LAJMI I FUNDIT:

Mariçiq: Politikat arsimore dhe sociale i harmonizojmë në përputhje me standardet e BE-së

Mariçiq: Politikat arsimore dhe sociale i harmonizojmë në përputhje me standardet e BE-së

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, së bashku me ministren e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevska dhe ministrin e Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri, zhvilluan koordinim online me grupet punuese sektoriale, në prani të komunitetit të donatorëve.

Zëvendëskryeministri Mariçiq e theksoi rëndësinë e këtyre sektorëve të cilët synojnë të krijojnë vende pune shtesë dhe më të mira, investime të reja në arsim dhe shkencë dhe mobilizimin e të gjitha palëve relevante si parakusht për standarde më të mira sociale në shoqëri dhe krijimin e punëtorëve të kualifikuar që mund të përgjigjen në nevojat e tregut të punës.

“Qëllimet e politikës arsimore dhe sociale, si dhe punësimi i Maqedonisë së Veriut janë mirë të harmonizuara me shtyllën e BE-së për të drejtat sociale dhe politikën e BE-së për të drejtat themelore dhe Strategjinë gjinore. Kjo tregon përkushtimin tonë për të vazhduar investimin për të reduktuar mangësitë e identifikuara, të gjitha në përputhje me standardet e BE-së,” tha Mariçiq.


Zëvendëskryeministri informoi në takim se romët janë sërish të përfshirë në këtë grup pune sektorial, duke besuar se kjo do të ofrojë një mjedis më të mirë për diskutimin e politikave të përfshirjes sociale, ndërsa e theksoi edhe rëndësinë e pjesëmarrjes së organizatave të shoqërisë civile në takimet e grupeve të punës sektoriale për sigurim më të shpejtë të informacioneve në terren dhe zbatim më efikas të prioriteteve.

Mariçiq e prezantoi qasjen e re në punën e të gjitha grupeve sektoriale të punës, si mekanizmin më të rëndësishëm për koordinimin transparent dhe gjithëpërfshirës të politikave sektoriale dhe planifikimin e asistencës së donatorëve, përfshirë IPA-n, duke theksuar se Sekretariati për Çështje Evropiane do të informojë vazhdimisht për diskutimet dhe aktivitetet e grupeve sektoriale të punës.

“Ne vendosëm ta prezantojmë këtë ndryshim për të promovuar dialogun politik përmes një qasjeje gjithëpërfshirëse dhe transparente ndaj politikave sektoriale, ndërsa fokusi i takimeve është në prezantimin dhe diskutimin e prioriteteve strategjike sektoriale dhe mënyrën se si mund të merret ndihma e donacioneve për zbatimin e prioriteteve kombëtare”, tha zëvendëskryeministri Mariçiq.

Zëvendëskryeministri Mariçiq informoi në takim se procesi i programimit IPA 2023-2024 është aktiv dhe u bëri thirrje koordinatorëve të IPA-s që të fillojnë me organizimin e takimeve në nivel teknik me përfshirjen e donatorëve dhe organizatave të shoqërisë civile.

Në trend Lajme

Më shumë

"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës

Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës

Drejtësi
Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Lajme
“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

Lajme
Tensione gjatë seancës ndaj Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, vërejtje për avokatin e Kokallës

Tensione gjatë seancës ndaj Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, vërejtje për avokatin e Kokallës

Lajme
​Vitia: Më 1 shkurt do të hyjë në fuqi lista zyrtare e çmimeve të produkteve medicinale

​Vitia: Më 1 shkurt do të hyjë në fuqi lista zyrtare e çmimeve të produkteve medicinale

Shëndetësi
Kalo në kategori