Telegrafi Maqedoni do të ju njoftoj minut pas minute për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoni të cilat vlerësohen si historike për të ardhmen e Maqedonisë. Gjithësejt, në gjithë territorin e Maqedonisë votohet në 3526 vendvotime.


12/12/2016 15:38-Numri i votave të çuara dëm në Maqedoni është forca e tretë

Sipas të dhënave të KSHZ-së, zyrtarisht janë 37.812 vota të pavlefshme nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje, të cilat arritën një dalje të madhe të qytetarëve për votim, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ky numër është më i madh se ai i futar nga shtatë koalicionet që morrën pjesë, prej numrit të përgjithshem të 11 të tillëve. Ky numër radhitet pas Lëvizjes Besa për nga numri.

Numri i këtyre fletëvotimeve të pavlefshme dhe i votave të fituara nga partitë që nuk kanë siguruar asnjë deputet, është thuajse 100.000./Telegrafi/

12/12/2016 03:00-Ja rezultatet përfundimtare në Zonën e tretë zgjedhore (Foto)

Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka përmbyllur rezultatet në Zonën Zgjedhore numër tre, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Nga rezultati përfundimtarë dalin se:

OBRM-PDUKM-ja ka marrë: 102.523 vota

PDSH-ja ka marrë: 586 vota

BDI-ja ka marrë: 1141 vota

LSDM-ja ka marrë: 80918 vota

Koalicioni për Ndryshime dhe Drejtësi ka marrë: 1356 vota

Partia Liberale ka marrë: 741

OBRM-Për Maqedoninë ka marrë: 6686

E Majta ka marrë:1759./Telegrafi/

zz3

12/12/2016 02:54-Rezultatet e fundit për NJZ1 – vendbanime shqiptare (Foto)

Më poshtë i keni rezultatet përfundimtare për Njësinë Zgjedhore 1 të siguruara nga KSHZ-ja, përcjell Telegrafi Maqedoni.

OBRM-PDUKM 67.078 vota

PDSH 4744 vota

BDI 12588 vota

LSDM 85.778 vota

Koalicioni për Ndryshime dhe Drejtësi 2923 vota

Aleanca për Shqiptarët 3693 vota

Partia Liberale 1250 vota

OBRM për Maqedoni 3502 vota

Rilindje me Besë 11.193

E Majta 4.146 vota./Telegrafi/

rezultati-njz1

12/12/2016 02:46-Rezultatet përfundimtare për NJZ2 – vendbanime shqiptare (Foto)

Më poshtë i keni rezultatet përfundimtare për Njësinë Zgjedhore 2 të siguruara nga KSHZ-ja, përcjell Telegrafi Maqedoni.

OBRM-PDUKM 73.208 vota

PDSH 5881 vota

BDI 16525 vota

LSDM 69.208 vota

Koalicioni për Ndryshime dhe Drejtësi 2133 vota

Aleanca për Shqiptarët 5978 vota

Partia Liberale 719 vota

OBRM për Maqedoni 3241 vota

Rilindje me Besë 15.776

E Majta 2382 vota./Telegrafi/

rezultatet-njz2

12/12/2016 02:43-Ja rezultatet përfundimtare në Zonën e pestë zgjedhore (Foto)

Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka përmbyllur rezultatet në Zonën Zgjedhore numër pestë, që përfshinë edhe qytete shqiptare si Struga, Ohri, Mavrova dhe një pjesë e Kërçovës, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Nga rezultati dalin se:

OBRM-PDUKM-ja ka marrë: 72071

PDSH-ja ka marrë: 3389

BDI-ja ka marrë: 13854

LSDM-ja ka marrë: 70809

Koalicioni për Ndryshime dhe Drejtësi ka marrë: 1237

Aleanca për Shqiptarët ka marrë: 7174

Partia Liberale ka marrë: 428

OBRM-Për Maqedoninë ka marrë: 4937

Lëvizja Besa ka marrë: 5127

E Majta ka marrë: 1999./Telegrafi/

znj5

12/12/2016 02:33-Rezultatet përfundimtare për NJZ4 (Foto)

Më poshtë i keni rezultatet përfundimtare për Njësinë Zgjedhore 4 të siguruara nga KSHZ-ja, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga 100% të vendvotime të numëruara rezultatet janë:

OBRM-PDUKM 101.598 vota

BDI 481 vota

LSDM 94.747 vota

Koalicioni për Ndryshime dhe Drejtësi 1894 vota

Partia Liberale 603 vota

OBRM për Maqedoni 4718 vota

E Majta 1394 vota./Telegrafi/

rezultate-njz4

12/12/2016 01:59-Rezultatet përfundimtare për NJZ6 – vendbanime shqiptare (Foto)

Më poshtë i keni rezultatet përfundimtare për Njësinë Zgjedhore 6 - vendbanime shqiptare të siguruara nga KSHZ-ja, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga 100% të vendvotime të numëruara rezultatet janë:

OBRM-PDUKM 26.121 vota

PDSH 16.212 vota

BDI 40.569 vota

LSDM 25.804 vota

Koalicioni për Ndryshime dhe Drejtësi 292 vota

PPD 1141 vota

Aleanca për Shqiptarët 17.910 vota

OBRM për Maqedoni 918 vota

Rilindje me Besë 25.052 vota./Telegrafi/

rezultatet-njz6

12/12/2016 01:30-Fitore bindëse e OBRM-PDUKM-së ndaj LSDM-së në Njësinë Zgjedhore numër 3 (Foto)

Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka dalë me rezultate të para për ditën e zgjedhjeve në Maqedoni. Në njësinë zgjedhore numër 3, LSDM ka një humbje prej më shumë se 20 mijë vota nga OBRM-PDUKM, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Me 94.13% vota të numëruara dalin këto rezultate.

OBRM-PDUKM 93082 vota

PDSH 549 vota

BDI 1121 vota

LSDM 72630 vota

Koalicioni për Ndryshime dhe Drejtësi 1209 vota

Partia Liberale 665

OBRM-Për Maqedoni 6146

E Majta ka 1432 vota./Telegrafi/

kshz-20

12/12/2016 01:20-Rezultate të përditësuara për NJZ2 – vendbanime shqiptare (Foto)

Më poshtë i keni rezultatet më të përditësuara për Njësinë Zgjedhore 2 - vendbanime shqiptare të siguruara nga KSHZ-ja, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga 95.44% të vendvotime të numëruara:

OBRM-PDUKM 71.217 vota

PDSH 5454 vota

BDI 14.901 vota

LSDM 66.909 vota

Koalicioni për Ndryshime dhe Drejtësi 2069 vota

Partia Liberale 702 vota

Aleanca për Shqiptarët 5611 vota

OBRM për Maqedoni 3176 vota

Rilindje me Besë 13.959 vota

E Majta 2332 vota./Telegrafi/

12/12/2016 01:14-Kasami: Fituan shqiptarët, humbi BDI

Kryetari i Lëvizjes Besa sot në selinë e kësaj partie në Shkup ka komentuar rezultatin e kësaj partie për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Kasami ka thënë se janë fitues në Njësinë Zgjedhore numër 1 dhe 2 dhe kanë rezultat shumë të mirë në Njësinë Zgjedhore numër 6./Telegrafi/

12/12/2016 01:13-Rezultatet e përditësuara për NJZ1 – vendbanime shqiptare (Foto)

Më poshtë i keni rezultatet më të përditësuara për Njësinë Zgjedhore 1 - vendbanime shqiptare të siguruara nga KSHZ-ja, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga 83.91 të vendvotime të numëruara:

OBRM-PDUKM 55.983 vota

PDSH 4287 vota

BDI 11.383 vota

LSDM 70.696 vota

Koalicioni për Ndryshime dhe Drejtësi 2396 vota

Partia Liberale 1025 vota

Aleanca për Shqiptarët 3492 vota

OBRM për Maqedoni 2928 vota

Rilindje me Besë 9876 vota

E Majta 3294 vota./Telegrafi/

rezultati-njz1

12/12/2016 01:03-Rezultatet më të reja nga NJZ5 – vendbanime shqiptare (Foto)

Më poshtë i keni rezultatet më të përditësuara për Njësinë Zgjedhore 5 - vendbanime shqiptare të siguruara nga KSHZ-ja, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga 90.84 të vendvotime të numëruara:

OBRM-PDUKM 62.490 vota

PDSH 3170 vota

BDI 12.309 vota

LSDM 59.942 vota

Koalicioni për Ndryshime dhe Drejtësi 981 vota

Partia Liberale 339 vota

Aleanca për Shqiptarët 5746 vota

OBRM për Maqedoni 4169 vota

Rilindje me Besë 4241 vota

E Majta 1538 vota./Telegrafi/

rezultati-njz5

12/12/2016 01:02-Sela: E pranojmë verdiktin e popullit

Kryetari i LR PDSH-së, Ziadin Sela në daljen para mediave tha se “Aleanca për shqiptarët” do të pranojnë verdiktin e popullit, njofton Shenja.

“Ne e morëm mesazhin. Ne do ta pranojmë rezultatin ashtu siç është. I bëj apel Alisë dhe BDI-së të reflektojnë. I mësuat shqiptarët se vota është vetëm interes personal, prandaj mos fajëso partitë e vogla por fajin drejtoje tek vetja jote. Ju jeni fajtor që zona gjashtë ka 10 për qind votues më tepër se zonat tjera.”, tha Sela, duke thënë se me mijëra votues të Aleancës janë hequr nga lista.

“Besoj se do të reflektoni. Ne pranojmë vullnetin dhe verdiktin e popullit. Nëse keni legjitimitet mos e shfrytëzoni për nevojat e tuaja personale por për të sjell të drejta kolektive personale”, tha Sela.

Ai tha se “Aleanca për shqiptarët”, do të ketë tre mandate në Kuvend./Telegrafi/

12/12/2016 00:52-Rezultatet më të reja të NJZ6 – vendbanime shqiptare (Foto)

Më poshtë i keni rezultatet më të përditësuara për Njësinë Zgjedhore 6 - vendbanime shqiptare të siguruara nga KSHZ-ja, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga 92,83% të vendvotime të numëruara:

OBRM-PDUKM 23.285 vota

PDSH 14.112 vota

BDI 36.594 vota

LSDM 23.476 vota

Koalicioni për Ndryshime dhe Drejtësi 214 vota

PPD 920 vota

Aleanca për Shqiptarët 16.690 vota

OBRM për Maqedoni 788 vota

Rilindje me Besë 22.538 vota./Telegrafi/

rezultatet-njz6

12/12/2016 00:47-Ky është rezultati deri tani (Foto)

Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka dalë me rezultate të para për ditën e zgjedhjeve në Maqedoni, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Nga 88.76% të vendvotime të numëruara:

OBRM-PDUKM 388 761 vota

PDSH 26975 vota

BDI 75122 vota

LSDM 368144 vota

Koalicioni për Ndryshime dhe Drejtësi 8312 vota

PPD 920 vota

Aleanca për Shqiptarët 30501

Partia Liberale 3120

OBRM-Për Maqedoni 20900

Rilindje me Besë 49225 vota

E Majta ka 9343 vota./Telegrafi/

kshz-19

12/12/2016 00:30-Rezultatet e përditësuara për NJZ2 - vendbanime shqiptare (Foto)

Më poshtë i keni rezultatet më të përditësuara për Njësinë Zgjedhore 2 - vendbanime shqiptare të siguruara nga KSHZ-ja, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga 88,69% të vendvotime të numëruara:

OBRM-PDUKM 66.588 vota

PDSH 4951 vota

BDI 12.978 vota

LSDM 61.962 vota

Koalicioni për Ndryshime dhe Drejtësi 1870 vota

Aleanca për Shqiptarët 4671 vota

Partia Liberale 636 vota

OBRM për Maqedoni 2954 vota

Rilindje me Besë 12.153 vota

E Majta 2123./Telegrafi/

rezultatet-njz2

12/12/2016 00:21-Rezultatet e përditësuara nga NJZ numër 1 (Foto)

Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka dalë me rezultate për ditën e zgjedhjeve në Maqedoni në Njësinë Zgjedhore numër 1, në të cilën përfshihen vendbanime shqiptare si rajoni i Shkupit dhe Kumanovës, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Nga 75,86% të votave të numruara në Njësinë Zgjedhore numër 1:

OBRM-PDUKM ka 49,759 vota

PDSH 3,881 vota

BDI 10,411 vota

LSDM 61,063 vota

Koalicioni për Ndryshime dhe Drejtësi 2,105 vota

Aleanca për Shqiptarët 3,219 vota

Partia Liberale 870 vota

OBRM-Për Maqedoni 2,574 vota

Rilindje me Besë 8,922 vota

E Majta ka 2,783 vota/Telegrafi/

12/12/2016 00:21-Rezultatet e përditësuara të NJZ5 – vendbanime shqiptare (Foto)

Më poshtë i keni rezultatet më të përditësuara për Njësinë Zgjedhore 5 - vendbanime shqiptare të siguruara nga KSHZ-ja, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga 85.50% të vendvotime të numëruara:

OBRM-PDUKM 57.749 vota

PDSH 2957 vota

BDI 11.500 vota

LSDM 54.620 vota

Koalicioni për Ndryshime dhe Drejtësi 848 vota

Aleanca për Shqiptarët 4731 vota

OBRM për Maqedoni 3823 vota

Rilindje me Besë 3774 vota

E Majta 1307./Telegrafi/

rezultati-njz5

12/12/2016 00:14-Këto janë rezultatet me 82% vendvotime të numëruara (Foto)

Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka dalë me rezultate të para për ditën e zgjedhjeve në Maqedoni, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Nga 82.09% të vendvotime të numëruara:

OBRM-PDUKM 353.290 vota

PDSH 23651 vota

BDI 67056 vota

LSDM 330.140 vota

Koalicioni për Ndryshime dhe Drejtësi 7509 vota

PPD 779 vota

Aleanca për Shqiptarët 26726

Partia Liberale 2825

OBRM-Për Maqedoni 18876

Rilindje me Besë 42060 vota

E Majta ka 8205 vota./Telegrafi/

kshz-16

12/12/2016 00:11-Thaçi: Do ta mbështetim Lëvizjen Besa

BDI është humbëse katastrofale e këtyre zgjedhjeve, ndërsa vetë unë mbaj përgjegjësi për humbjen e PDSH. I uroj sukseset më të sinqerta Lëvizje BESA, dhe deputetët tanë janë në mbështetje të tyre.

Kështu është shprehur kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi, pas rezultatit të dobët të partisë së tij në këto zgjedhje të parakohshme parlamentare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas Zhurnal, Thaçi ka deklaruar se Lëvizja BESA është forcë e akademikëve të rinj dhe se nuk ka lidhje me financimin nga Turqia./Telegrafi/

12/12/2016 00:08-Zaev: Me stilograf e fituam regjimin, Maqedonia ka shkruar historinë

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, ka dhënë një deklaratë para Qeverisë së Maqedonisë, pas përfundimit të procesit zgjedhor, ku ka thënë se Maqedonia është futur në histori dhe se do të fitojnë një mandat më shumë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

"Kjo që sot e bëri Maqedonia, do të futet në histori. Për momentin opozita e udhëhequr nga LSDM-ja, së bashku me qytetarët do të kenë një mandat më shumë. Shijone jetën, pasi po bie regjimi dhe jo me forcë por me stilograf", tha mes tjerash Zoran Zaev./Telegrafi/

12/12/2016 00:02-Rezultatet e përditësuara për NJZ6 – vendbanime shqiptare (Foto)

Më poshtë i keni rezultatet më të përditësuara për Njësinë Zgjedhore 6 - vendbanime shqiptare të siguruara nga KSHZ-ja, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga 80.81% të vendvotime të numëruara:

OBRM-PDUKM 18.997 vota

PDSH 11.530 vota

BDI 31.450 vota

LSDM 19.159 vota

Koalicioni për Ndryshime dhe Drejtësi 171 vota

PPD 754 vota

Aleanca për Shqiptarët 14.372 vota

OBRM për Maqedoni 573 vota

Rilindje me Besë 18.066 vota./Telegrafi/

rezultatet-njz6

11/12/2016 23:52-Rezultatet deri ne 77% të votave të numëruara (Foto)

Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka dalë me rezultate të para për ditën e zgjedhjeve në Maqedoni, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Nga 77.30% të vendvotime të numëruara:

OBRM-PDUKM 329540 vota

PDSH 21981 vota

BDI 61508 vota

LSDM 305435 vota

Koalicioni për Ndryshime dhe Drejtësi 6804 vota

PPD 737 vota

Aleanca për Shqiptarët 24594

Partia Liberale 2608

OBRM-Për Maqedoni 17548

Rilindje me Besë 37872 vota

E Majta ka 7373 vota/Telegrafi/

kshz-15

11/12/2016 23:52-Ahmeti: Nuk i gëzohem fitores, pasi shqiptarët humbën mandate

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka mbajtur konferencë për shtyp, pas përfundimit të procesit zgjedhor, në të cilën ka folur për procesin zgjedhor dhe për rezultatet e papërfunduara të votave, përcjell Telegrafi Maqedoni.

"BDI-ja gjithmonë ka apeluar tek elektorati i vet, tek shqiptarët dhe ka kërkuar që shqiptarët të mos coptohen dhe partizohen nëpër parti të vogla, sepse do të jenë humbës. Gjithmonë i kemi thirrë partitë e vogla të bëhen bashkë, ta fitojnë BDI-në, të mos humbin shqiptarët. Me hidhërim e them që shqiptarët kanë humbur mandate", tha mes tjerash Ahmeti.

11/12/2016 23:41-Rezultati i përditësuar i zgjedhjeve në Maqedoni (Foto)

Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka dalë me rezultate të para për ditën e zgjedhjeve në Maqedoni, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Nga 74.60% të vendvotime të numëruara:

OBRM-PDUKM 310.953 vota

PDSH 20.767 vota

BDI 57.724 vota

LSDM 287.145 vota

Koalicioni për Ndryshime dhe Drejtësi 6377 vota

PPD 672 vota

Aleanca për Shqiptarët 23.452 vota

Partia Liberale 2494 vota

OBRM për Maqedoni 16.242 vota

Rilindje me Besë 35.315 vota

E Majta 6900 vota./Telegrafi/

rezultatet-maqedonia-kshz

11/12/2016 23:35-Rezultatet e përditësuara nga NJZ5 - vendbanime shqiptare (Foto)

Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka dalë me rezultate të para për ditën e zgjedhjeve në Maqedoni për Njësinë Zgjedhore 5 - vendbanime shqiptare, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Nga 70.69% të vendvotime të numëruara:

OBRM-PDUKM 42.553 vota

PDSH 2572 vota

BDI 9040 vota

LSDM 39.533 vota

Koalicioni për Ndryshime dhe Drejtësi 558 vota

Partia Liberale 207 vota

Aleanca për Shqiptarët 3968

OBRM për Maqedoni 2702 vota

Rilindje me Besë 2084 vota

E Majta 844./Telegrafi/

rezultati-njz5

11/12/2016 23:28-Rezultatet e pa përfunduara nga NJZ numër 1 (Foto)

Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka dalë me rezultate për ditën e zgjedhjeve në Maqedoni në Njësinë Zgjedhore numër 1, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Nga 58,43% të votave të numruara në Njësinë Zgjedhore numër 1:

OBRM-PDUKM ka 38,374 vota

PDSH 2,656 vota

BDI 7,047 vota

LSDM 44,752 vota

Koalicioni për Ndryshime dhe Drejtësi 1,536 vota

Aleanca për Shqiptarët 2,234

Partia Liberale 661

OBRM-Për Maqedoni 2,039

Rilindje me Besë 5,779 vota

E Majta ka 2,005 vota/Telegrafi/

11/12/2016 23:23-Rezultatet e NJZ2 – vendbanime shqiptare (Foto)

Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka dalë me rezultate të para për ditën e zgjedhjeve në Maqedoni për Njësinë Zgjedhore 2 - vendbanime shqiptare, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Nga 68.06% të vendvotime të numëruara:

OBRM-PDUKM 49.265 vota

PDSH 3465 vota

BDI 8811 vota

LSDM 44.029 vota

Koalicioni për Ndryshime dhe Drejtësi 1342 vota

Partia Liberale 450 vota

Aleanca për Shqiptarët 3272

OBRM për Maqedoni 2070 vota

Rilindje me Besë 7829 vota

E Majta 1459./Telegrafi/

rezultatet-njz2

11/12/2016 23:15-Partitë luftojnë për çdo votë (Foto)

Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka dalë me rezultate të para për ditën e zgjedhjeve në Maqedoni, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Nga 64.81% të vendvotime të numëruara

OBRM-PDUKM 263304 vota

PDSH 15862 vota

BDI 45025 vota

LSDM 237596 vota

Koalicioni për Ndryshime dhe Drejtësi 5191 vota

PPD 570 vota

Aleanca për Shqiptarët 17283

Partia Liberale 2021

OBRM-Për Maqedoni 13319

Rilindje me Besë 27131 vota

E Majta ka 5512 vota/Telegrafi/

kshz-10

11/12/2016 23:11-Rezultatet e papërfunduara nga NJZ numër 1 (Foto)

Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka dalë me rezultate për ditën e zgjedhjeve në Maqedoni në Njësinë Zgjedhore numër 1, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Nga 49,04% të votave të numruara në Njësinë Zgjedhore numër 1:

OBRM-PDUKM ka 32,740 vota

PDSH 1,279 vota

BDI 5,374 vota

LSDM 36,834 vota

Koalicioni për Ndryshime dhe Drejtësi 1,336 vota

Aleanca për Shqiptarët 1,453

Partia Liberale 558

OBRM-Për Maqedoni 1,743

Rilindje me Besë 3,534 vota

E Majta ka 1,706 vota/Telegrafi/

11/12/2016 23:07-Rezultatet e përditësuara nga NJZ6 (Foto)

Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka dalë me rezultate të para për ditën e zgjedhjeve në Maqedoni për Njësinë Zgjedhore 6 - vendbanime shqiptare, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Nga 63,76% të vendvotime të numëruara:

OBRM-PDUKM 15.234 vota

PDSH 8887 vota

BDI 22.560 vota

LSDM 15.165 vota

Koalicioni për Ndryshime dhe Drejtësi 135 vota

PPD 571 vota

Aleanca për Shqiptarët 9640

OBRM për Maqedoni 441 vota

Rilindje me Besë 13.949 vota./Telegrafi/

njz6-rezultati-fundit

11/12/2016 22:51-Rezultatet e Njësisë Zgjedhore 5 të pa përfunduara (Foto)

Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka dalë me rezultate të para për ditën e zgjedhjeve në Maqedoni për Njësinë Zgjedhore 5, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Nga 56.64% të vendvotime të numëruara:

OBRM-PDUKM 28.352 vota

PDSH 1.772 vota

BDI 6.988 vota

LSDM 26.668 vota

Koalicioni për Ndryshime dhe Drejtësi 353 vota

Aleanca për Shqiptarët 2.958

Partia Liberale 139

OBRM-Për Maqedoni 1.643

Rilindje me Besë 2.099 vota

E Majta 509./Telegrafi/

rezultati-njz5

11/12/2016 22:50-Rezultatet e papërfunduara nga Njësia Zgjedhore numër 1 (Foto)

Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka dalë me rezultate të para për ditën e zgjedhjeve në Maqedoni në Njësinë Zgjedhore numër 1, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Nga 42,34% të votave të numruara në Njësinë Zgjedhore numër 1:

OBRM-PDUKM ka 26,715 vota

PDSH 1,094 vota

BDI 4,455 vota

LSDM 30,627 vota

Koalicioni për Ndryshime dhe Drejtësi 1,060 vota

Aleanca për Shqiptarët 1,296

Partia Liberale 475

OBRM-Për Maqedoni 1,309

Rilindje me Besë 2,896 vota

E Majta ka 1,415 vota/Telegrafi/

11/12/2016 22:50-Zaev-Gruevski, betejë titanësh (Foto)

Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka dalë me rezultate të para për ditën e zgjedhjeve në Maqedoni. Në njësinë zgjedhore numër 4 përballen Nikolla Gruevski dhe Zoran Zaev. Në këtë njesi nuk ka shqiptarë, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Nga 75.13% të vendvotime të numëruara në njësinë numër 4 votat ndahen kështu

OBRM-PDUKM 70464 vota

BDI 346 vota

LSDM 65159 vota

Koalicioni për Ndryshime dhe Drejtësi 1188 vota

Partia Liberale 392

OBRM-Për Maqedoni 3217

E Majta ka 890 vota/Telegrafi/

kshz-8

11/12/2016 22:42-Rezultatet e Njësisë Zgjedhore 6 të papërfunduara (Foto)

Ngushtohet diferenca në mes partive (Foto)

Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka dalë me rezultate të para për ditën e zgjedhjeve në Maqedoni për Njësinë Zgjedhore 6, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Nga 51.94% të vendvotime të numëruara:

OBRM-PDUKM 12510 vota

PDSH 6866 vota

BDI 17580 vota

LSDM 11838 vota

Koalicioni për Ndryshime dhe Drejtësi 113 vota

PPD 433 vota

Aleanca për Shqiptarët 7671

Partia Liberale 1405

OBRM-Për Maqedoni 361

Rilindje me Besë 10546 vota./Telegrafi/

njz6-rezultati-fundit

11/12/2016 22:39-Ngushtohet diferenca në mes partive (Foto)

Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka dalë me rezultate të para për ditën e zgjedhjeve në Maqedoni, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Nga 56.30% të vendvotime të numëruara

OBRM-PDUKM 220563 vota

PDSH 13122 vota

BDI 3758 vota

LSDM 198223 vota

Koalicioni për Ndryshime dhe Drejtësi 4203 vota

PPD 492 vota

Aleanca për Shqiptarët 14688

Partia Liberale 11656

OBRM-Për Maqedoni 100836

Rilindje me Besë 22434 vota

E Majta ka 4327 vota/Telegrafi/

kshz-6

11/12/2016 22:23-Kaq vota kanë partitë me numërim të 48.75% të vendvotimeve (Foto)

Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka dalë me rezultate të para për ditën e zgjedhjeve në Maqedoni, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Nga 48.75% vendvotime të numëruara

OBRM-PDUKM 188103 vota

PDSH 9736 vota

BDI 29305 vota

LSDM 166690 vota

Koalicioni për Ndryshime dhe Drejtësi 3506 vota

PPD 361 vota

Aleanca për Shqiptarët 11279

Partia Liberale 1405

OBRM-Për Maqedoni 9137

Rilindje me Besë 16910 vota

E Majta ka 3523 vota/Telegrafi/

kshz-4

11/12/2016 22:12-PDSH: Jemi ballafaquar me presione të ndryshme dhe blerje masive të votave

Bekim Fazliu nga rradhët e PDSH-së ka dalur me konferencë për shtyp, pas përfundimit të procesit zgjedhorë, ku flet për rezultatin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve, njofton Telegrafi Maqedoni.

"Jemi ballafaqur me presione të ndryshme, me theks të veçantë blerje masive të votave nga partitë oponente, që tjetërson vullnetin e populli. PDSH falënderon aktivistët e saj dhe gjithë ata që votuan, ne do të vazhdojmë më andej", deklaroi Bekim Fazliu./Telegrafi/

11/12/2016 22:06-Kaq vota kanë partitë me numërim të 41.12% të vendvotimeve (Foto)

OBRM-PDUKM 145693 vota

PDSH 7909 vota

BDI 23470 vota

LSDM 128239 vota

Koalicioni për Ndryshime dhe Drejtësi ka 2661 vota

PPD ka 276 vota

Aleanca për Shqiptarët 9161

Partia Liberale 1074

OBRM-Për Maqedoni 6820

Rilindje me Besë 13763 vota

E Majta ka 2573 vota/Telegrafi/

kshz-3

11/12/2016 22:04-Lëvizja Besa: Jemi në epërsi ndaj partive politike shqiptare

Lëvizja Besa ka dalur me rezultatet e para të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura sot, ku kjo lëvizje garoi për herë të parë në skenën politike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Arianit Hoxha nga Shtabi qendror i lëvizjes BESA falënderoi qytetarët për pjesëmarrje në këto zgjedhje dhe shpalosi këto rezultate:

Çair - në epërsi ndaj të gjitha partive shqiptare.
Kumanovë - në epërsi ndaj të gjitha partive shqiptare.
Zhelinë - në epërsi ndaj të gjitha partive shqiptare.
Studeniçan - në epërsi ndaj të gjitha partive shqiptare.
Tearcë -në epërsi ndaj të gjitha partive shqiptare.
Butel - në epërsi ndaj të gjitha partive shqiptare.
Gazi Babë - në epërsi ndaj të gjitha partive shqiptare.
Tetovë - në epërsi ndaj të gjitha partive shqiptare./Telegrafi/

11/12/2016 21:48-Ja disa nga rezultatet deri tani të shpallura nga KSHZ (Foto)

Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka dalë me rezultate të para për ditën e zgjedhjeve në Maqedoni, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Nga 34.39% vendvotime të numëruara

OBRM-PDUKM ka 113.872 vota,

LSDM ka 100.176 vota,

BDI ka 18.581 vota,

PDSH 6.380 vota,

Rilindje me Besë 10.691 vota,

Aleanca për Shqiptarët ka 7.529 vota,

E Majta ka 2002 vota,

Koalicioni për Ndryshime dhe Drejtësi ka 2.108 vota,

OBRM-Për Maqedoni ka 2.589 vota ndërsa

PPD ka 217 vota./Telegrafi/

kshz-2

11/12/2016 21:27-KSHZ: Zgjedhjet kaluan mirë

Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) ka dalë me vlerësimin e parë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura sot, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas Aleksandar Çiçakovski, kryetar i KSHZ-së, dita ka qenë e suksesshme, zgjedhjet kanë kaluar mirë në aspekt teknik-organizativ.

KSHZ-ja është duke i mbledhur rezulatet nga Komisionet Zgjedhore Komunale, ndërkaq informatat do të jepen në faqen e internetit të saj./Telegrafi/

11/12/2016 21:18-Taravari: Presim më shumë se një grup parlamentar

Sekretari i Lëvizjes për Reforma PDSH dhe kryetar i shabit zgjedhor të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari ka komentuar ditën e zgjedhjeve dhe rezultatet për të cilët nuk ishte i sigurtë pasi tha se janë në proces numërimi, informon Telegrafi Maqedoni.

Taravari tha se në Strugë, Kërçov, Dibër, Gostivar, Negotinë dhe Tetovë kanë rezultate të mira sipas burimeve brenda partiake që vijnë nga vëzhguesit.

''Nuk kemi numra mandatesh ende por presim rezultate të mira.''

Taravari në mes tjerash e kritikoi opozitën shqiptare dhe e quajti opozitë e pushtetit./Telegrafi/

11/12/2016 21:00-MPB: Zgjedhjet e tanishme ishin më të qeta se ato të mëparshmet

Ministria e punëve të brendshme ka dalë me një njoftim zyrtar rreth mbarëvajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të sotme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas, Jordan Lamanoskit, zgjedhjet kanë qenë të sigurta, me incidente të vogla. ”Krahasuar me zgjedhjet e mëhershme mund të them se zgjedhjet kaluan shumë më qetë. Janë ngritur disa padi penale për incidente më të vogla dhe janë thirrur në stacione policore disa persona për shkrim grafitesh dhe dëmtim pronash”, thotë Lamanoski.

Lamanoski bëri të ditur se policia ka intervenuar në disa raste edhe atë me kërkesë të KSHZ-së, kryesisht për fotografim të votës. Në disa raste, në MPB ka patur lajmërime për tentim të blerjes së votave dhe për transport të organizuar të votuesve./Telegrafi/

11/12/2016 20:40-”LSDM-ja ka marrë më tepër vota se BDI-ja në disa vende shqiptare”

Disa parti politike kanë filluar me nxjerrjen e të dhënave të para jozyrtare për disa rajohen më të vogla. Sipas Shtabit zgjedhor të LSDM-së, në disa vende shqiptare LSDM-ja ka më tepër vota se BDI-ja, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Bëhet fjalë për Tanushën, Brezën dhe Sopishtën, ku thuhet se LSDM-ja ka marrë më tepër vota se BDI-ja. Gjithashtu, jozyrtarisht bëhet e ditur se LSDM-ja ka epërsi në Manastir dhe disa qytete tjera./Telegrafi/

11/12/2016 20:25-Jakupi: Qytetarët e shfrytëzuan maksimalisht të drejtën e votës

Anëtari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor, Subhi Jakupi në një deklaratë për Alsat-M ka krahasuar këto zgjedhje me zgjedhjet e kaluara, shkruan Telegrafi Maqedoni.

“Nga ajo që ne e pamë në krahasim me zgjedhjet e kaluara dalja është më e madhe me 4.5%. Në zgjedhjet 2014 kanë qenë 62% por ky numër sot ka tejkaluar këtë përqindje. Nga ato që pritem edhe dolën si rezultate. Gjithë ato qytetarë që kanë pasur të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar maksimalisht. Dua tju informoj se KSHZ bënë vetëm implementimin e kodit zgjedhorë”, ka deklaruar Subhi Jakupi./Telegrafi/

11/12/2016 20:15-Most: Kështu votuan qytetarët e Maqedonisë deri ora 18

Organizata jo-qeveritare për ndjekjen e rregullësisë së zgjedhjeve, Most ka publikuar informacione që ata i kanë siguruar nëpërmjet vëzhguesve në vendvotime, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në Njësinë Zgjedhore numër 1: 71.44%

Në Njësinë Zgjedhore numër 2: 64.09%

Në Njësinë Zgjedhore numër 3: 70.3%

Në Njësinë Zgjedhore numër 4: 72.95%

Në Njësinë Zgjedhore numër 5: 72.28%

Në Njësinë Zgjedhore numër 6: 50.28%

Të gjithë janë në pritje të rezultatit zyrtarë të KSHZ./Telegrafi/

11/12/2016 20:14-Ka filluar numërimi i votave, betejë e ashpër shqiptare në NJZ6

Maqedonia sot mbajti zgjedhjet e parakohshme parlamentare që pritet t'i japin fund krizës politike në vend, e cila u thellua pas publikimit të të ashtuquaturave ''bombat'' nga ana e opozitës, njofton Telegrafi Maqedoni.

Reagimet e para të partive politike lënë të kuptohet se zgjedhjet do të pranohen nga të gjitha palët dhe se konsiderohen si të rregullta dhe demokratike.

Numërimi i fletëvotimeve ka filluar, ndërkaq burimet e Telegrafit Maqedoni nga partitë politike bëjnë të ditur se në Njësinë Zgjedhore 6 është duke u zhvilluar një betejë e ashpër mes të gjitha partive politike shqiptare./Telegrafi/

11/12/2016 19:52-OSBE: Me rezultate preliminare për problemet do të prononcohemi nesër

Misioni i OSBE/ODIHR në Maqedoni ka thënë se për këto zgjedhje nuk ka pasur informacione për probleme, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Nga OSBE/ODIHR gjithashtu kanë njoftuar se rezultatet e para për problemet eventuale do t'i shpallin gjatë ditës së nesërme edhe ku do të analizojnë të gjithë ankesat dhe paraqitjet e mundshme edhe pas shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve.

Këtë e ka bërë ë ditur shefi i vëzhguesve të këtij misioni në Maqedoni, Roberto Bateli.

OSBE/ODIHR ka pasur gjithësejt 250 vëzhgues./Telegrafi/

11/12/2016 19:50-Trajanov: Qytetarët votuan për paqe, stabilitet dhe bashkim

Lideri i Lidhjes Demokratike të Maqedonisë, Pavle Trajanov, pasi realizoi të drejtën e votës, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, u shpreh se sot qytetarët e Maqedonsë kanë votuar për ndryshime, drejtësi dhe stabilitet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Qytetarët duan paqe dhe bashkim. Prej nesër duhet t’i përveshim krahët dhe të fillojm me punë, reforma dhe kthim të jetës normale. Gjithë partitë politike duhet të ndërtojmë konsenzus për tri gjëra: bashkim të brendshëm, liri dhe hyrje në NATO dhe BE”, tha mes tjerash Trajanov.

Ai gjithashtu bëri thirrje që rezultatet e zgjedhjeve të mos ndikojnë në përçarje tek qytetarët dhe të pranohen nga të gjithë./Telegrafi/

11/12/2016 19:50-Jakimovski: Le të fitojë më i miri

Kryetari i Opsionit qytetarë për Maqedoninë, Steçvco Jakimovski sot ka votuar në Sh.F. ‘Dimo Haxhi Dimov’, ku më pas ka deklaruar se qytetarët duhet të votojnë në atmosferë të qetë, korrekt dhe demokratike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Jakimovski theksoi se sonte do të ketë fitues të qartë të zgjedhjeve dhe ka porositur se humbësit në mënyrë të dinjitetshme duhet t’i pranojnë rezultatet dhe t’ia urojnë fitoren fituesit, kurse fituesi të mos sillet në mënyrë revanshiste por duhet menjëherë t’i reket punës. /Telegrafi/

11/12/2016 19:41-Kotevski: Zgjedhjet kaluan në atmosferë korrekte dhe demokratike

Zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së ka dalë në konferencë për shtyp pas përfundimit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 11 dhjetorit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, qytetarët e shprehën vullnetin e tyre, pa ndonjë trysni, dhe votuan për ofertën e cila u ofron një të ardhme më përparimtare.

Kotevski tha se zgjedhjet kanë kaluar në atmosferë të qetë, korrekte dhe demokratike, pa ndonjë incident./Telegrafi/

11/12/2016 19:34-Osmani: Presim që të kalojmë rezultatin e zgjedhjeve të 2014

Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani, pas përfundimit të procesit zgjedhor, theksoi se fitorja e parë në këto zgjedhje është se ato janë mbajtur në atmosferë demokratike, njofton TetovaSot.

“Fitorja e parë e këtyre zgjedhjeve është se ato u mbajtën në një atmosferë demokratike dhe të lira. Pritshmëritë e Bashkimit Demokratik për Integrim janë që ta sfidojmë rezultatin e zgjedhjeve të 2014”, theksoi Bujar Osmani./Telegrafi/

11/12/2016 19:32-Ja çka thanë Kasami, Thaçi, Sela dhe Ahmeti pas votimit (Video)

Kryetarët e partive Lëvizja Besa, PDSH, LR-PDSH dhe BDI kanë votuar që nga ora 10 dhe kanë bërë deklarata politike dhe për këtë i publikojmë pas mbylljes së vendvotimeve për të mos e thyer heshtjen parazgjedhore, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Kasami tha se qytetarët duhet ta dënojnë politikën destruktive.

Thaçi apeloi deri tek BDI që mos manipuloj me votat në Kërçovë.

Sela deklaroi që shqiptarët të votojnë me ndërgjegje.

Ahmeti apeloi për maturi dhe demokraci./Telegrafi/

11/12/2016 19:32-Murtezani: Parregullsitë na kanë dëmtuar (Video)

Zëdhënësi i shtabit zgjedhor të koalicionit Rilindje me Besë, Orhan Murtezani ka denoncuar disa parregullësi në vendvotime, kryesisht në zonën zgjedhore numër 1, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Murtezani thotë se për Rilindje me Besë ky është rezultat që është ndikuar në rezultat./Telegrafi/

11/12/2016 19:26-Gruevski: Qytetarët dijnë të zgjedhin se kush do ta udhëheq shtetin

Kryetari i OBRM-PDUKM dhe bartës i listës në NJZ 4, Nikolla Gruevski, sot e ka shfrytëzuar të drejtën e tij për votë, i cili më pas në një deklaratë para medias tha se qytetarët përsëri e kanë fuqinë për të vendosur kush do ta udhëheq shtetin, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Qytetarët do të vendosin se në cilin drejtim do të lëviz shteti dhe çfarë politike do të udhëhiqet’, tha Gruevski.

Ai thase ndjehet i gëzuar që procesi zgjedhor po zhvillohet qetë, korrekt dhe në atmosferë demokratike. /Telegrafi/

11/12/2016 19:26-Zaev: Sot votohet për jetë, liri dhe Maqedoni të vetme

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, e ka shfrytëzuar të drejtën e tij të votës. Pas votimit, ai deklaroi se sot është një ditë historike për qytetarët e vendit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, në këtë ditë zgjedhet për jetë, për të ardhmen e vendit tonë, për përparim, liri dhe Maqedoni të vetme. Zaev theksoi se hapi i parë në këtë drejtim është shprehja e vullnetit të lirë të qytetarëve, duke shpresuar që kjo të ndodhë sot./Telegrafi/

11/12/2016 19:19-Përfundon votimi, fillon numërimi i votave

Në orën 19 kanë përfunduar zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Për momentin nuk ka informacione se procesi i votimit ka vazhduar edhe pas orës 19, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga KSHZ pritet të dalin me informacione përfundimtare për daljen e përgjithshme të qytetarëve në Maqedoni. Rikujtojmë se deri në orën 17 për votim kanë dalur mbi 60% e qytetarëve./Telegrafi/

11/12/2016 19:13-Mançevski: Falënderojmë qytetarët për dalje masovike në këto zgjedhje

Nënkryetari i LSDM-së, Damjan Mançevski ka dalë në konferencë për shtyp, 10 minuta pas përfundimit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 11 dhjetorit, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ai i falendroi qytetarët për daljen masovike në zgjedhje, dhe sipas tij, ata treguan se e duan Maqedoninë, se duan ndryshime dhe duan jetë në Maqedoni.

Mançevski konstatoi se disa prirje të vjetra të këqia kanë vazhduar edhe në këto zgjedhje, të kryera nga pushteti për të penguar qytetarët që të dalin të votojnë lirshëm.

Pra, vlerësimi i LSDM-së për këto zgjedhje është përgjithësisht pozitiv./Telegrafi/

11/12/2016 18:45-CIVIL: Mbi 2000 persona nuk kanë pasur mundësinë të votojnë

Organizata joqeveritare CIVIL, e cila e ndjek procesin zgjedhor në Maqedoni me mbi 300 vëzhgues, vlerëson se dita e zgjedhjeve ka kaluar me shumë parregullsi.

Kryetari i CIVIL, Xhabir Deralla, tha se Lista Zgjedhore është në kaos dhe mbi 2000 persona nuk kanë mundur të realizojnë të drejtën e tyre të votës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai theksoi se agjitimi është i pandalshëm, sikur të mos ketë heshtje zgjedhore dhe u ankua se ka presione ndaj vëzhguesve të kësaj organizate./Telegrafi/

11/12/2016 18:28-KSHZ-Zyrtare: Në diasporë kanë votuar vetëm 39.9% nga votuesit e regjistruar

Votuesit në diasporë dje kanë patur mundësinë të realizojnë të drejtën e tyre për votim për zgjedhjet në Maqedoni, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Komisioni Shtetëror Zgjedhor pak më parë ka dalë me komunikatë zyrtare se, prej 20.581, kanë votuar 8.208 persona, gjegjësisht 39.90% votues nga numri i përgjithshëm i votuesve. /Telegrafi/

11/12/2016 18:06-Mbi 55% e qytetarëve të Maqedonisë dalin në votime (Foto)

Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) ka publikuar të dhënat më të reja të votimit në Maqedoni për të gjihta njësitë zgjedhore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas këtyre të dhënave, vetëm në njësinë zgjedhore 6 ka më pak se 50% votues, ndërkaq në njësitë tjera zgjedhore numri i votuesve ka kaluar mbi 55%./Telegrafi/

tabela-kshz-17

11/12/2016 17:52-53.41% e tetovarëve kanë votuar deri në ora 17 (Video)

Në konferencën për shtyp të Komisionit Zgjedhor Komunal-së në Tetovë u tha se ka rritje të votuesve, procesi zgjedhor vijon ashtu siç duhet dhe besonë se do të jetë ashtu deri në mbylljen e procesit zgjedhor, njofton Telegrafi Maqedoni.

Deri në ora 17, gjithsej në Tetovë kanë votuar 42348 qytetarë, ose 53.41%.

Nazmi Dauti nga KZK bëri të ditur se ka qytetarë që nuk janë gjetur në asnjërën listë të votimit, as në atë të përgjithshme e as në atë të posaçme. Këta qytetarë janë udhëzuar të drejtohen të Zyra rajonale e KSHZ-së, pasi që kompetencën për këtë çështje e ka kjo zyrë.

Dauti nuk bëri të ditur se sa persona nuk janë gjetur në listën zgjedhore./Telegrafi/

11/12/2016 17:39-Ndërpritet procesi i votimit për gjysëm ore në Kavadar

Anita Stojkovska, zëdhënëse e SPB në Veles, njoftoi se për rreth gjysëm ore është ndërprerë procesi i votimit në një vendvotim në Kavadar, ku më pas ka vazhduar pa problem, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Arsyeja për këtë ndërprerje nga SPB në Veles, thonë se është për shkak se një burrë ka shqyer fletëvotimin e tij për shkak se vëzhguesit në atë vend nuk e kanë lënë të qëndrojë prapa gruas së tij, kur ajo ka qenë duke votuar.

Pas këtij incidenti është njoftuar edhe policia e Kavadarit, dhe procesi i votimit ka vazhduar pa probleme, pas gjysëm ore./Telegrafi/

11/12/2016 17:20-“Shtetas të Kosovës kërcënojnë votuesit e Maqedonisë”

Alsat-M mëson në këto momente, jo zyrtarisht, se në rrugën “Dizhon”, të paktën 4 persona, 2 nga të cilët nga Kosova, kanë kërcënuar votuesit që shkonin për të kryer të drejtën e tyre të votimit, duke i agjituar për një parti të caktuar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Personi që ka denoncuar rastin, gjithnjë sipas burimeve jo zyrtare, ka pasur edhe armë me vete, duke ia treguar votuesve, si formë kërcënimi. Kontrolli i brendshëm i MPB-së, në disa raste, se si policë, pa lejen e ministrisë, kanë dhënë edhe urdhra, sipas qejfit të tyre. Edhe këto denoncime, janë duke u verifikuar.

Për më shumë, Alsat M ka dërguar pyetje pranë Ministrisë së Brendshme, duke pritur se ato do të zbardhin rastin në konferencën për shtyp të MPB-së, për të cilën do t’ju njoftojnë në edicionin e ardhshëm./Telegrafi/

11/12/2016 17:17-Mbi 400 qytetarë nuk kanë arritur të votojnë në Çair

TV21 bën të ditur se në komunën e Çairit, mbi 400 qytetarë nuk janë gjetur në asnjërën nga listat e votimit që u ka pamundësuar votimin në këto zgjedhje, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në këtë njësi rajonale të KSHZ-së mund të paraqiten qytetarët e komunave të Çairit, Butelit dhe Shuto Orizares. Qytetarët kanë shëtitur nga njëri vendvotim në tjetrin, por nuk e kanë gjetur emrin e tyre në asnjë listë.

Nuk ka të dhëna nëse bëhet fjalë për qytetarë që janë në lista të posaçme zgjedhor, e përbërë nga votues fiktivë, ose mundet që të mos jenë në asnjërën listë zgjedhore./Telegrafi/

11/12/2016 16:59-Deralla: Mbushje kutish në Saraj dhe të vdekurit po votojnë

Organizata joqeveritare CIVIL, gjatë procesit zgjedhor ka vërejtur shumë parregullsi. Në konferencën e orës 16, kryetari i CIVIL, Xhabir Deralla, tha se problemi më i madh gjendet në Listën Zgjedhore, e cila sipas tij është në kaos, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai tha se në Komunën e Sarajit është vërejtur mbushje kutish, dhe se ka vërtetime se është votuar për katër persona të vdekur. Deralla gjithashtu theksoi se se votimi familjarë dhe grupor, ka shënuar rritje gjatë orëve të pasditës./Telegrafi/

11/12/2016 16:52-Avokati i Popullit: Votimi në Kumanovë po shkon pa ndërprerje

Zëvendës Avokati i Popullit, Naser Veseli, ka njoftuar se procesi i votimit në Kumanovë është zhvilluar në mënyrë të pandërprerë dhe nuk ka pasur parregullsi të mëdha, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Deri në këtë moment, vetëm dy qytetarë janë ankuar se nuk janë në Listën Zgjedhore, edhe pse një javë para zgjedhjeve janë regjistruar në listën e zgjedhësve dhe nuk kanë mundur të realizojnë të drejtën e tyre të votës”, deklaroi Veseli.

Sipas tij për këto dy rast nuk mund të merren masa ligjore, dhe personat nuk është e mundur që të regjistrohen dhe të ralizojnë të drejtën e tyre të votës./Telegrafi/

11/12/2016 16:51-Vendvotimi transferohet në kafene (Video)

Problemi me qendrën e votimit 1027 në Kumanovë, e vendosur paraprakisht në Kino-kozjak dhe pastaj e zhvendosur në kafenenë “Boem”, është evidentuar edhe nga ekipi yn ënë terren.

Reporteri i televizionit Alsat-M, ka kontaktuar me zv/kryetarin e vendvotimit, i cili ka deklaruar se vendimi i zhvendosjes është marrë për shkak të mungesës së hapësirave./Telegrafi/

11/12/2016 16:45-Shkelën heshtjen zgjedhore, kundërvajtje për disa media në Maqedoni

Komisioni ad-hoc për mbikëqyrjen e mediave ka propozuar padi për kundërvajtje ndaj Tv Sonce, Tv Nova, TV Edo, TV21-M, HDTV Kanal Plus dhe Radio 77, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas komisionit, këto media nuk i kanë respketuar disa nene të Ligjit pë Zgjedhje që lidhen me përfaqësimin zgjedhor medial.

Mbikëqyrja ka treguar se këto media e kanë shkelur heshtjen zgjedhore që përfshihet në Nenin 76-B, paragrafi 3 të Ligjit për Zgjedhje. Këto media, në një orë kanë publikuar 8 minuta program të paguar politik të partive në pushtet./Telegrafi/

11/12/2016 16:16-Komiteti i Helsinkit ka gjetur shumë parregullsi deri tani

2016/10/Komiteti-i-Helsinkit-Maqedoni.jpg

Komiteti i Helsinkit në Maqedoni ka vërejtur disa parregullsi në procesin e votimit deri ora 13, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Disa nga parregullsitë që i ka vërejtur KH janë:

Shoqërim i personave të moshuar në vendvotim nga persona të mitur.

Në vendvotimin 2556 në komunën Gjorçe Petrov është ndaluar votimi për 10 minuta.

Në vendvotimin numër 0281 në Vallandovë janë fotografuar fletvotime.

Përveç këtyre, KH ka parë edhe disa parregullsi tjera që do t'i publikoj më vonë./Telegrafi/

11/12/2016 16:07-Shënohen parregullsi në njësinë e pestë zgjedhore

Komisioni Zgjedhor Komunal (KZK) në Ohër, ka regjistruar një parregullsi në procesin zgjedhor, në fshatin Leskoec, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në këtë vendvotim, ka qytetarë që ankohen se nuk janë në Listën zgjedhore. Dhe gjithashtu ka pasur mungesa të fletëvotimeve”, deklaroi kryetari i KZK në Ohër, Dimitrija Vrevezoski.

Më detajisht për këto incidente, do të njoftojnë në vazhdim nga KZK në Ohrit. Ndërsa në vendvotimet tjera në Ohër nuk është vërejtur ndonjë parregullsi, dhe deri në orën 12:30, në Ohër kanë votuar 18.285 ose 42.6% e qytetarëve./Telegrafi/

11/12/2016 15:56-Ja në detaje daljen në njësinë numër 6 deri ora 13:00 (Foto)

2016/12/dalja.jpg

Në njësinë zgjedhore numër gjashtë deri tani është regjistruar dalje e pakët e qytetarëve për të votuar dhe kjo ndikon edhe në numrin e përgjithshëm të daljes në të gjithë territorin e Maqedonisë, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Më poshtë, Telegrafi Maqedoni do të ju shkruaj me detaje se si ka qenë dalja deri në ora 13 në komunat e njësisë zgjedhore numër 6:

Bogovinë: 22.82%
Bërvenicë: 25.03%
Vrapçisht: 22.77%
Gostivar: 24.08%
Dibër: 21.01%
Zhelinë: 18.25%
Jegunovcë: 25.30%
Kërçovë: 20.63%
Mavrovë dhe Rostushë: 24.16%
Tearcë: 27.65%
Tetovë: 25.65%

11/12/2016 15:49-MPB: Një i arrestuar për shkak të fotografimit të fletëvotimit

Ministria e Punëve të Brendshme, ka dalur me konferencë për shtyp, duke njoftuar rreth rrjedhjes së procesit zgjdhor. Në këtë konferencë ata kanë paraqitur disa parregullësi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Është arrestuar një person, për shkak se ka fotografuar fletëvotimin në Komunën e Gazi Babës, ndërsa me shfaqjen e fletëvotimit deri në orën 12, janë regjistruar më pak raste. Ndërsa në fshatin Brest, një person me “Jeep” të zi, në orën 8:30, ka shpërndarë para, dhe e njëjta veturë është vërejtur edhe në Butel”, deklaroi Jordan Llamanovski, zv.ministri i marrëdhënieve me publikun.

Gjatë kësaj konference MPB-ja njoftoi edhe për disa incidente tjera të vogla si: votimi haptas dhe prishja e fletëvotimit./Telegrafi/

11/12/2016 15:35-Shihni dallimet e daljes së votuesve në vitin 2014 me vitin 2016 (Foto)

Rikujtojmë se sipas KSHZ-së deri në orën 13:00 në votim kanë dalur 34,86% e qytetetarëve. Në krahasim me zgjedhjet parlamentare të vitit 2014, dalja këtë vit është për 4% më shumë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ndërsa nëse krahasojmë njësitë zgjedhore dallimi është i këtillë:

2014-2016

11/12/2016 15:26-“Ne vendosim”: Ju që nuk gjendeni në lista, kontrolloni në listat e posaçme

2016/12/Zgjedhjet-n\u00eb-Maqedoni-15.jpg

Aksioni qytetar “Ne vendosim” informuan se sot deri në orën 12 në linjën pa pagesë 0800 88 888, ka pasur ankesa prej një numri më të madh të qytetarëve që nuk gjenden në Listën Zgjedhore dhe për shkak të kësaj nuk mund ta realizojnë të drejtën e votës, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Nga aksioni qytetar thonë se këtyre qytetarëve i këshillohet që të kërkojnë nga Bordi zgjedhor që në vendvotimin e tyre të kontrollojnë në listat e posaçme nga Lista Zgjedhore për votim jashtë vendit.

“Nëse gjenden në listën e posaçme, qytetarët do të mund ta realizojnë të drejtën e tyre të votës si të vlefshëm në territorin e Republikës së Maqedonisë”, thonë nga “Ne vendosim”.

Prej atje potencuan se nëse nuk gjenden në Listën Zgjedhore, qytetarët kanë të drejtë që të ankohen në KSHZ./Telegrafi/

11/12/2016 15:23-Tentuan të vjedhin materialin zgjedhor nga kopshti i fëmijëve në Shtip

Mbrëmë dy persona, deri tani të paidentifikuar kanë tentuar të thyejnë kopshtin e fëmijëve, të të cilin janë ruajtur materialet zgjedhore. Mirëpo janë penguar nga polici kujdestar, i cili është përkujdesur për materialin zgjedhor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Natën e të dielës, rreth orës 00:40 në Shtip në rrugën “Braqa Danevi” në kopshin e fëmijëve, dy persona të panjohur, kanë tentuar të vjedhin materialin zgjedhor”, njoftuan nga MPB-ja.

Hetimi është bërë, ndërsa organet kompetente po punojnë për kapjen e personave dhe zbardhjen e plotë të rastit./Telegrafi/

11/12/2016 15:11

Deri ora 13 në Manastir kanë dalë 41.24% e qytetarëve

Deri ora 13 në Demir Hisar kanë dalë 37.84% e qytetarëve

11/12/2016 14:58-KSHZ: Deri në orën 13 kanë votuar 34,86% e votuesve në gjitha njësitë zgjedhore

KSHZ njofton se deri në orën 13, në gjitha njësitë zgjedhore në Maqedoni, kanë votuar gjithsej 34,86% e votuesve, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në NJZ numër 1 kanë votuar – 38,35%; në NJZ numër 2 – 33,67%; NJZ numër 3 – 38,67; NJZ numër 4 – 39,13; NJZ numër 5 – 33,55% dhe në NJZ numër 6 – 23,85%./Telegrafi/

11/12/2016 14:41

Në Gostivar deri në orën 13:00 kanë votuar 18.528 qytetarë

11/12/2016 14:34-Sulmohen verbalisht vëzhguesit e organizatës CIVIL

Nga organizata joqeveritare CIVIL njoftojnë se disa nga vëzhguesit e kësaj organizate janë sulmuar verbalish, në disa vendvotime, dhe disave prej tyre u është marrë legjitimiteti, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Vëzhguesit e CIVIL gjithashtu njoftojnë se kanë hetuar një disa presione mbi votuesit dhe parregullsi tjera.

“Nga shtabet partiake, kanë telefonuar votues përmes telefonave dhe kanë bërë presione mbi qytetarët”, njoftojnë nga CIVIL.

CIVIL gjithashtu njofton se kanë evidentuar zyrtarë të administratës së Maqedonisë, që kanë qëndruar pa nevojë në disa vendvotime, dhe kanë keqpërdorur resurset shtetërore për qëllime partiake./Telegrafi/

11/12/2016 14:28-Incident në vendvotimin numër 1928 në Sh.F “Naim Frashëri” në Tetovë (Video)

Në vendvotimin numër 1928 në Sh.F “Naim Frashëri” në Tetovë ka pasur një indicent i cili nuk e ka penguar procesin e votimit dhe lehtësisht është larguar si problem nga policia dhe nga Komisioni Komunal i Tetovës, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Sipas KKZ Tetovë ky problem ka qenë i vetmi deri në ora 13 dhe sigurojnë se nuk ka krijuar ndonjë dyshim për besueshmërinë në zgjedhje./Telegrafi/

zgjedhjet-ne-maqedoni-15

11/12/2016 14:18-Ja sa është dalja e qytetarëve në gjithë territorin e Maqedonisë

Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka dalë me një konferencë për shtyp ku ka dhënë detaje rreth daljes së qytetarëve në zgjedhje në të gjithë territorin e Maqedoni, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Sipas KSHZ-së, nga ora 13 ka pasur 34.83% të qytetarëve të regjistruar për të shfrytëzuar të drejtën e votës./Telegrafi/

11/12/2016 14:18-Deri ora 13 në Strugë ka pasur 26.4% të qytetarëve që kanë votuar

Deri ora 13 në Strugë ka pasur 26.4% të qytetarëve që kanë votuar

11/12/2016 14:06-CIVIL: Mbi 140 paralajmërime për parregullsi dhe shkelje zgjedhore

Organizata CIVIL, ka hetuar mbi 140 parregullsi dhe shkelje serioze në të cilat Kodi Zgjedhor nuk është respektuar fare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ne si organizatë në këto momente, mund të themi se heshtje zgjedhore për momentin nuk ekziston. Mbi 1000 qytetarë nuk kanë arritur t’a realizojnë të drejtën e tyre të votës. Madje edhe një lider partie na është paraqitur se nuk e ka një familjarë në Listën Zgjedhore”, deklaroi Xhabir Deralla, nga CIVIL.

Nga CIVIL thanë se heshtja zgjedhore, nuk respektohet në Shkup, por edhe në disa rajone tjera./Telegrafi/

11/12/2016 14:06

Deri ora 13 në Gjevgjeli ka pasur 42.72% të qytetarëve që kanë votuar

11/12/2016 14:03

Deri ora 13 në Resnje kanë dalë 32% të qytetarëve

11/12/2016 14:01

Deri ora 13 në Kriva Pallankë dhe Rankovcë ka pasur 42.72% të qytetarëve që kanë votuar

11/12/2016 13:55-KKZ Tetovë: Deri më tani kanë votuar 25% e popullatës

KKZ Tetovë sot përsëri ora 13:30 para Komunës së Tetovës ka mbajtur konferencë për shtyp në lidhje me procesin zgjedhor, njofton gazetari i Telegrafit Maqedoni në Tetovë.

Sekretari i KKZ-së, Nazmi Dauti tha se deri më ora 13, dalja e votuesve ka arritur deri 20.321, ose 25.63%. /Telegrafi/

11/12/2016 13:49-MPB-ja konfirmon disa parregullsi në rajonin e Shkupit

Ministria e punëve të brendshme bën të ditur se deri tani janë ngritur disa procedura për parregullsi në procesin zgjedhore në rajonin e Shkupit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në Shuto Orizare, në shkollën fillore ”Vëllezërit Ramiz Hamid” janë ftuar pastrueset për gjoja pastrim gjeneral të shkollës. Në këtë rast policia ka ndërhyrë dhe pastrueset janë lëshuar për në shtëpi.

Në Gjorçe Petrov është arrestuar një person për shkak të fotografimit të fletëvotimit. Kjo ka bërë ndërprerje të votimit nga ora 8 e 25 deri në ora 8 e 35 të mëngjesit.

Në Draçevë është zbuluar një furgon që ka bartur votues të komunitetit rom, në emër të një partie politike.

Fotografim është hetuar edhe në Vallandovë./Telegrafi/

11/12/2016 13:34-Qytetarët: Kemi ardhë të votojmë për më mirë (Video)

Telegrafi Maqedoni ka qenë sot me votuesit në shkollën fillore ”Liria” në Tetovë për t’i pyetur për mënyrën e informimit.

Qytetarët thonë në mes tjerash se janë në vend votime për të votuar për më mirë për të ardhmen dhe një funksionim të shtetit./Telegrafi/

11/12/2016 13:29-Presione mbi votuesit rom në lagjen e Prilepit “Trizla”

Me hapjen e vendvotimeve në shkollën fillore “Dobre Jovanoski” në Prilep, ku gjenden dhjetëra vendvotime, është verjetur një numër i madh i agjitacioneve të një parite, por edhe zyrtarë të punësuar në stacionin policor të qytetit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas portalit “Publiku”, para hyrjes në shkollën fillore ka qenë i pranishëm edhe kryetari i Komitetit Lokal i një partie, me çka policia ka kërkuar që të largohet dhe e ka paraqitur në stacionin policor në Prilep.

Përveç këtyre është vërejtur edhe prania e makinave të Komunës së Prilepit, para vendvotimeve./Telegrafi/

11/12/2016 13:12-Prani e madhe e forcave speciale në shkollën fillore ‘Liria’ të Tetovës (Foto)

Ashtu siç u njoftua më herët nga burime të Telegrafit Maqedoni, në disa vendvotime, si në shkollën fillore ‘Naim Frashëri’ në Tetovë është kapur një qytetar duke e fotografuar votën, poashtu nga burime të njëjta njoftohet se në shkollën fillore ‘Liria’ ka prani të forcave speciale.

Policia ka ndërmarrë masa për ta sqaruar këto raste si dhe njoftohet prani e madhe e forcave policore për shkak të tensioneve në këto vendvotime. /Telegrafi/

policia-liria

11/12/2016 13:08-Ja sa është përqindja e daljeve në votime nëpër qytete

Deri në orën 10 në qytetet e Maqedonisë, është regjistruar dalje relativisht e vogël, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në Strumicë është shënuar dalje e qytetarëve në votime rreth 11%, Bogdanci 11,8, Novo Sellë 8%, Bosilovë 7%, Dojran 11%, Gjevgjeli 7%.

Në Strugë kanë votuar 5,6%, në Kriva Pallankë 10% dhe në Veles kanë dalur 11% e qytetarëve./Telegrafi/

11/12/2016 12:43-Dy persona në Koçani kanë ofruar 1 mijë denarë për një votë

Policia e Koçanit ka ngritur padi penale kundër S.M (28) dhe Z.B (50), nga fshati Tërkanje, për shkak të dyshimeve të veprës penale “shkelje e lirisë së përcaktimit të votuesve”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Njoftohet se të dytë në fillim të muajit dhjetor, nga disa familje kanë kërkuar që të votojnë për një parti politike, duke ju ofruar shumë parash prej 1000 denarë.

Policia njoftoi se pas kontrollit në makinat e S.M dhe Z.B, është gjetur emri dhe mbiemri i disa personave dhe një shumë e caktuar parash./Telegrafi/

11/12/2016 12:27-CIVIL: Kërcënohet me vdekje njëri nga vëzhguesit!

Heshtja zgjedhore nuk respektohet, në ndërkohë është kryer presion ndaj vëzhguesve, këto janë disa nga vërejtjet, i cili sot ka njoftuar njeriu i parë i CIVIL, Xhabir Deralla, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Vëzhguesit e OJQ-së CIVIL, siç tha Deralla, përballen me presione të ndryshme, kurse njëri nga vëzhguesit ka marrë kërcënime me vdekje nga një aktivist i një partie politike.

Deralla apelon deri te KSHZ të jep drejtime deri te anëtarët e Këshilli zgjedhor për arsyet që duhet të jepen në procesin zgjedhor. /Telegrafi/

11/12/2016 12:25-Regjistrohen agjitime, fotografime dhe votime publike në disa komuna

Asociacioni MOST njofton se ka regjistruar parregullsi zgjedhore si agjitim, fotografim të fletëvotimit dhe votim publik.

Këto parregullsi janë regjistruar në komunën e Novo Sellës, pastaj në Shtip, Strugë, Gjorçe Petrov, Demir Hisar, Tearcë. Policia ka ndërmarrë masa ndaj këtyre rasteve.

11/12/2016 12:23-Në Strumicë kapen pesë persona me kopje të listës zgjedhore

Mbrëmë në Strumicë janë kapur pesë persona, të cilët në makinat e tyre kanë pasur kopje të fletëvotimeve, si dhe fletore me emra dhe mbiemra të personave nga komuniteti rom dhe numrat e vendvotimeve, ku të njejtit persona duhet të votojnë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Më 10.12.2016, pas kontrolleve në komunikacionin rrugorë, në rrugët “Lenoniva” dhe “24 Tetori” në Strumicë, rreth orës 14:30, nga ana e zyrtarëve policor, pas kontrolleve në makinën e tipit “Fiat”, e drejtuar nga B.G (52) nga Strumica, në hapësirat e bagazhit është gjetur kopje të listës zgjedhore, si dhe fletore me emër dhe mbiemër dhe numrin e amzës nga komuniteti rom”, njoftoi MPB.

Për shkak të dyshimeve se personi në fjalë, ka bërë veprën penale “keqpërdorim të të dhënave personale” dhe “blerje të votave” është njoftuar edhe Prokuroria Themelore e Strumicës./Telegrafi/

11/12/2016 12:11

Votimet në zonën e gjashtë zgjedhore po vijojnë pa probleme

11/12/2016 12:08-Komuniteti rom në Tetovë i përgjigjet masovikisht Ditës së zgjedhjeve, regjistrohet një parregullsi!

Burime të Telegrafit Maqedoni bëjne të ditur se popullsia rome e rajonit është duke dalur në votime masovikisht, ndërkaq pjesëmarrja e shqiptarëve është e dobët, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Poashtu njoftohet se në vendvotimin, gjegjësisht në shkollën fillore ‘Naim Frashëri’ është kapur një qytetar duke e fotografuar votën. Policia ka ndërmarrë masa për ta sqaruar këtë çështje. /Telegrafi/

11/12/2016 12:06-Në NJZ 5 nuk është regjistruar asnjë parregullsi

Votimi në Komunën e Ohrit, gjegjësisht në NJZ 5 janë të regjistruar 51.848 persona, e cila zhvillohet në 89 vendvotime. Sipas informazioneve të KKZ, procesi zgjedhor po zbatohet pa asnjë problem, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Deri më ora 10 sipas informatave të fundit të KSHZ-së, në NJZ 5 pjesëmarrja e votuesve ka qenë 9.05 përqind. /Telegrafi/

11/12/2016 12:03

Interesim i lartë i votuesve në lagjen Aerodrom

11/12/2016 12:00

Jehonë prej 9,8 për qind në Gjevgjeli deri në orën 10:00

Në Kriva Pallankë deri në orën 10 jehona 10 për qind, në Rankovcë 12

Çair, jehonë e lartë e votuesve që në mëngjes

zgjedhjet-ne-maqedoni-10

11/12/2016 11:42-Ja sa është pjesëmarrja e deritanishme e votuesve në Maqedoni (Lista)

Deri ora 10 të mëngjesit, gjithsej kanë votuar 9,49 përqind e votuesve, sipas KSHZ-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Dalja në Njësitë zgjedhore deri në ora 10 është si vijon:

NJZ 1 – 11.05 përqind

NJZ 2 – 9.70 përqind

NJZ 3 – 11.36 përqind

NJZ 4 – 11.24 përqind

NJZ 5 – 9.05 përqind

NJZ 6 – 6.10 përqind.

Kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Çiçakovski ka thënë se disa qytetarë kanë dorëzuar deri te KSHZ ankesa në lidhje me zbatimin e të drejtës për votim, kurse Komisioni ka katër orë afat për të vendosur mbi raportimet e këtyre votuesve. /Telegrafi/

11/12/2016 11:36-OSBE: Deri tani nuk kemi informacione për probleme, vlerësimi i përgjithshëm do të bëhet nesër

Azaj Gulijev, sot ka vizituar një vendvotim në njësinë zgjedhore numër 5, në gjimnazin “Josip Broz Tito”, prej ku edhe deklaroi se nuk ka probleme në procesin zgjedhor, dhe se vlerësimi i përgjithshëm nga ana e OSBE-së do të bëhet nesër, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Shpresojmë që sot të jetë një ditë e qetë dhe pa probleme, për shkak se për Maqedoninë këto zgjedhjet janë mjaft të rëndësishme për të dalur nga kriza e cila po zgjat tanimë dy vite”, deklaroi Azaj Gulijev, shefi i delegacionit të vëzhguesve të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së.

Ai tha se vlerësimi i përgjithshëm për procesin zgjedhorë do të bëhet gjatë ditës së nesërme, ku edhe do të shikohen gjitha vërejtjet./Telegrafi/

11/12/2016 11:26-Fotografojnë fletëvotimin, njëri ikë, tjetri përfundon në stacionin policor

Z.D sot në mëngjes është dërguar në stacionin policor në Komunën e Gjorçe Petrovit, për shkak se ka fotografuar fletëvotimin me telefon celular, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kjo ka ndodhur në vendvotimin numër 2.556 në shkollën fillore “Koço Racin”, ndërsa votimi është ndërprerë prej 08:25 deri 08:35.

Edhe në Vallandovë, në vendvotimin numër 0281, është vërejtur personi Z.P duke e fotografuar fletëvotimin, dhe kur i është treguar se është e ndaluar, ka ikur. /Telegrafi/

11/12/2016 11:05-KKZ Tetovë: Deri ora 10 kanë votuar 4.64% e qytetarëve (Video)

KKZ Tetovë sot para Komunës së Tetovës ka mbajtur konferencë për shtyp në lidhje me procesin zgjedhor, përcjell gazetari i Telegrafit Maqedon në Tetovë.

‘Gjithsej në Komunën e Tetovës ka 117 vendvotime, që i bie 79.295 votues. Të gjitha vendovotimet janë hapur në kohë dhe nuk ka pasur asnjë problem. Deri në ora 10, dalja e qytetarëve është 3.679 apo 4.64%. Presim që gjatë ditës të ketë dalje masovike të qytetarëve në votime dhe urojmë që të përfundojnë ashtu siç duhet deri në fund’, tha Nazmi Dauti, sekretar i KKZ-së.

11/12/2016 11:00-Rrugët në Radishan të mbushura me broshura të partive politike (Foto)

Vendbanimi në Shkup gjatë kësaj dite zgjedhore, këtë mëngjes është ‘zgjuar’ me fletëpalosje të programit të një partie politike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Bëhet fjalë për tre lloje të fletëpalosjeve të shpërndara në të gjithë periferinë e Shkupit. Njëra është programi i partisë në pushtet, njofton Prizma. /Telegrafi/

11/12/2016 10:18-Thyhet heshtja zgjedhore, shkaraviten disa vetura me emrin e një partie politike (Foto)

Njerëz të panjohur të një partie politike kanë thyer heshtjen zgjedhore, ku kanë shkarravitur një veturë në Negotinë me mbishkrime të një partie politike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Komentuesit në rrjetet sociale thonë se mënyra të këtilla shprehin pafuqinë e një partie, e cila përballet me një rënie dërrmuese në zgjedhjet e 11 dhjetorit.

shkaravitet-vetura-1

shkaravitet-vetura-3

shkaravitet-vetura-2

11/12/2016 10:14-CIVIL: Është tentuar të blehen vota në Shkup, Prilep dhe Valandovë

Vëzhguesit e Qendrës për Liri 'Civil' kanë informuar se në qytetet Shkup, Prilep dhe Valandovë ka pasur tentime për blerje votash, shkruan Telegrafi Maqedoni.

[related-to url="https://telegrafi.com/civil-eshte-tentuar-te-blehen-vota-ne-shkup-prilep-dhe-valandove/" title="CIVIL: Është tentuar të blehen vota në Shkup, Prilep dhe Valandovë"]

11/12/2016 10:05-Në Kërçovë të gjitha vendvotiemt janë hapur me kohë

Të gjitha vendvotimet në komunën e Kërçovës janë hapur me kohë dhe votimi deri mët ani po zhvillohet pa kurfarë probleme, informojnë nga KKZ-Kërçovë.

zgjedhjet-ne-maqedoni-4

11/12/2016 10:02-Most: Votimi në Kumanovë nis me vonesë, fotografohen fletëvotimet

Vendvotimi numër 1036 në komunën e Kumanovës është hapur me 15 minuta vonesë. Vendvotimi numër 2210 në komunën e Velesit është hapur me 30 minuta vonesë për shkak të asaj se nuk ka pasur energji elektrike.

Deri më tani MOST ka vërejtur në komunën Radovish dhe Gjorçe Petrov se si një votues e ka fotografuar fletëvotimin me telefon. Bordi zgjedhor nuk e ka parë dhe nuk ka reaguar.

11/12/2016 09:45-Vendovitemt në Lagjen e Trimave në Kumanovë hapen me vonesë

Në Lagjen e Trimave në Kumanovë në vendvotimin 1036 vendvotimi u hap me gjysmë ore vonesë. Sipas zëvendës kryetares të këtij vendvotimi, Shpresa Rexhepit kishte probleme teknike që procesi i votimit nuk filloi me kohë. Çelësi i derës ishte arsyeja që ky vendvotim filloi në orën 07:30. Në dy orët e para nga vendvotimi i njohur si Ambulanta Tode Mendoll në Kumanovë, nga 769 qytetarë ë drejtën e tyre për votë e kanë shprehur 2 përqind, shkruan Tv21.

11/12/2016 09:42

Vendvotime me kohë janë hapur edhe në Kumanovë, Dellçevë, Gjevgjeli, Vevçani

11/12/2016 09:36

Velesi gjithashtu ka filluar procesin e votimit në kohë. Nga Komisioni Komunal në qytetin e Velesit ka informuar se gjithçka është në rregull me materialin zgjedhor.

11/12/2016 09:16-Në Strugë dhe Resnjë procesi zgjedhor vijon pa pengesa

Në Komunën e Strugës janë hapur me kohë të gjitha vendvotimet dhe procesi zgjedhor është duke u realizuar deri më tani pa probleme, sipas kryetarit të KSHZ-së në Strugë, Bledar Ziba, përcjell Telegrafi Maqedoni

Sasho Pecalevski, kryetari i KSHZ-së në Resnjë, informoi se votimi është duke rrjedhur normal pa pengesa.

11/12/2016 08:56-Mbi 8 mijë vëzhgues e ndjekin sot procesin zgjedhor në Maqedoni

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoni, sot do t’i vëzhgojnë 7.585 vëzhgues vendas, 667 vëzhgues ndërkombëtarë dhe 75 gazetarë të huaj. Sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve për zgjedhjet janë të akredituar 354 përkthyes, përcjell Telegrafi Maqedoni.

11/12/2016 08:35-Shfaqen ankesat e para në Tetovë

Shfaqen ankesa nga qytetarët e Tetovës se më herët kanë qenë në Listat zgjedhore por tani nuk mund të gjenden.

11/12/2016 08:30-Ja sesi duhet të veproni para fletvotimit

Procesi zgjedhor për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen të dielën përmban disa risi, midis të cilave, më shumë që le përshtypje është vendosja e fotografisë në listën zgjedhore. Mbetet përdorimi i spërkatësit pa ngjyrë i cili mund të shihet vetëm me UV llambë. Fletëvotim i vlefshëm do të konsiderohet ajo në të cilën është rrethuar numri rendor ose bartësi i listës ose simboli i koalicionit ose partisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kush mund të votojë?

Të drejtë vote ka çdo person i cili është i regjistruar në certifikatën nga Lista zgjedhore dhe posedon letërnjoftim ose pasaportë të vlefshëm. Votimi kryhet personalisht.

Nuk guxon të votojë votuesi i cili do të refuzojë të nënshkruajë në Listën zgjedhore dhe i cili nuk do të lejojë t’i vendoset spërkatës pa ngjyrë.

11/12/2016 08:25-Informacione rreth njësive zgjedhore

Në Njësinë zgjedhore 1 të drejtë vote kanë 295,948 qytetarë, e cila përfshin komunat e Çairit, Aerodromi, Qendra, Karposhi, Kisella Vodë, Makedonski Brod, Saraj, Sopishtë dhe Studeniçan.

Në NJZ 2 është janë Shuto Orizarë, Gjorçe Petrov, pjesë e komunës së Çairit, Çuçer Sandevës, Haraçinë, Butel, Gazi Babë, Kumanovë, Likovë dhe Staro Nagoriçanë e Vjetër dhe mund të votojnë 306.471 persona.

Në NJZ 3 të drejtë vote kanë 280,727 banorë nga Shtipi, Çashka, Çeshinovë, Berovë, Dellçevë, Ilinden, Gradsko, Karbinc, Koçan, Kratovë, Kriva Pallankë, Kumanovë, Llozovë, Makedonska Kamenicë, Pehçevë, Probishtip, Petrovec, Rankovcë, Sveti Nikollë, Nagoriçanë e Vjetër, Veles, Vinicë, Zelenikovë dhe Zërnovcë.

Në NJZ 4 ka 282,537 votues, dhe mbulon Manastirin, Bogdancin, Bosillovën, Demir Kapi, Dojran, Gjevgjeli, Kavadar, Konçe Krivogashtani, Mogilla, Negotinë, Novac, Novo Sellë, Prilep, Radovish, Rosoman, Strumicë, Vallandovë dhe Vasilevë.

Disa nga banorët e komunës së Manastirit do të votojnë në NJZ 5 e cila gjithashtu përfshinë këto komuna: Qendra Zhupë, Dibra, Debarcë, Demir Hisar, Dollnen, Kërçovë, Krivogashtan, Krushevë, Ohër, Plasnicë, Resnjë, Strugë dhe Vevçan. Në NJZ 5 të drejtë vote kanë 290,433 qytetarë.

NJZ 6 ka 307,817 votues, dhe mbulon Zhelinën, Bogovinën, Bërvenicën, Dibër, Gostivar, Jegunovcë, Kërçovë, Mavrovë dhe Rostushë, Tearcë, Tetovë dhe Vrapçisht.

11/12/2016 08:20-Ja ku dhe kur votojnë liderët e partive shqiptare në Maqedoni

-Ali Ahmeti do të votojë në shkollën fillore në Zajaz të Kërçovës nga ora 11.
-Menduh Thaçi do të votojë në çerdhen "Mlladost" në Tetovë nga ora 11 e 30.
-Bilall Kasami do të votojë në gjimnazin Kirill Pejçinoviç në Tetovë nga ora 09.
-Ziadin Sela do të votojë nga ora 11 në shkollën fillore të Livadhisë në Strugë.

11/12/2016 08:11-Tetova ka gjithsej 117 vendvotime

Sekretari i Komisionit komunal zgjedhor në Tetovë, Nazmi Dauti, ka thënë se në Tetovë janë hapur gjithsej 117 vendvotime, ku pritet të votojnë 79.295 votues. Deri tani dalja është shumë e vogël, duke pasur parasysh se është ora e parë e votimit.

11/12/2016 07:59

Sot zyra e Avokatit të Popullit, në periudhën prej orës 07:00 deri 19:00, do të funksionojë lidhje telefonike pa pagesë ku qytetarët do të mund t’i paraqesin parregullsitë zgjedhore

11/12/2016 07:55

Sipas Listës Zgjedhore të përmbyllur të drejtë vote kanë 1.784.416 shtetas të Maqedonisë, prej të cilëve 1.531.368 në Maqedoni.

zgjedhjet-ne-maqedoni-1