LAJMI I FUNDIT:

Marco Reus konfirmon largimin nga Dortmundi pas 12 vitesh në klub

Marco Reus konfirmon largimin nga Dortmundi pas 12 vitesh në klub

Marco Reus ka vendosur të largohet nga Borussia Dortmund si lojtar i lirë, pas 12 vitesh të kaluara në klubin gjerman.

Kontrata e Reus që do të skadojë në qershor të vitit 2024 – nuk do të zgjatet, kështu që sulmuesi gjerman do të largohet përfundimisht nga Dortmundi.

Është vet lojtari që ka njoftuar largimin pas 12 vitesh, me anë të një video në faqen zyrtare të klubit nga Signal Iduan Park.


“Jam jashtëzakonisht mirënjohës dhe krenar për këtë kohë të veçantë në klubin tim Borussia Dortmund”, ka thënë fillimisht Reus.

“Kam kaluar më shumë se gjysmën e jetës sime në këtë klub dhe kam shijuar çdo ditë, edhe pse ka pasur sigurisht momente të vështira”.

“Tashmë e di që do të jetë e vështirë për mua të them lamtumirë në fund të sezonit. E megjithatë, jam i kënaqur që tani ka qartësi dhe ne mund të përqendrohemi plotësisht në ndeshjet e rëndësishme finale që janë ende të jashtëzakonshme”.

“Ne kemi një qëllim të madh në mendje dhe të gjithë duam ta arrijmë atë së bashku. Për këtë ne kemi nevojë për secilin nga fansat tanë të jashtëzakonshëm, të cilët dëshiroj t’i falënderoj shprehimisht për mbështetjen e tyre të jashtëzakonshme ndër vite”, përfundoi ylli gjerman. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Propozohet një datë kur mund të zhvillohet ndeshja Barcelona-Osasuna

Propozohet një datë kur mund të zhvillohet ndeshja Barcelona-Osasuna

La Liga
Mbappe barazon Sukerin dhe Zamoranon - ai ka nevojë për nëntë gola të tjerë për të thyer rekordin e klubit

Mbappe barazon Sukerin dhe Zamoranon - ai ka nevojë për nëntë gola të tjerë për të thyer rekordin e klubit

La Liga
Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare

Ligat tjera
Transferimi te Cagliari dhe përballjet me De Gean e Maignan: Alen Sherri po jeton ëndrrën në futbollin italian

Transferimi te Cagliari dhe përballjet me De Gean e Maignan: Alen Sherri po jeton ëndrrën në futbollin italian

Serie A
Gjiganti anglez e ka seriozisht për Eduardo Camavingan - në verë oferta zyrtare

Gjiganti anglez e ka seriozisht për Eduardo Camavingan - në verë oferta zyrtare

Premier League
Paratici dhe Allegri drejt kthimit në Serie A, favoritë për të kaluar te klubi i madh

Paratici dhe Allegri drejt kthimit në Serie A, favoritë për të kaluar te klubi i madh

Serie A
Kalo në kategori