Site icon Telegrafi

Mariza Ikonomi ‘zbulon’ fituesen e ‘Kënga Magjike’

Jemi në prag të finales të një prej festivaleve më të rëndësishme në Shqipëri, “Këngës Magjike” dhe diskutimet për fituesin janë në pikën e tyre më të nxehtë.

Gjatë këtyre javëve, janë prezantuar dhjetëra këngë konkurruese në “E diela Shqiptare”, artistë të famshëm dhe materiale të suksesshme dhe kjo lë pak vend për supozime mbi atë që mund të ngrejë kupën e këtij festivali.

Sidoqoftë, Mariza Ikonomi nuk ka nguruar të “zbulojë” se sipas saj, kush do të jetë fituesi i këtij viti “Arilena kam parë që ka shumë shikues, po ashtu dhe Rozana Radi. Flaka Krelani po ashtu, por mund ta fitojë edhe Tuna”, ka thënë Ikonomi gjatë një interviste.

Megjithatë, kurrë mos thuaj kurrë dhe votimi i artistëve në “Kënga Magjike” ka sjellë gjithmonë surpriza. /revistaclass/

Exit mobile version