Marrëveshja për modernizimin e turbinave në dy njësitë e TC Kosova B, KEK-u jep detaje

Korporata Energjetike e Kosovës të premten organizoi ceremoninë e marrëveshjes për një investim të rëndësishëm në vlerë prej 47.9 milionë EURO për modernizimin e turbinave të dy njësive të TC Kosova B, duke shfrytëzuar avancimet më të fundit teknologjike.
Projekti do të implementohet nga kompania e mirënjohur amerikane General Electric (GE).
Siç bën të ditur KEK-u, projekti i modernizimit do të sigurojë që dy njësitë e TC Kosova B të funksionojnë me efikasitet më të lartë, prodhim më të besueshëm të energjisë elektrike dhe me kosto më të ulët.
“Ky investim madhor do të rrisë kapacitetin e prodhimit për 14-17 MW për njësi, pa emetime shtesë dhe ndikim negativ në ambient.
Modernizimi do të zgjasë jetëgjatësinë e përdorimit të turbinave për 20 vite të tjera dhe do të zgjasë ciklin e jetës së riparimeve kapitale të tyre nga çdo 5 vjet në çdo 8-9 vjet”, bën të ditur Korporata Energjetike e Kosovës.
Sipas KEK-ut, ky investim do të na lejojë të vazhdojmë me kërkesën në rritje për energji elektrike duke siguruar që termocentralet të bëhen më efikase dhe më të besueshme.
“Me këtë projekt modernizimi, në po prezantojmë përparimet më të fundit teknologjike në inxhinierinë e termocentraleve për të rritur efikasitetin dhe produktivitetin e tyre, si dhe zbatimin e sistemeve të avancuara të kontrollit dhe monitorimit.
Modernizimi i mëtejshëm i Termocentraleve do të ketë një ndikim të rëndësishëm edhe në mjedis. Paralelisht me këtë projekt, KEK do të investojë edhe në teknologjitë e reja që do të na mundësojnë reduktimin e emetimeve si dhe varësia nga lëndët djegëse fosile do të ulet ndjeshëm, duke reduktuar kështu edhe gjurmën e karbonit”, u tha më tutje.
Sipas KEK-ut, projekti i modernizimit të termocentraleve tona do të rrisë në mënyrë të ndjeshme sigurinë e operimeve të prodhimit të energjisë elektrike.
“Fokusi ynë është që të rrisim qëndrueshmërinë, efikasitetin dhe besueshmërinë e operimit të termocentraleve tona, dhe kjo do të sigurojë që KEK do të përmbush kërkesën në rritje për energji elektrike duke minimizuar ndikimin mjedisor.
Korporata Energjetike e Kosovës është e përkushtuar të ofrojë një burim energjie të besueshëm dhe me kosto të përballueshme për vendin dhe ky investim është një hap i rëndësishëm në këtë drejtim”, thuhet më tej. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!
Elon Musk do të paguajë 11 miliardë dollarë: Jam tatimpaguesi më i madh në historinë e Shteteve të Bashkuara

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit