LAJMI I FUNDIT:

Marrëveshja Itali-Shqipëri për emigrantët, UNHCR do të monitorojë zbatimin e saj në terren

Marrëveshja Itali-Shqipëri për emigrantët, UNHCR do të monitorojë zbatimin e saj në terren

Agjencia për refugjatë e Kombeve të Bashkuara (UNHCR), njoftoi këtë të enjte se kishte rënë dakord për të monitoruar tre muajt e parë të zbatimit të marrëveshjes për emigrantët mes vendit tonë dhe Italisë.

Njoftimi për të vëzhguar sesi marrëveshja do të zbatohet në terren, vjen pasi UNHCR shprehu shqetësime të shumta lidhur me marrëveshjen e Italisë për të shqyrtuar kërkesat e azilit për emigrantët e parregullt në Shqipëri.

Agjencia theksoi se kishte rënë dakord të monitorojë zbatimin, në mënyrë që të ndihmojë “në respektimin e të drejtave dhe dinjitetit të personave që janë subjekt” i marrëveshjes.


UNHCR tha se do të këshillojë emigrantët për të drejtën e tyre për të kërkuar azil dhe do të sigurohet që procedurat që do të përdoren të jenë “në vijë me standardet ndërkombëtare dhe rajonale për të drejtat e njeriut, të jenë të drejta dhe të ofrojnë mbrojtje dhe zgjidhje për ata që kanë nevojë për mbrojtje ndërkombëtare”.

Sipas marrëveshjes pesëvjeçare të arritur mes kryeministrit Rama dhe homologes italiane Meloni, vendi ynë do të strehojë emigrantë që do të shpëtohen në det, teksa Italia me procedurë të përshpejtuar do të shqyrtojë kërkesat e tyre për azil.

Dy qendrat që tashmë kanë përfunduar së ndërtuari, do të financohen dhe menaxhohen nga Italia, dhe mund të akomodojnë deri në 3.000 migrantë që do të vijnë nga shteti fqinj përmes detit./RTSH

Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Kalo në kategori