Mariçiq: Pres regjistrim të suksesshëm, zyrtarisht duhet të përfundojë sonte në orën 20:00

Urime për Entin Shtetëror për Statistikë dhe të gjitha institucionet e përfshira për zbatimin e regjistrimit. Ky ishte me të vërtetë një operacion i rëndë dhe kompleks, i cili për herë të parë bëhet pas 20 viteve dhe me metodologjinë më të re të Eurostat, dhe jo në letër, por me kompjuterë dhe tabletë, theksoi ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq duke qenë mysafir në “Utrinski Brifing”.
Me të vërtetë, potencoi Mariçiq, kishte edhe shumë famë politike, por edhe probleme teknike reale dhe sulme të hakerëve, të cilat për fat të mirë u tejkaluan me sukses.
“Pres sot në fund të ditës të marrrim informata nga ESHS se regjistrimi ka përfunduar me sukses. Gjithsesi, do të ketë edhe fazë të kontrollit të disa të dhënave dhe informatave, nevojitet një periudhë prej gjashtë muajve në të cilat ato informata duhet të mblidhen dhe në fund do t’i marrim rezultatet në mars të vitit të ardhshëm”, deklaroi Mariçiq.
Për atë nëse ka mundësi për riregjistrim, Mariçiq tha se kjo mundësi ka ekzistuar deri tani dhe qytetarët kanë mundur edhe vetë të shprehin interesim për t’u regjistruar, por regjistrimi zyrtarisht duhet të përfundojë sonte në orën 20:00.
“Të dhënat të cilat i ka ESHS ka hapësirë të rikontrollohen, atje, ku ka nevojë, të korrigjohen, ka disa periudha prej disa ditësh, që është procedurë e rregullt dhe ka qenë edhe në regjistrimet paraprake, të përfundojë ky operacion, megjithatë regjistrimi masiv, ashtu siç është konfirmuar me ligj mbaron sonte”, sqaroi Mariçiq.
Në lidhje me thirrjet për bojkot të Regjistrimit, Mariçiq tha se vetëm partia me orientim të Majtë në mënyrë aktive ka punuar që regjistrimi të mos ketë sukses.
“Për fat të mirë nuk kishte efekt më të madh. Kishte raste individuale, të aktivistëve dhe anëtarëve të tyre të cilët refuzonin të regjistrohen ose ta hapin derën. Ata janë evidentuar, do të thotë i kanë të dhënat e shtatë regjistrimeve tjera të cilat janë përshkruar në Ligj, por pasiqë refuzuan vullnetarisht të marrin pjesë, dhe për ato raste ligji parashikon gjoba. Megjithatë, për atë do të shohim si do të veprojë ESHS. Ata janë në numër të vogël dhe prandaj mendoj se nuk mund të japin goditje në pasqyrën e përgjithshme për regjistrimin e suksesshëm”, tha Mariçiq.
Në lidhje me spekulimet e mundshme për të dhënat e regjistrimit. Mariçiq theksoi se një numër shumë i kufizuar i njerëzve kanë qasje te ajo bazë e të dhënave, që është rregulluar edhe në mënyrë ligjore dhe metodologjike.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Zgjedhjet në Shqipëri, 42 mijë shtetasve nga diaspora u refuzohet aplikimi

Shala për grisjen e Kuranit në Prizren: Akt që duhet hetuar pa emocione nga organet e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës