LAJMI I FUNDIT:

Marrëveshje miliarda dollarësh për TikTok-un, blerësi pritet të konfirmohet së shpejti

Marrëveshje miliarda dollarësh për TikTok-un, blerësi pritet të konfirmohet së shpejti

TikTok thuhet se është një kompani që dëshiron ta blejë biznesin e tyre në SHBA, Zelandën e Re dhe Australi dhe mund të bëjë një njoftim në lidhje me shitjen këtë javë.

CNBC raportoi se njoftimi mund të vinte qysh sot, duke cituar burime të njohura me këtë çështje.

Kompania duhet të finalizojë shitjen brenda disa javësh për të shmangur ndalimin e operacioneve të saj të urdhëruar nga presidenti Donald Trump, shkruan Business Insider. Kina e ndërlikoi më tej afatin kohor të premten, kur njoftoi rregulla të reja që mund t’i japin qeverisë kineze të drejtën e vetos mbi një shitje të mundshme, transmeton Telegrafi.


TikTok është aplikacioni i vetëm kinez që është me të vërtetë i suksesshëm në të gjithë botën. Pothuajse të gjitha aplikacionet e tjera kurrë nuk janë dal jashtë Kinës.

Tani ka zëra aktualë që aplikacioni i njohur mund t’i shitet një kompanie amerikane për 20 deri në 30 miliardë dollarë amerikanë. Sipas CNBC, Bytedance, e cila zotëron TikTok-un, tashmë ka vendosur për një blerës. Microsoft dhe zinxhiri i supermarketeve Walmart, së bashku me Oracle, janë dy pretendentët kryesorë për ta blerë TikTok-un, shkruan CNBC.

Një mori blerësish të tjerë të mundshëm janë përfolur gjatë javëve të fundit, duke përfshirë Netflix, Apple dhe Alphabet. Analistët presin që çmimi i shitjes të jetë rreth 20 deri në 30 miliardë dollarë.

Bytedance, aktualisht po kontrollon nëse marrëveshja mund të shkojë siç është planifikuar.

Kompania mëmë kineze e TikTok, Bytedance, tha gjatë fundjavës se do t’i duhej një licencë nga qeveria kineze përpara se të shesë tek një kompani amerikane. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Gjeniu i teknologjisë – 13 vjeçari nga Kosova që kupton teknologjinë si një ekspert

Gjeniu i teknologjisë – 13 vjeçari nga Kosova që kupton teknologjinë si një ekspert

Teknologji
iPhone sjell ndryshime të mëdha për hartat - por jo të gjithë do të mund t’i përdorin

iPhone sjell ndryshime të mëdha për hartat - por jo të gjithë do të mund t’i përdorin

Teknologji
Iu deshën vetëm katër javë për ta trajnuar, kompania Foxconn prezanton modelin e saj të parë të inteligjencës artificiale

Iu deshën vetëm katër javë për ta trajnuar, kompania Foxconn prezanton modelin e saj të parë të inteligjencës artificiale

Teknologji
Kur do të prezantohet iPhone 17? Gjithçka që dihet

Kur do të prezantohet iPhone 17? Gjithçka që dihet

Teknologji
U prezantua kompjuteri me qeliza të trurit të njeriut

U prezantua kompjuteri me qeliza të trurit të njeriut

Teknologji
YouTuberi testoi Samsung Galaxy S25 Ultra, një detaj në telefon e zhgënjeu

YouTuberi testoi Samsung Galaxy S25 Ultra, një detaj në telefon e zhgënjeu

Teknologji
Kalo në kategori