Mariçiq: Presim takimin Kovaçevski-Mickoski dhe marrëdhënie konstruktive nga opozita
Kryeministri Dimitar Kovaçevski publikisht i bëri thirrje liderit të VMRO-DPMNE-së opozitare, të cilët biseduan me telefon dhe pres që në javët në vijim të ndodh takim i liderëve ku opozita do të informohet për vijimin e bisedimeve me Bullgarinë. Me rëndësi është që t’i dëgjojmë edhe qëndrimet e tyre, theksoi zëvendëskryeministri për eurointegrime Bojan Mariçiq.
Ai sonte në ditarin në TV Sitel, theksoi se vetë fakti që ka deklarim të miratuar në Kuvend të pranuar nga të gjitha partitë është tani më shenjë se ekziston dialog, por edhe linjë në të cilën dakordohen dhe i përshkruajnë interesat kombëtare.
“Kryeministri Kovaçevski publikisht e ftoi liderin e opozitës, ata biseduan përmes telefonit dhe unë pres në periudhën në vijim, në javët në vijim të ndodh takim i liderëve në të cilin do të bisedohet për shumë çështje, ndër të cilat edhe marrëdhënie me Bullgarinë dhe opozita do të informohet për vijimin e bisedimeve, por gjithashtu është me rëndësi t’i dëgjojmë edhe qëndrimet e tyre”, tha Mariçiq.
Sipas Mariçiq, është shumë me rëndësi që opozita të niset sinqerisht në këtë çështje dhe se do të kenë marrëdhënie konstruktive, sepse siç theksoi, çështja me Bullgarinë është çështje e cila ka të bëjë me integrimet tona evropiane, ka të bëjë me marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe është problem i cili nuk do të zhduket për pesë ose dhjetë vite.
“Nëse përgjigja e tyre në pyetjen për ndryshimet kushtetuese lidhur me shënimin e bashkësive etike në Kushtetutë është që ta shkurtojmë Kuvendin për një të katërtën, kjo nuk është shprehje e qëndrimit. Kjo është thjeshtë defokusim i çështjeve të tjera. Natyrisht ai duhet të jetë konstruktiv, ishte destruktiv në rastin me Marrëveshjes së Prespës. Shpresoj se këtë herë do ta shfrytëzojnë shansin për të hyrë në këtë proces më ndryshe dhe me të vërtetë të zgjidhet procesi i interesit të përbashkët pa i ndarë qytetarët, pa lënë plagë të hapura të cilat më pas do të na kthehen si bumerang ose pa lënë hapësirë për të menduar cili do se në të ardhmen do të mund të ndryshojë nën presionin e tyre”, tha Mariçiq.
Ai shtoi se Qeveria do të kujdeset plotësisht për mbrojtjen e interesave të tyre, për ruajtjen e identitetit dhe gjuhës maqedonase dhe konsensus më të gjerë në pikëpamje të kësaj çështje.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Inceneratori i Tiranës, pranohet gjykimi i shkurtuar për Lefter Kokën dhe të tjerët
Elezi: Vazhdon periudha e aplikimit për akreditimin e mediave për zgjedhjet, përfundon më 4 shkurt
Mickoski: Jemi plotësisht të orientuar drejt mbështetjes së investimeve direkte nga kompanitë e huaja
"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues
Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës
Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje
“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje
Tensione gjatë seancës ndaj Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, vërejtje për avokatin e Kokallës
Vitia: Më 1 shkurt do të hyjë në fuqi lista zyrtare e çmimeve të produkteve medicinale