LAJMI I FUNDIT:

Mariçiq: Goce Dellçev për ne është hero shumë i rëndësishëm maqedonas, për Bullgarinë është hero i rëndësishëm bullgar

Mariçiq: Goce Dellçev për ne është hero shumë i rëndësishëm maqedonas, për Bullgarinë është hero i rëndësishëm bullgar

Ne duhet të jemi të kujdesshëm dhe të vëmendshëm dhe nuk duhet të japim ndonjë parashikim specifik të datës pasi nuk ka funksionuar në të kaluarën, tha për “REL” Bojan Mariçiq, koordinator kombëtarë për çështje evropiane.

Ai thotë se kushtet për negociata janë përmbushur, dhe tani është përgjegjësia e BE-së të marrë një vendim. Mariçiq gjithashtu foli edhe për metodologjinë e re të BE-së dhe pritjet e qytetarëve në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Sa i përket asaj nëse metodologjia e re, për shembull, siguron që Bullgaria nuk do të bllokojë Maqedoninë nëse nuk pranon që Goce Dellçev është Bullgar, Mariçiq tha:


“Mendoj se në një mënyrë të rezolute nuk mund t’i vendosim gjërat. Ajo që është e rëndësishme për Bullgarinë është zbatimi i Marrëveshjes për Miqësi dhe Fqinjësisë të mirë. Në frymën e asaj marrëveshje është që së bashku të festojmë disa personalitete dhe ka komisione që punojnë për këtë, udhëheqësit politikë punojnë mbi të dhe nuk besoj se varet nga përcaktimi ose njohja nëse Goce Dellçev është bullgar, por shumë më tepër sesa ne mund ta bëjmë është që Goce Dellçevi të jetë simbol i bashkimit, sepse për ne është padyshim një hero shumë i rëndësishëm maqedonas, për Bullgarinë është gjithashtu një hero i rëndësishëm bullgar.

Mariçiq shtoi qëllimi i Marrëveshjes së Miqësisë dhe Fqinjësisë është të ndërtojë besim, miqësi dhe nga njëra anë të njohësh pjesën e përbashkët të historisë, nga ana tjetër të njohësh mundësinë e një të ardhme të përbashkët./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

Lajme
KPK dhe ZKPSh i reagojnë Kurtit: Zbatimi i ligjit është detyrim, jo interes personal

KPK dhe ZKPSh i reagojnë Kurtit: Zbatimi i ligjit është detyrim, jo interes personal

Lajme
Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Lajme

"Grisja e Kuranit akt i shëmtuar dhe neveritës", Hoxha i Prizrenit: U tha se personi ka probleme psikike

Lajme
Rutte dhe ambasadorët e NATO-s pritet ta vizitojnë Kosovën

Rutte dhe ambasadorët e NATO-s pritet ta vizitojnë Kosovën

Lajme

"Fitimtari do ta formojë qeverinë", Kurti flet për zgjedhjet

Lajme
Kalo në kategori