LAJMI I FUNDIT:

Mariçiq: Kemi kërkuar që vendi të bëhet pjesë e rrjetit evropian të migracionit

Mariçiq: Kemi kërkuar që vendi të bëhet pjesë e rrjetit evropian të migracionit

Në fushën “Drejtësia, liria dhe siguria” është bërë hapi i parë në “përshpejtimin e integrimit”. Kërkuam që Maqedonia e Veriut të bëhet pjesë e Rrjetit evropian të migracionit, që është dëshmi plus i gatishmërisë së mirë në këtë fushë dhe përkushtimit të ekipit negociator maqedonas në proces, deklaroi zëvendëskryeministri i obliguar për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq në Bruksel, ku sot përfundoi skriningun dypalësh treditor për Kapitullin 24 – Drejtësi, liri dhe siguri.

Siç njoftoi Sekretariati për çështje evropiane, në skriningun anëtarët e grupit punues maqedonas prezantojnë pozitën dhe nivelin e përputhshmërisë së sistemit juridik të vendit në raport me legjislacionin e BE-së, lidhur me bashkëpunimin gjyqësor në çështjet civile dhe tregtare, si dhe bashkëpunimin gjyqësor në çështjet penale dhe konfiskimin dhe ngrirjen e pasurisë.

Duke shprehur kënaqësinë për takimin, Mariçiq, i cili është edhe negociatori kryesor i vendit me BE-në, theksoi se pret që negociatat me Unionin të vazhdojnë me këtë dinamikë të mirë.


Ai theksoi se Kapitulli 24 është vendi ku kemi vite që bashkëpunojmë në fushën e azilit, migracionit dhe regjimin e vizave dhe megjithëse në këtë jemi mjaft të suksesshëm në harmonizimin, është një fushë në të cilën gjërat ndryshojnë me shpejtësi.

Sipas Mariçiqit, vala e emigrantëve të vitit 2015 dhe 2016 dhe kriza e lidhur me Ukrainën treguan se ne kemi pajtueshmëri dhe bashkëpunim me BE-në, ndërsa kurora e atij bashkëpunimi është Marrëveshja FRONTEKS, që u nënshkrua paradokohe në Shkup dhe që rregullon çështjet që kanë të bëjnë me mbrojtjen e kufirit evropian nga migrimi i padëshiruar dhe ilegal në afat të gjatë.

Ndryshe, në tri ditët e kaluara anëtarët e grupit Punues për negociim kanë pasur 56 prezantime në 12 tema që kanë të bëjnë me migracionin, azilin, bashkëpunimin gjyqësor në çështje civile, bashkëpunimi në fushën e luftës kundër drogës, bashkëpunimi në fushën e doganave, politikës së vizave, bashkëpunimi policor dhe lufta kundër krimit të organizuar, bashkëpunimi ndërmjet njësive të inteligjencës financiare, krimi i organizuar, bashkëpunimi gjyqësor në çështjet penale, lufta kundër terrorizmit, regjimi i vizave, falsifikimi dhe kufijtë e jashtëm.

Në trend Lajme

Më shumë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Lajme
Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Kronika e Zezë
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Kalo në kategori