Maqedonia e Veriut po e përmbyll vitin 2021 pa rezultate konkrete në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, bazuar në vlerësimet e institucioneve dhe organizatave që merren me luftimin e kësaj dukurie.
Sipas raportit të fundit të Transparency International, Maqedonia e Veriut renditet në vendin e 111-të nga 180 vende në botë, sipas Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit.
Prani më të madhe të korrupsionit ka në gjyqësor, i cili me vendimet selektive, jo të drejta, zvarritjen e lëndëve gjyqësore, stimulon korrupsionin në sferat tjera.
Pikërisht kjo ka bërë që më 2 mars, Qeveria e Maqedonisë së Veriut të miratojë një plan aksional për luftimin e korrupsionit, një plan ambicioz që pritej të jepte rezultatet e para të Qeverisë, e cila mandatin në vitin 2016 e kishte marrë pikërisht me premtimin për luftimin e korrupsionit në çdo fushë.
“Në afat prej 30 ditësh, Ministria e Drejtësisë në bashkëpunim me Prokurorinë Publike janë të obliguara që të bëjnë një analizë për kompletimin me kuadro, hapësira e gjithçka tjetër për çfarë kanë nevojë me qëllim që të forcohen kapacitetet e institucioneve apo të një qendre të vetme, nga e cila përmes grumbullimit të informacioneve nga më shumë institucione do të nisë zgjidhja e lëndëve gjyqësore, të cilat nuk guxojnë të mbeten në gjyqësor”, pati deklaruar Lupço Nikollovski, zëvendëskryeministër i angazhuar për luftimin e korrupsionit.
Por, që nga miratimi i planit, nëntë muaj më parë, nuk është ndërmarrë asnjë veprim tjetër konkret ndërkohë që gjyqësori ka vazhduar me miratimin e vendimeve, që ka shkaktuar reagime të shumta në opinion, siç ishte edhe ai më 22 dhjetor nga Gjykata e Apelit për lirimin nga paraburgimi, të ish-shefit të Policisë Sekrete, Sasho Mijallkov, i cili kishte ofruar 11 milionë euro për të dalë nga paraburgimi.
Qeveria shumë herë kishte premtuar konfiskimin e pasurisë së paligjshme të zyrtarëve dhe personaliteteve të tjera, që besohet të jetë arritur në mënyrë të paligjshme, por edhe në këtë drejtim nuk ka asnjë rezultat konkret.
Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit ka thënë se Qeveria në disa raste ka vepruar madje në kundërshtim me deklarimet e saj duke miratuar vendime që nuk i ndihmojnë luftës kundër korrupsionit.
“Ende pa u bërë dy muaj nga miratimi në Kuvend i strategjisë kombëtare për luftimin e korrupsionit, po ky Kuvend miraton një ligji për legalizimin e objekteve pa leje, për të cilin në strategjinë që kishim miratuar tërhoqëm vërejtjen për rreziqet e korrupsionit. Përveç këtij ligji, janë miratuar edhe shumë akte të tjera me procedurë të shpejtuar edhe pse një gjë e tillë kundërshtohet me strategjinë e miratuar”, ka deklaruar Biljana Jovanovska, kryetare e komisionit anti-korrupsion.
Ajo ka tërhequr vërejtjen edhe për marrëveshjet ndërmjet partive për emërimin e kuadrove partiake në poste drejtuese gjë që lë hapësirë për korrupsion.
Se korrupsioni është i pranishëm në të gjitha fushat, e thotë Sabina Fakiq, njohëse e çështjeve ekonomike dhe drejtuese e Qendrës Qytetare për Komunikime, ndërsa veçon korrupsionin në ndërmarrjet publike dhe shpenzimet e tyre pa asnjë kontroll.
“Të gjitha hulumtimet që kemi bërë tregojnë se për praninë e korrupsionit janë të pranishme në të gjitha fazat e furnizimeve publike, andaj edhe është e domosdoshme që të merren masat serioze për parandalimin e korrupsionit. Hulumtimet tona tregojnë se ndërmarrjet publike për furnizime publike harxhojnë deri në 300 milionë euro në vit dhe e gjithë procedura bëhet pa një kontroll të detajuar dhe kjo padyshim se reflektohet edhe në rezultatet e tyre të punës, por edhe çon në rritjen e borxheve të tyre”, ka thënë Fakiq.
Ajo thekson se me iniciativë të Qendrës Qytetare për Komunikime, ndërmarrjet kanë miratuar plane të integritetit dhe transparencës dhe mbetet të shihet nëse do të ketë ndonjë rezultat mbi punën dhe shpenzimet e tyre
Raporti i fundit i Komisionit Evropian (KE) për Maqedoninë e Veriut vlerëson se korrupsioni është i pranishëm në shumë fusha dhe mbetet shqetësues.
“Duhen përpjekje më të forta për ndryshime strukturore dhe shoqërore, të cilat do të jenë të qëndrueshme dhe nuk do të mund të kthehen prapa. Kjo kërkon angazhim të jashtëzakonshëm nga institucionet shtetërore në nivel qendror dhe vendor, si dhe institucione të forta që janë të gatshme të ndërmarrin hapa të guximshëm në të gjitha nivelet dhe të bashkëpunojnë çdo ditë. Kjo kërkon gjithashtu mbështetje nga biznesi dhe shoqatat profesionale, sektori civil, qytetarët dhe mediat”, ka deklaruar David Gere, ambasadori i Bashkimit Evropian në Shkup.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Zgjedhjet e 11 majit, Balla-opozitës: Të shtyjmë me 10 ditë regjistrimin e kandidatëve
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë
Fushata zgjedhore në 10 ditët e fundit, analistët: Partitë po evitojnë përplasjet, duan të ruajnë bazën e votuesve
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?