Italiani është duke nxehur stolin së fundmi te Juventusi, por kjo nuk i pengon që të japë kontributin e tij maksimal për titullin e 30-të në histori të klubit, apo yllin e tretë në fanellë, i cili është i shumëkërkuar për klubin Bianconer.

“Pasi e fituam Scudetton për të tretin vit radhazi, nuk është e lehtë të largohem. Ky grup ka dhënë më të mirën dhe prandaj dua të kontriboj”.


“Goli im ndaj Cagliarit ka qenë shumë i rëndësishëm edhe pse disa thonë se jam i pakënaqur në klub”.

“Siç kam thënë gjithmonë, nëse jam në pankinë ose jo, unë do të kem dëshirë të madhe gjithmonë për t’i ndihmuar ekipit dhe jam shumë i qetë për këtë”, ka deklaruar Marchisio.

telegrafi sport app