Maqedonia me tre raste të reja me coronavirus, 70 numri i të prekurve

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencë për shtyp bëri të ditur se nga 43 testime të bëra sot, tre persona kanë dalë me pozitiv.
"Numri i të prekurve me coronavirus është 70", thotë Filipçe, njofton Telegrafi maqedoni.
Ai tha se tre pacientët janë një udhëtare që ka udhëtuar nga Serbia, gjyshja e 4 vjeçares nga Shtipi dhe një pacient nga Shkupi..
Ai tha se qytetet ku ka të infektuar me coronavirus janë Shkupi, Dibra, Shtipi dhe Gostivari./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
20/03/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






















































