LAJMI I FUNDIT:

Mariçiq: Bashkëpunimi me Bullgarinë po zhvillohet, qytetarët kanë dobi

Mariçiq: Bashkëpunimi me Bullgarinë po zhvillohet, qytetarët kanë dobi

Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq, në një intervistë për Nova TV, tha se me vendosjen e metodologjisë së re për bashkëpunim sektorial, progresi ndërmjet Shkupit dhe Sofjes nga janari e deri më tani është konstant dhe intensiv.

“Të enjten në Sofje diskutuam dhe ramë dakord për bashkëpunim të ri konkret në kuadër të grupit punues për bashkëpunim evropian – tranzicioni i gjelbër, transformimi digjital dhe sundimi i ligjit. Këto janë hapa të përbashkët jashtëzakonisht të rëndësishëm që ne ramë dakord t’i ndërmarrim së bashku dhe të cilët nga njëra anë përshpejtojnë agjendën tonë reformuese, dhe nga ana tjetër sjellin përfitime konkrete në jetën e përditshme të qytetarëve maqedonas dhe bullgarë”, tha Mariçiq.

Sa i përket punës dhe rëndësisë së grupeve të punës, Mariçiq beson se kjo mënyrë e punës tregon se qeveritë e të dy vendeve mbajnë komunikim të rregullt, kryejnë shpejt detyrat që i vendosin vetes dhe në këtë mënyrë sigurojnë përparim në bashkëpunim.


“Mendoj se sa më shumë të kemi sukses nga puna e grupeve sektoriale, aq më lehtë dhe më shpejt do të kapërcehen çështjet e hapura politike dhe kjo çon drejtpërdrejt në fillimin e negociatave për Maqedoninë e Veriut për anëtarësim në BE”, tha Mariçiq, duke shtuar se bëhet fjalë për dinamikë të shpejtë dhe tashmë është rënë dakord që takimi i radhës i punës të jetë në Shkup, në fillim të prillit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës

Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës

Drejtësi
Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Lajme
“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

Lajme
Tensione gjatë seancës ndaj Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, vërejtje për avokatin e Kokallës

Tensione gjatë seancës ndaj Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, vërejtje për avokatin e Kokallës

Lajme
​Vitia: Më 1 shkurt do të hyjë në fuqi lista zyrtare e çmimeve të produkteve medicinale

​Vitia: Më 1 shkurt do të hyjë në fuqi lista zyrtare e çmimeve të produkteve medicinale

Shëndetësi
Kalo në kategori