LAJMI I FUNDIT:

Marrëveshja me Greqinë për emrin sot pritet të ratifikohet në Kuvend

Marrëveshja me Greqinë për emrin sot pritet të ratifikohet në Kuvend

Marrëveshja për zgjidhjen e çështjes së emrit me Maqedoninë, sot duhet të ratifikohet në kuadër të seancës së 51-të në Kuvendin e Maqedonisë.

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, në seancën kuvendore e cila filloi dje tha se Greqia, pas ratifikimit të marrëveshjes në Parlament, ka për detyrë ta njoftojë kryetarin e Këshillit të Evropës, Donald Tusk, se mbështet fillimin e anëtarësimit të Maqedonisë në BE dhe ta njoftojë sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, se mbështetë ftesën për në NATO, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pas miratimit në Kuvend, marrëveshja duhet të dërgohet tek presidenti i shtetit, Gjorge Ivanov, i cili ka afat prej shtatë ditësh për ta nënshkruar.


Nëse presidenti përdor të drejtën e vetos, marrëveshja përsëri rikthehet në procedurë kuvendore, ku duhet të votohet me shumicë absolute dhe marrëveshja përsëri dërgohet tek presidenti, i cili për herën e dytë është i detyruar ta nënshkruajë.

Kuvendi dje e filloi procedurën për ratifikimin e marrëveshjes, e cila do të sillet me procedurë të shkurtë dhe flamur evropian./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Kalo në kategori