Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në futboll vazhdon kryesimin në tabelën e Ligës së Kombeve, pasi sonte në fushë  mysafire ka shënuar fitore bindëse 3:0 ndaj Letonisë, njofton Telegrafi. Atanasov në të 35-ën, Qamili në të 70-ën dhe Elif Elmas në minutën e tretë të kohës shtesës shënuan për fitore bindëse.  Maqedonia e Veriut ndeshjen e radhës kundër Armenisë e luan në fushë mysafir për tre ditë dhe nëse arrin të shënojë fitore, atëherë do të jetë e para në Grupin 4 në kuadër të Ligës C të Ligës së Kombeve.  Ndeshja e radhës është me 13 tetor kundër Armenisë në fushë mysafire. /Telegrafi/

telegrafi sport app