LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia e Veriut vazhdon t’i plotësojë kushtet për liberalizim të vizave

Maqedonia e Veriut vazhdon t’i plotësojë kushtet për liberalizim të vizave
Foto: AIM

Komisioni Evropian sot i prezantoi rezultatet nga monitoringu i rregullt të kritereve për liberalizim të vizave për vendet nga Ballkani Perëndimor dhe nga Partneriteti lindor, ku të gjithë i plotësojnë kushtet edhe më tej.

Prej vitit 2017, Komisioni Evropian ka obligim që t’i informojë vendet anëtare për plotësimin e këtyre kritereve për shkak të valës së kërkuesve “ilegalë” të azilit, të cilët kanë ardhur nga Ballkani Perëndimor para së gjithash, pasi është hequr regjimi i vizave.

Raporti i fundit tregon se Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi, Serbia, Gjeorgjia, Moldavia dhe Ukraina vazhdojnë t’i plotësojnë kushtet dhe se regjimi pa viza vazhdon të sjell beneficione pozitive ekonomike, sociale dhe kulturore, si për BE-në, ashtu edhe për vendet partnere. Megjithatë, Komisioni përkujton se nuk guxon të ketë lehtësim të përpjekjeve.


“Liberalizimi i vizave nxit kontakte mes njerëzve dhe i përforcon marrëdhëniet mes BE-së dhe qytetarëve nga Ballkani perëndimor dhe Partneriteti lindor. Kjo është vegël e fuqishme për përparimin e reformave transformative, duke përfshirë sferën e drejtësisë dhe sigurisë. Gjatë viteve pamë përparim të dukshëm nga ana e partnerëve pa viza, që t’i përforcojmë këto lidhje. Përpjekjet e vazhdueshme nevojiten që t’i vazhdojmë këto suksese”, deklaroi eurokomisarja për punë të brendshme, Ilva Johanson.

Raporti i Komisionit Evropian konstatoi se shumica e madhe e udhëtarëve nga Ballkani Perëndimor janë “të ndershëm” dhe se nuk e keqpërdorin liberalizmin e vizave për migrim “ilegal” në BE./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Lajme
Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe Isuf Zejna deklarohen të pafajshëm – Ymer Dragusha pranon fajësinë

Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe Isuf Zejna deklarohen të pafajshëm – Ymer Dragusha pranon fajësinë

Drejtësi
Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ tregon se cilat janë qendrat e votimit me kusht në qytetin tuaj

Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ tregon se cilat janë qendrat e votimit me kusht në qytetin tuaj

Lajme
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Lajme

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Ndërron jetë Igor Jug, i dënuar për ngjarjet e

Ndërron jetë Igor Jug, i dënuar për ngjarjet e "27 prillit" në Kuvend

Lajme
Kalo në kategori