LAJMI I FUNDIT:

Marco Salihu, kandidati i vetëm shqiptar në TV më të madh të Veneto-s: Shfuqizojeni ligjin Bossi-Fini

Marco Salihu, kandidati i vetëm shqiptar në TV më të madh të Veneto-s: Shfuqizojeni ligjin Bossi-Fini

“Amendamentojeni ose shfuqizojeni ligjin Bossi – Fini”, tha dje kandidati i vetëm shqiptar në listat e partive italiane për zgjedhjet në Parlamentin Europian, Marco Muharrem Salihu, në TV Veneto, në një debat të fortë  ku merrnin pjesë dy krahët e politikës italiane, në moderimin e  gazetarit me eksperiencë, Luigi Bacialli. 

Kritikën e tij për këtë ligj diskriminues të tejkaluar nga koha e mbështetën të dy krahët e politikës, madje dhe prej të djathtës. Në debatin e fortë që zgjati dy orë, kandidati shqiptar foli dhe  për njohjen e shpejtë të dokumentave  të studimit dhe atyre profesionale të shqiptarëve, në kushtet kur Shqipëria si pjesë e Ballkanit, ka treguar se është pjesë e një territori me afërsi kulturore, ekonomike, historike me Italinë.

“Ju e dini se tashmë ka italianë që po shkojnë në Shqipëri, për biznes, pensione, turizëm, dhe disa ligje nuk kanë kuptim për të frenuar apo kufizuar lëvizjen e lirë nga Shqipëria dhe Ballkani”, nënvizoi ai.


Ndërkohë, Marco Muharrem Salihu, foli dhe për shembuj të suksesshëm të integrimit  të  bashkëkombasve tanë në Itali.

Tema e qendrave të strehimit për emigrantët e huaj në territorin shqiptar zuri vend në debatin e fortë në TV Veneto. Kandidati i Stati Uniti d’Europa për Rajonin e Verilindjes, në shkëmbim të kësaj ndihme që po jep Shqipëria për Italinë dhe BE për frenimin e emigracionit klandestin, kërkoi lehtësira për produktet shqiptare në tregun italian.

“Kur bëhet fjalë për Evropën nuk mundesh mos fol per punë ekonomie, dhe ndaj kemi Marko Salihu,  një sipërmarrës që punon në Venecia me origjinë shqiptare, kandidati për zgjedhjet evropiane. Nga pikëpamja e politikës ekonomike industriale sipas mendimit tuaj çfarë duhet bërë më shumë në Evropë?”, ishte prezantimi me të cilat moderatori Bacialli, e ftoi kandidatin Marco Salihu të merrte fjalën.

Salihu i kërkoi ekonomisë italiane, shtetit italian, që është i prekur nga njëlloj emigracioni,  nga vendet fqinjë në Ballkan, por dhe pellgje të tjera gjeografike, të ndiqte shembullin e Gjermanisë.

“Duhen hapur qendra trajnimi profesional, shkolla, në vendet nga vjen emigracioni me kulturë më të ngjashme me atë italiane. Kështu ata vijnë të përgatitur në territorin tonë”, tha ai.

Salihu shprehu mirënjohjen e shqiptarëve për Italinë, një vend që i ka dhënë mundësi të pafundme bashkëkombasve tanë, që rezultojnë sot komuniteti më i integruar.

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori