LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia pret referendumin, Greqia ratifikimin e marrëveshjes në Kuvend

Maqedonia pret referendumin, Greqia ratifikimin e marrëveshjes në Kuvend

Shefi i diplomacisë greke Nikos Kotzias gjatë fundjavës shprehu bindje se marrëveshja nga Prespa pa probleme do të marrë dritë të gjelbër nga deputetët në Parlamentin e Greqisë, ndërsa në Maqedoni faktorët politikë priten që të dakordohen rreth mbajtjes së referendumit dhe me këtë edhe për përbërjen e re të Komisionit Shtetëror Zgjedhor.

Nikos Kotzias në intervistë për gazetën gjermane “Frankfurter Algemeine Zeitung”, shprehu bindje se marrëveshja e Prespës për zgjidhjen e çështjes së emrit pa probleme do të marrë dritë të gjelbër nga deputetët në Parlamentin grek, madje edhe disa nga “Grekët e Pavarur”.

Ndërsa faktorët politik në Maqedoni pritet që të dakordohen rreth mbajtjes së referendumit dhe me këtë edhe për përbërjen e re të Komisionit Shtetëror Zgjedhor, i cili do të duhet që të zbatojë të gjitha aktivitetet për referendumin e ardhshëm.


Formimi i tij kushtëzohet nga opozita me miratimin e ligjit për financimin e partive politike dhe ligjin mbi qeverinë. Në një marsh protestues të organizuar dje në Kavadar, kreu i OBRM-PDUKM-së kritikoi qeverinë për politikat e saj duke kërkuar zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Megjithatë, për Qeverinë me marrjen e ftesës për negociata për anëtarësimin në NATO dhe pritjet për në BE në qershor të 2019, janë arritur qëllimet strategjike të shtetit.

Kryeministri Zoran Zaev në festimin në Manastir të organizuar me rastin e marrjes së ftesës për aderim në NATO tha se qëllimet e përbashkëta strategjike u arritën dhe i bëri thirrje opozitës që të ngrihet mbi ndarjet dhe dallimet.

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

Lajme
Kalo në kategori