LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia dhe Kosova do të bashkëpunojnë në sferën e ekologjisë

Maqedonia dhe Kosova do të bashkëpunojnë në sferën e ekologjisë

Problemi me ajrin, ujin dhe llojet e ndryshme të jetës ishin temat kryesore që i biseduan sot në Shkup ministrat për Mjedis Jetësor dhe planifikim Hapësinor, Sadulla Durku dhe homologia nga Kosova, Albena Reshitaj, shkruan Telegrafi Maqedoni.

“Kemi folur për natyrën dhe për shpalljen e Malit Sharr për park kombëtar. Kosova këtë e ka bërë, ndërsa së shpejti do ta kemi edhe ke ne. Pritet bashkëpunim për këtë temë ndërmjet dy vendeve. Kemi folur edhe për problemet që kanë të bëjnë me ujërat, për lumin Lepenc dhe për problemet e ajrit”, deklaroi ministri Duraku pas takimit.

Ministrja nga Kosova për Mjedis Jetësor, Albena Reshitaj tha se do të japim gjithçka nga vetja për ta përmirësuar mjedisin jetësor të të dy shteteve.


“Qëllimi ynë, i të dy shteteve është integrimi në Bashkimin Evropian dhe kjo është mundësia që ne më tej ta zhvillojmë bashkëpunimin tonë dhe së bashku të shkojmë drejtë BE-së”, theksoi Reshitaj. /Telegrafi/

*Foto AIM