LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia për një muaj ka marrë 100 milionë euro borxh

Maqedonia për një muaj ka marrë 100 milionë euro borxh

Vetëm në muajin e parë të këtij viti, Maqedonia ka rritur borxhin publik për rreth 600 milionë euro. Ministria e Financave në tregun vendor në ankandin për letra me vlerën nga e marta ka hyrë në borxh të ri, duke marrë rreth 24 milionë euro nga bankat vendore dhe kompanitë e sigurimit, shkruan gazeta KOHA. Ndërkohë dy javë më parë, më 9 janar të këtij viti, në tregun vendor po ashtu u emetuan letra me vlerë dhe nga bankat vendore u grumbulluan mbi 73 milionë euro.

Nga dy ankande të letrave më vlerë realizuar vetëm në muajin janar borxhi i brendshëm është rritur për 100 milionë euro, ndërsa me emetimin e euro obligacionit në tregun e jashtëm në vlerë prej 500 milionë eurove, borxhi i publik është rritur për 600 milionë euro, duke arritur vlerën totale të borxhit publik në rreth 5 miliard euro, nga 4.6 miliard euro sa ishte në muajin shator të vitit 2017.

Marrjen e borxheve të reja në tregun vendor, nga Ministria e Financave e arsyetojnë me faktin se futja në borxhe të reja bëhet për shkak të kthimit të borxheve të vjetra, gjegjësisht në tregun vendor deri në fund të muajit janar shteti duhet të kthejë borxh të vjetër në vlerë prej 24 milionë euro. Për 11 muajt e parë të vitit 2017, Ministria e Financave nga emetimi i letrave më vlerë në tregun e bankar ka rritur borxhin shtetëror për 10 për qind dhe me emetimin e dy ankandeve të reja të letrave më vlerë në muajin janar, Ministria e Financave ka rritur borxhin shtetërore në 1.459 miliard euro. Njëherësh me emetimin e euro-obligacionit, po në muajin janar, në vlerë prej 500 milions euro dhe borxhit të ri në tregun vendor në vlerë prej mbi 100 milionë euro, borxhi publik i Maqedonisë ka tejkaluar shifrën prej 5 miliard euro.


Me marrjen e borxhit të ri në tregun ndërkombëtar financiar nga viti 2005, nëpërmjet këtij instrumenti, Maqedonia ka marrë borxh të përgjithshëm në vlerë mbi 2 miliardë euro, pa llogaritur kamatat. Deri më tani në tregun ndërkombëtar financiar janë emetuar 6 euro-obligacione, ndërsa Maqedoni deri më sot ka arritur të kthejë borxhin e dy euro obligacioneve të vitit 2005 dhe 2009, në vlerë të përgjithshme prej 245 milion eurosh përfshirë dhe kamatat. Ndërsa për katër euro obligacionet e mara në vitin 2014, 2015, 2016 dhe 2017, Maqedonia duhet të kthejë edhe 1.6 miliard euro deri në fund të vitit 2020.

Me euro obligacionin më të ri në vlerë prej gjysmë miliardi eurosh Maqedonia po ashtu deri në fund të muajit janar do të paguaj 95 milion euro, gjegjësisht një pjesë të borxhit të euro obligacionit të emetuar në vitin 2014 në vlerë prej 500 milionë eurosh. Pjesa tjetër e parave nga euro obligacioni i ri prej 500 milionë euro, sipas Ministrisë së Financave do të përdoren për mbulimin e deficitit buxhetor dhe për realizmin e disa projekteve infrastrukturore, të parapara me buxhetin e vitit 2018. /koha.mk/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Lajme
Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti

Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori