LAJMI I FUNDIT:

Marko Gjuriq: Prishtina e dëshiron Asociacionin pa fuqi ekzekutive, atë film s’kanë për ta parë

Marko Gjuriq: Prishtina e dëshiron Asociacionin pa fuqi ekzekutive, atë film s’kanë për ta parë

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq,  tha se Serbia do ta mbështesë punën për krijimin e AKS-së, por jo bazuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, e cila, siç kujton ai, anuloi më parë 22 nga 23 elementet e statutit.

Ai theksoi se nuk është aspak optimist me afatin e vënë nga BE ndaj Kosovës për të themeluar Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe.

“Ne duam që Asociacioni të ketë fuqi. Prishtina do që Asociacioni të mos ketë  këtë fuqi, por nuk do ta shihni atë film”, ka thënë ai, shkruan Tanjug.


Më tej tha se drejtuesit e institucioneve të Kosovës nuk po tregohen të sinqertë për afatin që ka vënë BE për themelimin e AKS-së./Telegrafi/