Marrëveshja financiare me Hungarinë, Murati: Kosova mund të marrë kredi prej 62 milionë euro

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere ka miratuar Projektligjin për ratifikimin e amendamentit numër 1 të marrëveshjes të lidhur ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe asaj Hungareze për bashkëpunim financiar.
Për të arsyetuar të njëjtën, në komision ishte edhe Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, i cili tha se përmes kësaj marrëveshje Kosova do të marrë një kredi të butë prej 62 milionë eurove.
“Bëhet një fjalë për një kredi e cila është 62 milionë euro. Përkitazi me ligjin janë ndjekur gjitha hapat ligjor, prandaj duhet të mbështet ky projektligj, një kredi të butë”, tha ai, raporton Kp.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































