Maqedonia ju fton në shoqëri aktive me natyrën

Maqedonia është vend me bukuri natyrore të jashtëzakonshme, me mundësi impresive për pushim, zbavitje dhe aventurë. Vend i çudirave natyrore që ju fton të zbaviteni në bollëkun e ngjyrave të ndryshme - ngjyra e kaltër e pafund e liqeneve, gjelbërimi i pyjeve të dendura, ngjyrat e ngrohta të luginave të larme në pranverë ose e bardha e madhërishme e borës gjatë dimrit.
Sezoni dimëror në Maqedoni me peizazhe idilike të borës
Ski dhe snoubording
Rrëshqitja me ski në Republikën e Maqedonisë është sport i njohur, që e gëzon popullata lokale si dhe turistët e huaj. Maqedonia ofron kushte të mira klimatike për këtë sport. Skiimi i alpeve dhe nordik është ngjarja kryesore e cila mbahet për promovimin e bukurive të maleve të Maqedonisë.
Ekzistojnë dy ngjarje tradicionale, që janë në organizim të punëtorëve të Maqedonisë për rrëshqitje me ski. Turniri memorial i Mavrovës dhe Turniri Ndërkombëtar i Alpeve Ski, gjithashtu është i njohur edhe si kull i Malit Sharr, janë dy ngjarjet më të njohura në Maqedoni, që i organizojnë bashkësia lokale Bistra dhe Kodra e Diellit, në mënyrë përkatëse. Rrëshqitja dhe ski dhe snoubordingu janë sporte të cilat janë shumë të njohura në Maqedoni. Mund të bëni ski dhe të snoudording në disa vende siç janë Mavrova, Mali Sharr, Kozhuv, Pelisteri dhe Krusheva.
Qendrat e njohura për ski në Maqedoni janë Mavrova, Kodra e Diellit, Krusheva dhe Pelisteri, ndërsa Agjencitë turistike maqedonase tashmë kanë paketa për vizita njëditore dhe më shumë ditore për çdo destinacion duke përfshirë ski dhe bording.
Ski qendra Zare Llazarevski - Mavrovë
Mavrova është e njohur me njërën nga ski qendrat më të njohura në Maqedoni "Zare Llazarevski" që e është vendosur në kodrën e malit Bistra. Liqeni i bukur i Mavrovës i rrethuar me male të larta ofron mundësi të shkëlqyeshme për turistët të cilët do të vendosin që pushimin dimëror ta kalojnë këtu.
Në territorin e parkut në veçanti në malet Bistra, Korab dhe Kërçin ekzistojnë kushte ideale për turne dhe ski fri rajd, që janë hit botëror. Parku Nacional "Mavrovë" dhe Kodra e Diellit punojnë në sigurimin e kushteve ideore për turistët të cilët i shfrytëzojnë këto rrugë në të ardhmen.
Duke u nisur nëpër Maqedoni natyra ju befason në çdo moment me kushte ideore për sporte të ndryshme dhe aktivitete rekreative, duke ju ofruar përvoja të vetme larg përditshmërisë.





















































