovë, të gjitha konfesionet fetare, të gjitha bashkësitë fetare në Kosovë, sindikata, organizata… Është një mesazh i mirë për liderët e Kosovës por edhe për botën, që t’iu tregojmë se populli i Kosovës është ky dhe populli i Kosovës beson fuqishëm në pafajësinë e tyre dhe në pastërtinë dhe drejtësinë e luftës çlirimtare”, tha ai.
Kurse, nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili tha se pret që nesër të gjithë të dalin në mënyrë masovike në përkrahje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të tregohet dëshira e qytetarëve se e drejta e Kosovës të vendoset dhe që ata të kthehen sa më shpejtë në vendin e tyre.
“Si Parti Demokratike e Kosovës, jemi organizuar në të gjitha degët, po ashtu edhe në degën e Prishtinës, që të përçojmë mesazhin tek të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, që ky marsh është në mbrojtën e historisë tonë, është marsh për drejtësinë që ne e kërkojmë, drejtësi që e mbron Kosovën, që na jep mundësinë që të krijojmë të vërtetën tonë të Kosovës. PDK-ja, përveç që ka qenë gjithmonë e organizuar, kësaj rradhe jemi organizuar së bashku me qytetarë dhe po shihet që ka një vullnet të madh të njerëzve për t’u bashkangjitur në këtë marsh… Është një marsh i cili na bashkon neve qytetarëve, në mbrojtjen e historisë sonë”, tha ai.
E kryetarja e Rinisë Demokratike të Kosovës, Arbnora Salihu tha se të rinjtë pavarësisht qasjeve dhe ideologjive të tyre, kanë vendosur të marshojnë për të drejtën e shtetit tonë.
“Jemi duke punuar prej ditës kur ‘Liria ka emër’, e ka shpallur këtë marsh dhe prej asaj dite ne kemi filluar të kontaktojmë me strukturat tona. Përveç kësaj të gjithë rinia pa dallim parti e kanë përkrahur këtë marsh, organizata studentore, joqeveritare dhe të rinjtë e tyre na kanë bërë të ndjehemi shumë mirë që pavarësisht qasjeve dhe ideologjive të tyre, të cilat ata i përkrahin, ata kanë vendosur të marshojnë për drejtësi, për të drejtën e shtetit tonë”, tha ajo.
Marshi për drejtësi nis nesër në orën 14:00 në sheshin “Zahir Pajaziti”, për të vazhduar në drejtim të sheshit “Skënderbeu”. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje