Maqedonia e Veriut po përballet me të nxehtin afrikan, Kryqi i Kuq nxjerr ekipet mobile në vendet e frekuentuara me qytetarë
![Maqedonia e Veriut po përballet me të nxehtin afrikan, Kryqi i Kuq nxjerr ekipet mobile në vendet e frekuentuara me qytetarë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Temperaturat-e-Larta_Prishtina_Nxeht_Vera_005-768x511-1-780x439.jpg)
Maqedonia ka hyrë në fazën portokalli për shkak të valës afrikane, e cila ka sjellë temperatura jashtëzakonisht të larta, duke kaluar 40 gradë Celsius.
Pavarësisht kësaj, qytetarët theksojnë se detyrat e përditshme duhet të kryhen, edhe pse nën këto kushte të rënda të nxehtësisë.
“Më duhet patjetër të dal, për shkak të barnave.”
“Kur duhet të bëj pagesën e llogarive, patjetër duhet të dal.”
“Tërë ditën jemi këtu. Dikush shkon në mal, dikush këtu”
“Lëvizim nëpër qendër. Obligimet duhet të kryhen.”
“Kush nuk ka kondicioner hap dyer e dritare, është shumë nxehtë. Ja sot 39-40 gradë, nuk di çfarë do të bëhet. I respektojmë rregullat, konsumoj lëngje, nuk dal në orët e pikut, kontrolloj tensionin.” – ishin këto deklaratat e disa prej qytetarëve të intervistuar nga TVM2.
Kryqi i Kuq, ekipe mobile në vendet e frekuentuara
Ekipet mobile të Kryqit t ë Kuq do të jenë të pranishme në zonat më të frekuentuara, të gatshme për të ofruar ndihmën e parë për ata që kanë nevojë për ujë, lëngje, suplemente shtesë apo matje të tensionit.
“Ato janë ekipe mobile, janë persona me automjete, vullnetarë, paramedical, persona nga logjistika, të cilët në njëfarë mënyre lëvizin në vendet më të frekuentuara të qytetit.” – tha Suzana Tuneva nga Kryqi i Kuq.
Shoqata për Siguri në Punë ka bërë thirrje që punëdhënësit të përshtatin oraret dhe kushtet e punës sipas nevojave të punëtorëve, duke theksuar se biznesi mund të mbijetojë në kushte ekstreme, por jo me koston e shëndetit të punëtorëve.
“Nëse atij punëtori të cilin e kanë dërguar të punojë në temperatura ekstreme, i bie të fikët, ose mund të vijë në një farë forme të zhvillojë karcinom të lëkurës, atëherë do ta humbni atë në gjysmën e kohës së caktuar kur duhet përfunduar puna. Dhe nëse kjo ndodh cila është strategjia e përfitimit.” – deklaroi Kryetari i Shoqatës për mbrojtje gjatë punës, Millan Petkovski.
Petkovski ka apeluar që të respektohen rekomandimet e qeverisë për mbrojtjen e punëtorëve nga temperaturat ekstreme. Ndërkohë Administrata për Çështje Hidrometeorologjike njofton se nga mesi i javës pritet një ftohje e lehtë, me reshje shiu, bubullima dhe në disa zona të caktuara edhe breshër. /TVM2
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Andonovski: Sulme hibride do të ketë, me rëndësi është si do të përgjigjen institucionet](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/11/Andonovski-380x233.png)
Andonovski: Sulme hibride do të ketë, me rëndësi është si do të përgjigjen institucionet
![Musliu: Secila opozitar që pranon koalicion me Kurtin, e pranon se elektorati i tyre janë ‘hajvanat’](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ganimete-musliu-380x233.jpg)
Musliu: Secila opozitar që pranon koalicion me Kurtin, e pranon se elektorati i tyre janë ‘hajvanat’
![Bedri Hamza: Nuk ka koalicion me LVV, do të krijojmë qeverinë e votuar nga qytetarët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_4-14-e1739202298373-380x233.jpg)
Bedri Hamza: Nuk ka koalicion me LVV, do të krijojmë qeverinë e votuar nga qytetarët
![Numërohen të gjitha votat edhe në shtatë komuna tjera - LVV renditet e para](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/7komuna-780x439.jpg)
Numërohen të gjitha votat edhe në shtatë komuna tjera - LVV renditet e para
![Bedri Hamza: Nuk ka koalicion me LVV, do të krijojmë qeverinë e votuar nga qytetarët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_4-14-e1739202298373-780x439.jpg)
Bedri Hamza: Nuk ka koalicion me LVV, do të krijojmë qeverinë e votuar nga qytetarët
![Numërohen 96.45% të votave, LVV kryeson me 41.11%](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-1-780x439.jpg)
Numërohen 96.45% të votave, LVV kryeson me 41.11%
![Blendi Fevziu: Kosova votoi në mënyrë spektakolare, një leksion shumë i fortë për Shqipërinë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Blendi-Fevziu-zgjedhjet-ne-Kosove-e1739198151360-780x439.jpg)
Blendi Fevziu: Kosova votoi në mënyrë spektakolare, një leksion shumë i fortë për Shqipërinë
![KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqzddddd-780x439.png)
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
![Zgjedhjet në Kosovë dhe rezultatet e tyre – si u panë nga mediat botërore](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476500682_594419616732489_5834864377079471635_n-e1739193450181-780x439.jpg)
Zgjedhjet në Kosovë dhe rezultatet e tyre – si u panë nga mediat botërore
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2544561561-780x439.jpg)
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
![Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lumir-abdixhiku-1-780x439.jpg)
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
![Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-2025-02-09T232720.404-780x439.jpg)
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
![DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/dnv-1-1-780x439.jpg)
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
![Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476351715_1162478021903402_7885584996443489501_n-780x439.jpg)
Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë
![DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nenadii-780x439.jpg)
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe