Marshi kundër vrasjes së grave përmes fotografive

Edhe këtë vit, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas është organizuar marsh protestues.
Marshojmë s’festojmë, kësaj here organizimin e bëri në tri pikëtakime kryesore, ku mijëra gra e burra u bashkuan për të kundërshtuar vrasjen e grave.
Telegrafi ju sjellë përmes fotografive marshin në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Këtë vit marshi në Prishtinë pati tri pikëtakime kryesore:
10:00 - Pallati i Drejtësisë, Hajvali, Prishtinë
11:20 - Rrethi i Flamurit, Prishtinë
12:00 - Sheshi "Zahir Pajaziti", Prishtinë, për të vazhduar në trajektoren tradicionale deri te Qeveria e Kosovës.

Dhjetëra protestues mbanin në duar pankarta me sloganet:
“Drejtësi për gratë e vrara”.
“Gjykatat i kanë duart me gjak”,
“Edhe sa thirrje të humbura”,
“Vrasja e Grave është urgjencë kombëtare”,
“Pse fuqia e zanit tem është më e pa rëndësime se aktet abuzuese”.

Adelina Tershani nga Rrjeti i Grupit të Grave, deklaroi se po protestojnë ngase vrasja e grave në Kosovë nuk po trajtohet seriozisht nga drejtësia.
Edhe Agjencia për Barazi Gjinore ka organizuar ngjarjen me temën “Zhbëjmë paragjykimet, punojmë për gjithëpërfshirjen”. /Telegrafi/



















































