LAJMI I FUNDIT:

Mediat greke: Marrëveshja do të arrihet tani, do të kompletohet për dy vite

Mediat greke: Marrëveshja do të arrihet tani, do të kompletohet për dy vite

Arritja e marrëveshjes tani dhe jetësim gradual të kësaj marrëveshje për dy vjet janë dy karakteristikat që përshkruajnë skenarin që gjendet në tavolinën e bisedimeve për çështjen e emrit të cilën e publikon numri i përjavshëm i gazetës greke “Ta nea”.

“Përgjatë leximit të parë, elementi më i rëndësishëm i këtij version të marrëveshjes është paraqitja e qëllimit që fqinjët të pranojnë përdorimin gjithëpërfshirës “Erga-Omnes”, emri të cilin do të dakordohet (kryesojnë emrat Maqedonia e Epërme, Maqedonia e Re)”, shkruan gazeta duke komentuar se pala maqedonase ndryshon qëndrimin për përdorimin e emrit kushtetues brenda vendit.

Sipas informatave të gazetës, marrëveshja nuk mundet të bëhet tani dhe menjëherë por duhet kohë, më së shumti do të zgjaste dy vjet për implementimin e “Erga-Omnes”.


Ana maqedonase ka konsideruar, shkruan “Ta Nea”, se kjo periudhë dyvjeçare është e mjaftueshme që të bëhen ndryshimet e nevojshme kushtetuese, qoftë me ose pa shpalljen e zgjedhjeve te reja.

Siç shkruan gazeta, që Maqedonia t’i bëj këto lëshime, kërkon që të sigurohen rezultate të menjëhershme, gjegjësisht antarësim në NATO dhe më pas fillim të negociatave për në BE.

Në trend Lajme

Më shumë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Drejtësi
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Kalo në kategori