Marc Marquez operohet me sukses pas aksidentit të frikshëm

288:"JEREZ DE LA FRONTERA, SPAIN - JULY 18: Marc Marquez of Spain and Repsol Honda Team celebrates at the end of the MotoGP qualifying practice during the MotoGP of Spain, Qualifying at Circuito de Jerez on July 18, 2020 in Jerez de la Frontera, Spain. (Photo by Mirco Lazzari gp/Getty Images) 12:"Getty Images
Kampioni i botës në Moto GP, Marc Marquez, është operuar me sukses pas aksidentit të frikshëm që pësoi ditën e diel në garën e parë sezonale të Botërorit të vitit 2020.
Spanjolli është operuar në Barcelonë për të shmangur problemet në shpatull dhe gjërat kanë shkuar në mënyrën më të mirë, transmeton SuperSport.
Kështu, me shumë gjasa ai pritet të humbë vetëm garën e radhës atë në Jerez dhe mund të rikthehet në pistë që në ndalesën e tretë sezonale.

Më pas në orar është gara për Çmimin e Madh të Republikës Çeke në Brno që është në program në datën 9 gusht.
Marquez do të hyjë në këtë garë me një objektiv të qartë t’iu rikthehet fitoreve dhe për të mbrojtur titullin në Moto GP.

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































